Një vit më parë, Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi nisjen e procedurave për ngritjen e dy gjykatave të posaçme të shkallës së parë dhe apelit, për gjykimin e dosjeve të korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të gjitha nivelet, si dhe çdo akuzë penale ndaj pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve që nga vitet ’90. Sipas vendimit të KLGJ, të gjithë gjyqtarët e Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe të Apelit, kanë të drejtë të ushtrojnë detyrën pranë Gjykatës së Posaçme për gjykimin e veprave penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar, sipas shkallëve. Ndërkaq, deri më sot, janë 8 gjyqtarë të Krimeve të Rënda, të cilët kanë kaluar me sukses procesin e Vetingut.
Për pasojë, 8 gjyqtarët janë kandidatë potencialë për t’i bërë anëtarë të Gjykatave të Posaçme ose Speciale. Ata janë Nertina Kosova, Iliriana Olldashi, Daniela Shirka, Saida Dollani, Dhimitër Lara, Albana Boksi, Sokol Binaj dhe Klodian Kurushi. Përpos Klodian Kurushit, i cili ushtron funksionin në shkallën e parë, të gjithë gjyqtarët e tjerë i përkasin Apelit. Pas kalimit të Vetingut, gjyqtarët në fjalë, për t’u bërë pjesë e Gjykatës Speciale së shkallës së parë dhe të dytë, duhet të plotësojnë vetëm një kusht tjetër: Të japin pëlqimin për kontrollin periodik të llogarive bankare dhe të telekomunikimeve për vete dhe familjarët. Gjyqtarët e gjykatave të posaçme emërohen nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Ata shkarkohen nga detyra po nga KLGJ, por me dy të tretat e anëtarëve. Kandidatë potencialë për Gjykatën Speciale ishin edhe gjashtë gjyqtarë tjetër, por ata u shkarkuan nga detyra nga Komisionet e Vetingut, kryesisht për shkak të problemeve me pasurinë. Ata janë Dhurata Haveri, Luan Hasneziri, Idriz Mulkurti, Fehmi Petku, Gjovalin Përnoca dhe Gurali Brahimllari. Gjykatat e Posaçme do të gjykojë dosjet që do të referojë Prokuroria e Posaçme.
Kandidatë për Gjykatën Speciale që kanë kaluar Vetingun
1.Nertina Kosova, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Krimet e Rënda.
2.Iliriana Olldashi, gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet të Rënda.
3.Daniela Shirka, gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.
4.Saida Dollani, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
5.Dhimitër Lara, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
6.Albana Boksi, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
7.Sokol Binaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
8. Klodian Kurushi, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda
Ishin kandidatë potencialë për Gjykatën Speciale, por nuk kaluan Vetingun
1.Dhurata Haveri, me funksion gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.
2.Luan Hasneziri, me detyrë gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda.
3.Idriz Mulkurti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda
4.Fehmi Petku, kryetar/gjyqtar në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda.
5.Gjovalin Përnoca, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda.
6.Gurali Brahimllari, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë.
te gjithe jane legena
Përgjigjusokol binaj njeri i nderuar
Përgjigju