Ndërsa dukej se kishte një kompromis të fshehtë mes Partisë Socialiste dhe deputetëve në radhët e opozitës për emrin e Avokatit të Popullit, deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike kanë vendosur të tërheqin firmat për të gjithë kandidatët për Avokat Populli, përveç Ledio Brahos, që mes deputetësh demokratë rezultonte më i pëlqyeri.
Sipas traditës, Avokatin e Popullit e përzgjedh opozita. Në Tetor të këtij viti Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj kishte deklaruar se Grupi i PD arriti në mënyrë unanime që të fokusohet në dy emra: Ledio Braho dhe Dorian Gjomarkaj, dhe se pas disa raundesh analize dhe votimi, më i pëlqyeri i grupit të grupit të PD është Ledio Braho, por me firma do të mbështeteshin dhe të tjerët.
Sipas burimeve për Report Tv, deputetët e PD kanë vendosur që të tërhiqen nga mbështetja me firma për kandidatët e tjerë, pasi sipas tyre PS nuk do të votojë emrin e Ledio Braho, (pra kandidatin më të preferuar të opozitës) duke e konsideruar shkelje të premtimit publik të PS dhe një lojë të PS për të shkuar tek kandidati i preferuar i saj dhe për të përçarë më tej grupin parlamentar të PD, duke e lidhur zgjedhjen e Avokatit të Popullit me zgjedhjen e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.
Në mesin e deputetëve që tërhoqën dje firmat mbështetëse për kandidatët për avokatin e Popullit, duke mbështetur vetëm kandidatin e votuar nga Grupi Parlamentar Ledio Brahon, janë Jorida Tabaku, Gazment Bardhi, Flutura Açka, Arbi Agalliu, Orjola Pampuri, Zheni Gjergji, Bledion Nallbati, Saimir Korreshi, etj. Deputetët mësohen se kanë thënë në mbledhje grupi se nëse PS nuk i qëndron premtimit për të votuar propozimin e PD, atëherë ta rrëzojnë me votë, pa i dhënë mundësi që të shkojnë tek një kandidat tjetër që preferohet nga PS. Sipas po të njëjtave burime, Ahmet Premçi është tërhequr nga gara për Avokatin e Popullit. Pas tërheqjes së deputetëve të PD, në garë kanë mbetur vetëm Ledio Braho dhe Altin Goxhaj, (që mbështeten me votat e grupit Berisha) që janë të vetmit që pas tërheqjes kanë të vlefshme 28 firma mbështetëse të deputetëve.
Ledio ka 1 merite te vecante. Eshte sahan lepires me eksperience qe ne femijeri. ka me te madhe egon djali se shtatin por sben 2 leke as si avokat e as si njeri.
PërgjigjuKam punuar me Ledion ne administrate dhe eshte djale shume i edukuar, me norma, edhe profesionist.
PërgjigjuLedio sben as per avokat normal e jo avokat populli. Ca i ka dhene ketij vendi ledio qe te promovohet kaq shume...me mire e di miku i tij qe i do te miren