Ekskluzive/ Arratiset Moisi Habilaj, shpallet në kërkim nga autoritetet italiane

11 Janar 2021, 11:14| Përditesimi: 11 Janar 2021, 16:08

  • Share

Moisi Habilaj shpallet në kërkim pasi është arratisur. Ai nuk është gjetur në banesën e tij në adresën që kishte dhënë në Raguza të Italisë, e cila ishte në pronësi të vëllait. 

Gjykata e Apelit e Katanias e dënoi përfundimisht me 15 vite e 5 muaj burg Moisi Habilajn. Ky vendim erdhi pasi në maj Gjykata ndryshoi masën e sigurisë duke e nxjerrë nga qelia në "arrest shtëpie" Habilajn. Për të gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Katanias tashmë kanë vendosur të mos ndryshojnë vendimin e parë dhe të mos bëjnë asnjë zbritje por ta dënojnë me 15 vjet, 5 muaj dhe 10 ditë siç është urdhëruar më 19 qershor 2019.

Kujtojmë se Moisi Habilaj u dënua nga shkalla e parë me 15 vite e 5 muaj e 10 ditë burg me akuzën e trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali. Së bashku me Habilajn u dënuan edhe Meridian Sula, Nezar Seiti, Antonino Riela, Vinccenso Spanpinato, Angjelo Buzaka, Xhanluka Pasavanti dhe Xhuzepe Greko. 

Dy shqiptarët e tjerë Maridiam Sulaj dhe Nezar Seiti, kanë përfituar ulje dënimi. Sulaj u dënua me tetë vjet ndërsa Seiti, që besohet të ishte arkëtari i organizatës dhe u ekstradua në Itali pasi u arrestua në Shqipëri, gjashtë vjet e tetë muaj. Në shkallën e parë Sulaj u dënua 8.4 vite burg dhe Seiti 7.4 vite burg.

Moisi Habilaj për disa muaj, ka qenë në arrest shtëpie në shtëpinë e një kushëriri në territorin e San Michele di Ganzaria. Gjyqtarët, gjatë seancës së parë të procesit të apelimit, në fakt kishin pranuar kërkesën e avokatëve të tij.

Ai është është kushëri i largët i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, për të cilin u zhvillua një proces në Shqipëri.Gjykata e Krimeve të Rënda e shpalli fajtor ish-ministrin e Brendshëm, vetëm për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe e dënoi me 3 vite shërbim prove, por avokatët e tij e apeluan dhe tashmë çështja po shqyrtohet nga Gjykata e Posaçme të Apelit. 

Mbi grupin Habilaj  rëndojnë akuzat për veprat penale 'trafikim i narkotikëve' në tentativë kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal', 'Grup i strukturuar kriminal', Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale'. Për këtë dosje u akuzuan të përfshirë Moisi Habilaj, Florjan Habilaj, Armando Koçerri, Fatmir Minaj, Nezar Seiti, Sabaudin Çela, Tigrens Mezuraj, Maridjan Sulaj dhe Armando Sulaj.

Moisi Habilaj

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 12/01/2021 00:15

    Po byrzylyk me GPS,nga ato te policise nuk i kishin vene ketij ?!Si ishin mjaftuar vetem me nje arrest shtepie te thjeshte ?!

    Përgjigju
  • Rezi: 11/01/2021 20:46

    Do kete ardhur ne Shqiperi, te.merret me organizimin e zgjedhjeve bashke me Sajon, ndoshta....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?