Foto ilustruese

Ekskluzive/ 16 ish-sigurimsa tentuan të emëroheshin në poste shtetërore në 2019, si u zbuluan

7 Maj 2020, 16:34| Përditesimi: 7 Maj 2020, 16:36

  • Share

Gjashtëmbëdhjetë persona, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit, kanë tentuar gjatë vitit 2019, të bëhet pjesë të organeve të drejtësisë, institucioneve të tjera të pavarura si dhe të emërohen në poste të rëndësishme në degë të tjera të administratës publike. Lidhja e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit është zbuluar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Gjatë vitit 2019, Autoriteti i Dosjeve ka verifikuar 342 kandidatë për t’u emëruar në pozicione të ndryshme, për lidhje të mundshme me të ish-Sigurimin e Shtetit, strukturën famëkeqe të regjimit komunist. Verifikimi është bërë me kërkesë të institucioneve përkatëse. Këto të dhëna reflektohen në dokumentin e AIDSSH për veprimtarinë gjatë vitit 2019.

Kandidatët janë verifikuar në kuadër të vlerësimit të cilësive etike, morale dhe profesionale të kandidatëve/zyrtarëve përpara emërimit apo ngritjes në detyrë. “Kërkesat e paraqitura në AIDSSH nga institucionet kushtetuese apo autoritetet publike janë trajtuar me prioritet në mbledhjet e Autoritetit, deri në përmbylljen e procedurës dhe kthimin e përgjigjes për rezultatet e verifikimit, institucioneve të cilat kanë paraqitur kërkesën”, thuhet në dokument. Gjatë vitit 2019, pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit janë paraqitur 506 kërkesa individuale për informim kryesisht nga të prekurit apo nga të afërmit e të prekurve; 158 kërkesa për pajisjen me vërtetim për periudhën e internimit dhe/apo burgimit, 29 kërkesa për zbardhjen e bashkëpunëtorëve dhe 105 kërkesa studimore.

Gjatë vitit 2019, Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit pran Autoritetit të Dosjeve ka marrë 35 vendime, duke vendosur deklasifikimin e 561 dosjeve me 92 777 fletë dokumentesh, kundrejt 33 700 fletë në vitin 2018. Po ashtu, gjatë vitit 2019 janë digjitalizuar rreth 1356 dosje me 216 000 dokumente arkivore, (kundrejt 119928 në 2018) nga të cilat 904 janë dosje fizike dhe 452 dosje të mikrofilmuara. Puna e AIDSSH do të vlerësohet nga Komisioni i Ligjeve me anë të një rezolute, e cila do të miratohet nga Parlamenti.

Dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit të identifikuara

Fondi i zbulimit
Ish-Drejtoria e II 5206 dosje dhe fashikuj

Fondi i veçantë 2 740 dosje dhe fashikuj

Fondi i Kosovës 11 489 dosje dhe fashikuj

Fondi i të arratisurve 6 724 dosje dhe fashikuj

Fondi i emigrantëve ekonomikë 4 752 dosje dhe fashikuj

Fondi i të huajve 12 392 dosje dhe fashikuj

Mikrofilma 453 dosje dhe fashikuj

Fondi kundërzbulimit ish-degët e Punëve të Brendshme
Dosje RSI (bashkëpunëtorë) 10 733

Dosje përpunimi (2A/2B) 11 987

Dosje drejtimi (disa volume) 907

Dosje kërkimi dhe zbulim autori 778

Dosje objekt i rëndësisë së veçantë 533

Fashikuj të ndryshëm (vizitor, turist, të dënuar, specialistë të huaj 1 174

Dosje agjenturore 459

Regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) 842

Dosje me probleme të centralizuara 526

Procesverbale, lista veçimi, statistika, evidenca 4 480

Njësi të tjera ruajtje (libra, tema etj.) 2 000

Kartela 215 790

Fondi i arkivues së Sistemit të Ministrisë së Brendshme
Fondi i dosjeve administrative (Drejtori I, II, III dhe ish-Degët e Punëve të Brendshme në Rrethe) 90 345 dosje.

Fondi i dosjeve hetimore, gjyqësore 14 000 dosje

Fondi i dosjeve të personelit të ish MPB, 15 000 dosje

Fondi i dosjeve operative, 12 470 dosje

Fondi i krijuar nga funksionimi i ligjit Nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik, 264 dosje

Fondi i dosjeve të rrjetit sekret (dosje pune dhe personale), 1 642 dosje

Fondi i dosjeve të përpunimit 158 dosje

Bobina 492

Katalogë alfabetikë 113

Kartelat model 21 000

Kartela me të dhënat nga dosjet hetimore-gjyqësore 14 700

Komento

Komente

  • asl: 08/05/2020 05:48

    Edhe te tjere te vihen njesoj do "punojne"njesoj do vjedhin,njesoj do kompromentohen.Nuk ka shans eshtene DNA e shqiptareve kjo.

    Përgjigju
  • Mali: 08/05/2020 00:56

    Pse keni prit kaq shume?! Harruat zv. Prokurorin e pergjithshem te Republikes Thoma Jano? Ish hetues i Sigirimit te shtetit ose OSSH-se.

    Përgjigju
  • Gollomeshi: 07/05/2020 18:54

    Po pse permendni ish bashpunetoret, jane ende ne pune ne organet e drejtesise hetuesa, prokurore. Jo me larg se para 1 muaji Ikir Panda ish hetues prokuror ne komunizem, pas 30 vjetesh zgjidhet nga anetar i gjykates se larte hajde lustracion hajde

    Përgjigju
  • Agim: 07/05/2020 18:12

    Emra emra emra...nxirrni emra per kta njerez qe ate qe perfituan me vuajtjen e te pafajshmeve ta paguajne tani!!

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 07/05/2020 17:18

    Lufta politike ne Shqiperi eshte me e kompromentuara ne aspektin Human,Ligjor dhe Demokratik dhe si e tille ka sjelle fatkeqsi te njepasnjeshme mbi vendin@popullin shqiptar, fatkeqsi te cilat do ti vuajne edhe brezat e ardheshem nese nuk ndeshkohet klasa politike aktuale ne pushtet@opozite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?