Ekskluzive/ Anija me qymyr ku u gjetën 60 kg kokainë u largua dje nga Durrësi, arrestohet një nga marinarët! I gjejnë materiale pornografike me të mitur

30 Korrik 2022, 10:33| Përditesimi: 30 Korrik 2022, 14:35

  • Share

Një ditë pasi u liruan, 14 marinarët e anijes që solli afërsisht 60 kg kokainë në Durrës të fshehur brenda në qymyr, një prej tyre është riarrestuar sërish.

Report Tv mëson ekskluzivisht se është arrestuar marinari rus Grigory Gorbunov. Nga kqyrja e telefonit të marinarit janë konstatuar materiale pornografike me të mitur. Materialet i janë referuar prokurorisë së Durrës dhe po hetohet për këtë vepër penale. Autoritetet kanë njoftuar palën ruse.

Në celularin e Grigory Gorbunov janë gjetur mbi dhjetëra mesazhe foto video që faktojnë aktivitetin e tij kriminal të pornografisë me të mitur.

Anija në pronësi të kompanisë Gjermane “MS Unistream & CO.KG u largua dje nga Porti i Durrësit, bashkë me 13 marinarët e tjerë. Ndërsa shtetasi rus ndodhet në Shqipëri në paraburgimin e Durrësit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?