ELBASAN - Klajdi Dokoli, miku i familjes Çapja në Elbasan arrestohet nga policia e këtij qyteti, si i përfshirë në vrasjen e babë e bir, Gentian dhe Nezir Beqiri, ngjarje kjo e ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan. Shqiptarja.com” mëson se arrestimi i Klajdi Dokolit është kryer ditën e sotme (9 nëntor) në Elbasan, pasi gjykata e këtij qyteti ka vendosur të caktojë masën e sigurisë arrest në burg.
Dokoli është arrestuar shumë shpejt nga policia, pasi ishte lokalizuar më parë dhe është marrë në pyetje. Dokoli në periudhën kur ka ndodhur ngjarja ka qenë banor i lagjes ku jetonin Gentian dhe Nezir Beqiri, duke vëzhguar me imtësi personat që hynin dhe dilnin, dhe më pas informonte anëtarë të familjes Çapja.
Ai është pyetur për disa persona në Elbasan si Ervis Bardhi, Etien Cani, Jorgo Leku të ndaluar për vrasjen e babëb e bir, por Dokoli ka treguar se nuk ka njohur asnjë nga këta persona. Gjithashtu policia gjatë marjes në pyetje i ka kërkuar Dokolit, nëse ka njohje me disa prej anëtarëve të familjes Çapja, por sërish Dokoli, ka treguar se nuk njeh asnjë person.
Gjatë momentit të intervistimit në polici, Dokoli ka pohuar se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore, ndaj dhe ka kërkuar që ta dërgonin për vizitë tek një mjek. Por mësohet se kjo kërkesë është refuzuar. Sipas burimeve të policisë së Elbasanit, Dokoli ka qënë në rolin e informatorit, duke treguar tek disa anëtarë të familjes Çapja, se kush hynte dhe kush dilte, në banesën e Gentian Beqirit, i cili ishte hasmi i familjes Çapja, pasi në dhjetor të 2005 së bashku me Dritan Shemen dhe një person tjetër, kanë vrarë Sokol Çapjan.
Emri i Klajdi Dokolit ka dalë nga dëshmia e bashkëpuntorit të prokurorisë Ervis Bardhi, i cili ka pohuar se njeriu që informonte Çapjat për gjithçka ishte pikërisht miku i tyre, Klajdi Dokoli. Madje, bashkëpuntori Bardhi, ka treguar s Dokoli, ka qenë prezent në disa takime me Çapjat, takime në të cilën është kryer dhe skenari për realizimin e vrasjes së Gentian Beqirit, brenda në banesën e tij në Elbasan, ku qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi”.
Me arrestimin e Dokolit shkon në katër numri i personave të prangosur për vrasjen e babë e bir në Elbasan. I pari që është arrestuar është Ervis Bardhi dhe më pas Etien Cani u ndalua në Itali, ndërsa një muaj më parë u arrestua në Athinë Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri.
Leku, besohet se ka rrahur dhunshëm të moshuarin Beqiri, sapo ai pa momentin kur ju vra djali i tij, Gentiani në dhomën e gjumit. Për shkak të britmave të Nezir Beqirit, Olsi Leku, ka marë një jastëk dhe e ka mbytur, brenda në korridorin e apartamentit ku ndodhi krimi.
Pritet që operacioni dhe arrestimet për këtë ngjarje të vijojnë më tej, dhe ka shumë gjasa që kjo dosje ti kalojë prokurorisë së posaçme SPAK, pasi autorët kanë vepruar me detyra të ndara dhe të mirëorganizuar me njëri-tjetrin, ku qëllimi i vetëm ka qënë ekzekutimi në banesë të hasmit të Çapjave, Gentian Beqiri.
1 dit gjithcka do rrotullohet... klajdi luan ka qen dhe luan mbetet .. po ju qe flisni keq np*** trobve shkoni
PërgjigjuO anonim pse ky esht i forte ne elbasan se po duket sikur esht kalamo akoma te fotot. Apo esht thjeshte zar i capjave?
Meqë kanë heq shërbimin ushtarak ku cunat piqeshin e boheshin burra tani ky tipi i takon me u pjek në burg. Thonë që burgu o ti fut o ti nxjerr ment, shpresojmë që këtij tja fusin.
PërgjigjuHe mo zagar e moret 1mij lekshin sot qe te komentoni
O klajd dhe del foto te oborri jon dhe thu sju njof.ti ke qen i shkathet cpate kshu?
Përgjigjupo arditin djal motre e kishin capjet
harroi klajd katnari qe ishte zari i preferuar arditit rrafmetliut dhe pastaj u afrua me nonat e punes
Pse ca esht ne elbasan ky Klajdi. Esht ushtar i capjave ky.
Se dija e la qe shifnin edhe facebookun kto legenat. Mos i thuj gja lali bledit se me bertet ai, he tkeqen