TIRANË - 22 prokurorë kanë kërkuar mbrojtje të veçantë nga Policia e Shtetit gjatë vitit 2020, pasi janë ndjerë të kërcënuar me jetë, për shkak të ushtrimit të detyrës. Kërkesat janë paraqitur pranë Komisionit për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili vendos nëse një prokuror duhet apo jo të merret në mbrojtje nga policia, pas shqyrtimit të rrethanave rast pas rasti. Shqiptarja.com ka mësuar se Komisioni pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, është mbledhur 30 herë gjatë vitit të kaluar, ndërsa ka vendosur që 21 prokurorë të merren në mbrojtje nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konstatuar praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën dhe familjen e prokurorëve në fjalë.
Ndërkaq, Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve, i cili funksionon pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ka vendosur që të mos mblidhet për të pranuar kërkesën për mbrojtje të një prokurori, pasi nga verifikimet ka rezultuar se kërcënimi ishte emocional dhe nuk paraqiste rrezik. Komisioni, në bashkëpunim me policinë, e ka ndjekur nga afër rastin dhe aktualisht prokurori vijon detyrën i qetë. Ndërkaq, 21 prokurorë duket se janë kërcënuar edhe nga segmente të krimit, ndonëse dosjet e tyre mbahen sekret.
Numri i madh i prokurorëve që kanë kërkuar mbrojtje nga shtetit ka alarmuar edhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Disa anëtarë të KLP-së pasi janë njohur me dosjet e kërcënimit të prokurorëve kanë kërkuar që të vënë në lëvizje Kuvendin, për të marrë masa për këtë situatë, duke ndërhyrë në legjislacion.
Komisioni për Mbrojtjen e Prokurorëve kryesohet nga një anëtar i KLP-së, ndërsa pjesë e tij janë një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, një përfaqësues i Ministrisë së Brendshme, kryetari i Prokurorisë pranë së cilës ushtron detyrën magjistrati, për të cilin kërkohet mbrojtje, si dhe një një përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Anëtarët e komisionit kanë mandat dyvjeçar.
Komisioni merr në shqyrtim kërkesën e paraqitur dhe, kur bindet për nevojën e sigurimit të mbrojtjes për magjistratin, shprehet me vendim për të. Vendimi përmban masat konkrete të mbrojtjes së veçantë, numrin e shoqëruesve personalë dhe afatin, brenda të cilit sigurohet mbrojtja, si dhe masa të tjera, që lidhen me mbrojtjen në bazë të nivelit të rrezikut.
Ndërkaq, kërkesa për mbrojtje përmban një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz, të cilat detyrojnë të sigurohet mbrojtje e veçantë, si dhe burimin e provave, ku bazohen ato. Gjithashtu, në kërkesë shënohet edhe lloji i masave që kërkohen dhe kohëzgjatja e tyre.
Mbrojtje kerkojne keta por rezultate nga keta prokurore nuk po shohom. Rasti i fundit eshte gjykimi i shkurtuar per kriminelin Griseldo Kusi qe vrau ate teknikun e gjore te kondicionereve. Asnje mbrojtje me taksat tona deri kur te shohim rezultate nga keta te koruptuar.
PërgjigjuShikoni se si nuk do te ndihen me keta Kriminele mbasi te shkojne ne Burg Plaku Mere dhe Like Floriri.
PërgjigjuOre shok ty te lumte goja po ata qe thu ti kan per te vdek nga pleqeria
Çfar bëhet këtu në Shqipëri? Si ka mundësi! Ku është shteti, pse nuk nxjerr ligje efikase për luftën ndaj krimit. Nuk po dënoni dot një super kriminel siç është Emiljano Shullazi. Prodhoni ligje në parlament dhe mos lejoni që Shqipëria të bëhet Siçili, siç ndodhi dhe sot vrasja me selensjator.
PërgjigjuPo pse Tirona, Shullazin nuk e shpoka plumi kshu.....po ato te tjeret nuk i shpoka plumi.......ca qeka kjo pune mos me te permen.....Kujto i gjo shoku, i vetmi qe te prek dhe del pa lag eshte shteti....te tjeret jane kalimtar....kena pa shume ne Shqipni, gjysma kane vdek e gjysma jane ne burg
Shullazi ja nxorri vete bojen vetes dhe e futi vete veten ne burg. Tani me 41 bis nuk tremb me as sorrat. Njera dosje ju hap, pritni tani te hapen dhe vrasjet e tjera. Ndersa llumi si ty i thua mos permend emra. Me emra me emra te gjithe horrat, ashtu do ju vije ngordhja. Se mos te rre mendja se do dali ai kufoma D.Dajti nga burgu. Harroje, kjo bande e mori rrugen e mu***t. Ju ushtaret qe jeni jashte rruani by***n tuaj se nuk jua fal njeri ato qe keni bere.
Cke o njish qê fol me emra. Sa te vish te ky që ti i ke përmen emrin duhet me kalu i her nga shume te tjer qê ti jo e jo por as ata qe ishin e as kta që jan në parlament skan byth me i përmen. Rri shok aty ku he e mos fol mo.
Po ky temi nuk rrezikohet?
Përgjigju