Ekskluzive/ 6 anëtarët e KLGJ-së që u rreshtuan pro Metës dhe shkarkuan Ardian Dvoranin, më e ‘zjarrta’ Brunilda Kadi

22 Qershor 2020, 16:02| Përditesimi: 22 Qershor 2020, 19:37

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësor, në 11 qershor 2020, me një vendim të paprecedentë, vendosi të shkarkonte Ardian Dvoranin si anëtar i Gjykatës së Lartë, duke mbështetur kërkesën e presidentit Ilir Meta, për deklarimin e mbarimit të mandatit. Edhe pse Kushtetuta parashikon shprehimisht se anëtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri kur të zëvendësohet dhe se KLGJ-ja nuk ka asnjë kompetencë të shkruar në ndonjë ligj për të shqyrtuar çështjen e mandateve të gjyqtarëve të lartë, gjashtë anëtar të KLGJ janë votuar pro shkarkimit të Ardian Dvoranit, duke u pozicionuar në këtë luftë në krah të Ilir Metës. Ata janë Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj dhe Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli, Marçela Shehu

Gjatë diskutimeve të zbardhura nga Raport TV, më e ‘zjarrta; kundër Ardian Dovranit është shfaqur anëtarja Brunilda Kadi, e cila ka kërkuar jo vetëm shkarkimin e Dvoranit, por edhe moslejimin e tij që të shërbejë në Gjykatën e Apelimit. Zonja Kadi ka deklaruar se Dvorani nuk i plotëson kriteret si gjyqtar në Apel. “Unë jam dakord që z. Dvorani i ka mbarur e drejta për të vazhduar ushtrimit të funksionit të gjyqtarit në Gjykatën e Lartë dhe kundër propozimit që ai ka të drejtë që të zgjedhë për t’u caktuar në një gjykatë apeli, pasi nisur nga përvoja profesionale që ka z. Dvorani, mendoj se nuk i plotëson kriteret për asnjë nga apelet të çdo juridiksioni në Republikën e Shqipërisë”, ka pohuar zonja Kadi.

Ndërkaq, kryetarja e KLGJ Naureda Llagami si dhe anëtarët Maksim Qoku, Medi Bici dhe Brikena Ukperaj kanë votuar kundër propozimit për largimin e Ardian Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Duke iu referuar Kushtetutës, katër anëtarët kanë theksuar se mandati i Ardian Dvoranit mbaron vetëm kur zëvendësohet. Votat në KLGJ janë ndarë 6 pro kërkesës së Ilir Metës, i cili bashkë me Sali Berishën, ka nisur një betejë kundër Dvoranit dhe 4 kundër kërkesës së Metës. Anëtari i 11 Dritan Hallunaj nuk ka marrë pjesë në këtë mbledhje për arsye shëndetësore. Por, edhe sikur të ishte i pranishëm, vota e Hallunajt nuk do ta ndryshonte linjën por Metës dhe kundër Dvoranit.

Anëtarët pro largimi të Dvoranit

Brunilda Kadi

Erjon Muharremaj

Ilir Toska

Alban Toro

Fatmira Luli

Marçela Shehu

Anëtarët kundër largimit të Dvoranit

Maksim Qoku

Medi Bici

Naureda Llagami

Brikena Ukperaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Likja: 23/06/2020 11:02

    Ilir Meta si nje monster e kryehajdut qe eshte ka bere poshtersi te medha dhe po ben cmos qe te nderhyje ne sistemin e Drejtesise,ai eshte teper i lig dhe teper larg z.Ardian Dvorani si qytetar e si intelektual i denje,njerezit e ndershem Ilir Monstra i ka hale ne sy.

    Përgjigju
  • Miri: 23/06/2020 09:41

    Ju qe shani Brunen duhet fu kete paguar dvorani ose jeni njerezit e tij se profesionalizmin dhe ndershmerine e brunes e njohin te gjithe. Megjithate kot e keni se te gjithe i njihin te dy dhe te gjithe ata qe kane votuar pro e kunder

    Përgjigju
    • Ramadani: 23/06/2020 17:59

      Bruna eshte magjistrate, I perket kastes se re te juristeve dhe ne pjesen profesionale eshte = 50 ×Dvorani. Por edhe per integritet, nuk ka Denmark njeri prr kalim te paligjshem kufiri, as nuk ka marre pjese ne forune te asnje partie.

    • ola: 23/06/2020 13:24

      po ty kjo shemtira te ka paguar qe e mbron ? offf medet per ndershmerine e saj

  • Robshi: 23/06/2020 09:24

    Doci Docerve...demago mbi reformen agrare (ne drejtesi) te edverit... uroj me shume shpirt qe kur te vije dita dhe te hapen petat e lakrorit dikush te kujtohet edhe per shpifjet e tua...jo vetem per kete rast por per shume raste te tjera... tani censurojeni si miniushtare te erdogrames

    Përgjigju
  • Mandi: 23/06/2020 08:05

    Dite e zeze per drejtesine shqiptare, ishte largimi I Prof.Dr.Ardian Dvorani. Qendrimi I tij I perhershem ne gjykate te larte dhe ne kushtetuese duhej parashikuar shprehimisht ne kushtetuten tone. Kam frike se tani ne kete kohe me shume se pune Mete, zbythja ishte pune Rame, e beri si me limonin e shtrydhur Per Kadin u mor vesh qe ishte me e zjarrta kunder, po me I zgjarrti pro kush ishte?

    Përgjigju
  • Pojani: 22/06/2020 17:19

    Kjo Brunilda eshte hajdute me cizme, si ne Fier dhe ketu ne Tirane ka bere naminn. Ketu ishte bere grup me Fatri Islamin ish kryetari gjykates dhe vetem ceshtje pronash gjykonte. Ka mbi nje ha ne Kep te Rodonit Ne pronesi duke e pervetesuar si haraç per gjyqet qe bente, madje ne Kep te Rodonit po ben nderyim vilash, fshat turistik

    Përgjigju
    • Poli: 23/06/2020 09:47

      A pika ty dhe shpifjeve te tua ordinere.

  • Jcjcxj: 22/06/2020 16:42

    Titull shume profesional. Tregon mungese milintantizmi.

    Përgjigju
  • ola: 22/06/2020 16:08

    normale, kaloi vetingun hajdutja e pronave...grua e lige !!!

    Përgjigju
    • Poli: 23/06/2020 09:48

      Po rri urte se me hajdut se dvorani e ka bere gjykaten e larte si shtepi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?