Ekskluzive/ 3 deputetët e listës Basha 300 USD në muaj bonus qiraje në Tiranë, deklaruan se ishin banorë të kryeqytetit para se të merrnin mandatin

2 Qershor 2020, 16:00| Përditesimi: 2 Qershor 2020, 18:50

  • Share

Tre deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Kostaq Papa, Fatjona Dhimitri dhe Ervis Meço, të ardhur në Kuvend nga listat e Partisë Demokratike, rezultojnë se përfitojnë çdo muaj rreth 300 USD, për rimbursim qiraje banese, në mënyrë të dyshimtë. Deputetët marrin para nga Kuvendi duke pretenduar se jetojnë në banesa me qira në Tiranë, por ata kanë deklaruar se kanë qenë banorë të kryeqytetit, para se të merrnin mandatin e deputetit. Vendimi nr. 114/2014 për mënyrën e trajtimit të deputetëve parashikon që Kuvendi mbulon shpenzimet për strehimin në masën 35 000 lekë në muaj, vetëm të deputetëve, të cilët nuk banojnë në rrethin e Tiranës.

Sipas këtij vendimi, deputetët me banim në rrethet Tiranë, Durrës, Elbasan, Kavajë, Peqin, Krujë dhe Lezhë përjashtohen nga përfitimi i rimbursimit të qirasë. Deputeti Kostaq Papa, i njohur për fjalimin e tij ofendues dhe jo etik për femrat, në formularin e dekriminalizimit që ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, në vitin 2017, kur Lulzim Basha e kandidoi për deputet, ka deklaruar se banon në lagjen ‘Ali Demi’ në Tiranë. Edhe deputetët Fatjona Dhimitri dhe Eervis Meço, në formularët e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ në vitin 2017, kanë deklaruar se banojnë në Tiranë, pa specifikuar lagjen dhe emrin e rrugës. Dhimitri, para se të merrte mandatin, rezulton e punësuar në një universitet privat në Tiranë.

Tre ligjvënësit duket se përfitojnë pagesën e qirasë në kundërshtim me vendimin 114/2014 mënyrën e trajtimit të deputetëve, pasi rezultojnë banorë në Tiranë para se të merrnin mandatin. Kuvendi u paguan 20 deputetëve nga 35 000 lekë në muaj pagesë për strehim në banesa me qira në Tiranë. 17 ligjvënës kanë deklaruar se kanë lindur dhe banojnë në rrethe të largëta, duke qenë formalisht në përputhje me vendimin 114/2014. Por, disa nga deputetët në fjalë, që përfitojnë pagesë për qiranë, deklarojnë si pasuri biznese, magazina, kamionë, makina luksoze, llogari të majma bankare etj.

Perfitimi i deputeteve per bonusin e qirase

Formular deklarimi i deputete Kostaq Papa

Formular deklarimi i deputetes Fatjona Dhimitri

Formular deklarimi i deputetit Ervis Meco

 

Ligji per trajtimin e deputeteve

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ardi: 02/06/2020 20:50

    Kostaq Papa ka qene ne ndjekje penale ne 2005 per perndjekjen e nje femre te re vetem 19 vjece me origjine nga Berati dhe nenes se saj qe banonin me qera te vetme diku afer aty ku sot eshte Kompleksi Grand.Mashtronte njerezit per viza dhe jetonte ku te mundte me qera ne Qytet Studenti e Ali Dem dhe ikte pas 2-3 muajsh fshehur pa paguar nga shtepite me qera dhe ju vidhte edhe peshqiret e shapkat.Verifikojini nese jeni media serioze. Hapu dhe te futemi ku kemi perfunduar , kemi prekur fundin kur arrin behet ky deputet.

    Përgjigju
    • Shqip: 03/06/2020 09:23

      Po cmedia serioze ky. E sheh cfare shkruan dep. Bashes thote. Normalisht Basha nuk kontrollon vertetesine e deklaratave dhe kush perfiton parate, por jane institucionet, KUvendi i pari, Parlamenti Rucit (duhej te shkruante Pollino) dhe institucionet e tjera.

  • florid: 02/06/2020 19:02

    cfare zbulimi, phuaaaaa marramendes

    Përgjigju
  • plugu: 02/06/2020 17:11

    keta duhen futur ne burg edhe kete e kane teper

    Përgjigju
    • Drejte si: 03/06/2020 18:55

      Kush ti futin keta hane te gjithe me nje canak ne ngrihemi vetem kur na therret partia

  • Kafsha: 02/06/2020 16:31

    Hajduteri e gjalle prandaj u larguan nga vendi gjith zoterinjte dhe të zotet dhe mbeten hajdutet funderrina dembele injorantë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?