Programuesi Liangbin Chen

Ekskluzive/ Arrestohet në Shqipëri kreu i një grupi kriminal kinez, përfituan rreth 147 mln dollarë nëpërmjet mashtrimit kompjuterik

21 Korrik 2022, 11:59| Përditesimi: 21 Korrik 2022, 12:05

  • Share

Një shtetas kinez në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar si kreu i një grupi kriminal në fushën e mashtrimit kompjuterik, u arrestua në Shqipëri.

Report Tv mëson ekskluzivisht se 32-vjeçari me emrin Liangbin Chen, është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Rinasit teksa udhëtonte nga Dubai për t’u strehuar në arrati në vendin tonë.

Kinezi akuzohet si kreu i bandës e cila ka patur selinë në qytetin Huzhou në Kinë dhe që ka kryer mashtrime në platformat online për ambiente me qira, shitje kompjuterash dhe telefonash në Dubani, Kinë dhe Emiratete Bashkuara Arabe.

Në Shqipëri, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë  "Arrest në burg" derisa autoritet kineze të sjellin dosjen e ekstradimit ku janë ngritur akuza për mashtrim kompjuterik me pasoja të rënda që kapin vlerën deri në 1 miliard yen kinez ose 147 mln dollarë.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taku: 22/07/2022 07:45

    Gjynaf. Po leket? Apo do ti legalizoke Rama....

    Përgjigju
  • Juli: 21/07/2022 22:55

    Po ku i zihet bese nje shteti komunist qe nuk lejon protestat ose lirine e fjales. Gjynah e keputen kete pa gjyqe.

    Përgjigju
  • Juristi: 21/07/2022 19:53

    Nëse ekstradohet shkelen liritë dhe të drejtat e njeriut. Kina praktikon dënimin me vdekje, vetëm nëse marin garanci se nuk dënohet me vdekje mund të ekstradohet. Po si mund ti besohet Kinës nëse do ti qëndroi garancisë.

    Përgjigju
  • Andi: 21/07/2022 16:14

    Ahahahaha po ne fakt ne jemi si parajse prandaj do vinte ketu. Boll folet idiotesira se Shqiptaret strehoen ne Dubai kur jane ne kerkime nderkomebtar kurse ky i bie paska ardhur ketu. Lajm i rreme dhe jo i sakte.

    Përgjigju
  • Agjenti: 21/07/2022 12:09

    Merre punesoje te njesia C sic ben amerikani per kta lloj njerezish te afte.

    Përgjigju
    • Parruca: 21/07/2022 13:51

      Po ai ka aftesi per te mashtruar, nuk ka aftesi kompiuterike te pa para. Ky nuk i hyn ne pune askujt, pervec burgut.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?