EKSKLUZIVE/ Report Tv zbulon emrat: Gazment Bardhi me 29 deputetë firmosin kërkesë në Gjykatë Kushtetuese! Kërkojnë pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

15 Dhjetor 2023, 17:26| Përditesimi: 16 Dhjetor 2023, 00:51

  • Share

Report Tv arrin të sigurojë ekskluzivisht emrat e 30 deputetëve që kanë firmosur kërkesën dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës.

Përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën “Partizani”, e ka dhënë edhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.

Bardhi dhe deputetët e tij kanë siguruar numrin e firmave (jo më pak se 28 deputetë) që duheshin për të dorëzuar padinë në Gjykatën Kushtetuese.

Emrat u mbajtën të fshehtë, askush nuk doli publikisht të flasë për këtë fakt, e madje vetë Berisha deklaroi se nuk e dinte se kush ishin deputetët.

E pyetja që ngrihet është se çfarë interesi fshihet që nuk bëheshin publike emrat dhe firmat e atyre që duan ta pezullojnë arrestimin e Berishës?

Në mesin e firmëtarëve janë jo vetëm Bardhi por dhe deputetë të grupit të tij si Agron Gjekmarkaj, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Saimir Korreshi apo edhe Lefter Gështenja.  Përgjigjja përse Rithemelimi zgjodhi të mbajë të fshehta 30 firmat, në fakt mund të gjendet pikërisht tek emrat e grupit Bardhi, pasi këta të fundit publikisht janë shprehur se beteja e Sali Berishës nuk i mbivendoset aksionit opozitar në parlament.

Berisha po përpiqet të mbrohet me padinë e 30 deputetëve mbështetës në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar pezullimin e çdo mase ndaj tij derisa të zgjidhet konflikti i kompetencave ndërmjet Kuvendit dhe SPAK sa i takon heqjes ose kufizimit të lirisë së deputetit. Ç'ka rrjedhimisht nëse pranohej, do të shpallte anti-kushtetues, çdo vendim tjetër që rrjedh prej masës së parë, siç është arrestimi i pritshëm.

Nëse edhe kjo tentativë i dështon dhe Gjykata ia rrëzon padinë, mbrojtja e Berishës në anën tjetër, janë protestat para Kuvendit në të njëjtën ditë, të hënën, dhe në të njëjtën orë, në mesditë, kur Këshilli i Imunitetit shqyrton kërkesën e SPAK për masë arresti ndaj Berishës.

30 DEPUTETËT KUNDËR ARRESTIT TË BERISHËS
1 -Greta Bardeli
2- Kastriot Piroli
3- Lindita Metaliaj
4 -Edmond Spaho
5 -Qani Xhafa 
6 -Ludovik Hasani
7 -Flamur Noka
8- Gazmend Bardhi 
9- Agron Gjekmarkaj 
10- Xhelal Mziu 
11- Lefter Gështenja 
12 -Saimir Korreshi 
13 -Luan Baci
14- Elda Hoti
15 -Zheni Gjergji 
16 -Dhurata Çupi 
17- Helidon Bushati 
18- Ramadan Likaj 
19 -Edi Paloka
20 -Albana Vokshi
21- Tritan Shehu 
22 -Petrit Doda
23- Sorina Koti
24 -Oerd Bylykbashi
25 -Bujar Leskaj
26- Dashnor Sula 
27- Ina Zhupa
28- Kasem Mahmutaj
29- Asllan Dogjani
30 Isuf Çela

 Lajmi ne perditesim

Ora 18:15
Dokumenti/ Del zbuluar mashtrimi i Gazment Bardhit se nuk kanë paditur në Kushtetuese pezullimin e arrestimit të Berishës

1701683973_gazmentbardhi.jpg

Pak minuta pasi Report Tv dhe shqiptarja.com publikuan 30 emrat e deputetëve që kishin firmosur kërkesën dërguar të enjten, (14 dhjetor 2023) në Gjykatën Kushtetuese, për të bërë të mundur pezullimin e arrestimit të Sali Berishës, reagoi Gazment Bardhi.

Në listën që ne bëmë publike përveç 19 deputetëve të Rithemelimit, pra mbështetës të deklaruar të Sali Berishës, firmën për mbrojtjen e ish-kryeministrit në hetim për aferën e privatizimit të ish kompleksit “Partizani”,  ishte dhe Gazmend Bardhi bashkë me 10 deputetë të grupit të tij.

Deputeti Gazment Bardhi përmes një reagimi të shpërndarë në media e quajti lajm të rremë dhe u përpoq ta përgënjeshtronte. 

Në reagimin e tij Bardhi tha se nuk është as pro as kundër arrestit por për të intepretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit.

Por Bardhi në reagimin e tij komenton vetëm për pikën 1 dhe 2 të kërkesës që ka firmosur, (Shenim: Kerkesa ka 31 faqe por vetëm dy faqe janë bërë publike), e nuk flet fare për dy pika të tjera, 3 dhe 4 ku shprehimisht ka të bëjë me Sali Berishën.

Pikërisht në pikën 4 të kërkesës që vetë ata kanë depozituar në Gjykatën Kushtetuese, dhe që shqiptarja.com e bashkangjit në këtë shkrim (me të verdhë)  i kërkohet tekstualisht gjykatës Kushtetuese  "Pezullimin e masave shtrënguese të sigurimit personal ndaj deputetit Sali Berisha derisa Gjykata Kushtetuese të shprehet me vendim përfundimtar për këtë çështje"



Foto: Faqja 2 e kërkesës që deputetët e Berishës dhe Bardhit dorëzuan në Gjykatë Kushtetuese 

Reagimi i Bardhit 

“Kërkesa në Gjykatën Kushtetuese nuk është as pro as kundër asnjë arresti, por për të interpretuar në mënyrë përfundimtare nenin 73 të Kushtetuës lidhur me imunitetin e deputetit. Kuvendi ka vendosur një standart në rastin “Tahiri”, standart që aplikuar ndryshe nga prokuroria në rastin “Berisha”.

Për të qartësuar përfundimisht këtë çështje dhe për të vendosur se cili është standarti i duhur kushtetues, grupi parlamentar i ka kërkuar intepretim Gjykatës Kushtetuese për nenin 73 të Kushtetutës. Që Gjykata Kushtetuese të ketë kompetencë interpretimi, duhet domosdoshmërisht një konflikt apo çështje konkrete, ndryshe Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë për interpretim e dispozitës kushtetuese.

Qëndrimi i grupit parlamentar të PD se prokuroria në rastin e masave shtrënguese ndaj një deputeti duhet të marrë autorizim nga Kuvendi, pavarësisht cili është deputeti për të cilin paraqitet kërkesa, është një qëndrim publik që nga data 23 Tetor 2023. Ky qëndrim bazohet në standartin që vetë Kuvendi ka aplikuar në të shkuarën. Sikurse po ashtu publik është qëndrimi ynë se mbështesim barazinë para ligjit të cilitdo, dhe se jemi pro që deputet duhet të ketë zero imunitet. Për këtë duhet ndryshim i Kushtetutës, e cila pa u ndryshuar duhet të respektohet.

 

Kërkesa e deputetëve në Gjykatënn Kushtetuese për pezullimin e arrestimit të Sali Berishës

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 16/12/2023 09:51

    "Lavdi PDSH me ne krye shokun Sali" Parti Sali japim jeten kur te duash ti , edhe pse ngelem 30 nuk harrojme qe na bere miloner per jete... Komunizmi eshte gjalle ende ne shqiperi me ne kryje shokun Sali.

    Përgjigju
  • sapa: 16/12/2023 08:56

    Kur te arrestohet Papa Francesku atehere do shikoni edhe Saliun te arrestuar!Shqiptaret shohin enderra me sy hapur si gjithmone!Keta lojera qe ben politika edhe femijet e vegjel i kuptojne por jo shqiptaret!

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 16/12/2023 08:45

    Shyqyr që skan gja ndor kta hora, e ju erdhi fundi.

    Përgjigju
  • Iris: 16/12/2023 02:28

    30 veteranet-vullnetare te xhaxhit Sali!

    Përgjigju
  • Arsimi: 16/12/2023 00:27

    Nuk mundem te kuptoj a kam hy nje forum shqiptar apo serb apo grek qfar Emre kini more stanku jovani granit piripidis gugulismicis njerz me bishta tur ju kofta ju basket me kryeministrin serbo grek Ramoviqin

    Përgjigju
  • AltinTop: 15/12/2023 22:59

    Lista me deputetet anti-sistem. Heret a vone fatin e Berishes do keni.

    Përgjigju
  • Haha: 15/12/2023 21:03

    I zgjatii veshet Gazi pederi, medemek mbron parimet.haha Gazi qe i bie farfalles.

    Përgjigju
  • Vladimir: 15/12/2023 20:42

    Qerata i madh je more Bardhi,ti qe mburesh se e ke shume xhan Ameriken, aleatin me strategjik qe na futi ne NATO, firmos qe " NON-GRATA " te mos ndiqet penalisht nga SPAK-u ku Amerika e mbeshtet kete Drejtesi. Paskish pasur te drejte Xhaxhka me ato fjale....

    Përgjigju
  • Gjergj: 15/12/2023 20:00

    Po mbytet Saliu. Kèta lavjerrèsit e tij, "tregojnè devotshmèrinè e tyre", nè mos pèr tu mbytur me tè, tè paktèn ti tregojnè edhe njèherè, se sa do donin qè gjèrat tè shkonin sikur nuk ka ndodhur asgjè, as me NON GRATA dhe as me asnjè krim monstruoz tè kryer prej tyre. Gjykata kushtetuese èshtè adresa e gabuar pèr çèshtje tè tilla. Provojeni me babagjyshin e vitit tè ri njèherè. Ai, le tu marrè nè prehèr dhe tu fèrkojè kokèn. Mè tepèr, nuk bèn dot as ai i shkreti.

    Përgjigju
  • Alb: 15/12/2023 19:59

    Lavdi PPSH a jo ka ken per popullite.

    Përgjigju
  • arrnauti: 15/12/2023 19:48

    te zbatohen ligjet dhe kushtetuta evendit per kedo dhe jo me inate personale

    Përgjigju
  • Cole: 15/12/2023 19:40

    30 banditet e Saliut, eshte normale qe do firmosnin sepse saliu I ka bere pasaniker kur ishte ne qeverri, une njof sh mire leskaj si rrogetar shteti ka hotel ne tirane ,disa pasuri miliona eurosh dhe shum po shume miliona euro , .

    Përgjigju
  • Tropoja: 15/12/2023 19:09

    Gjykata Kushtetuese nuk ka tager te bllokoj Prokurorin te kerkoj heqen e imunitetit ne parlament. Sali berisha po mundohet te korrigjoj gabimet e veta por tani esht shum vone. ai ishte dashur ta ankimoj ne kushtetuese para se te skadojn 3 afate dhe te kerkojn heqen e imunitetit. Vitin e ri ne burg plak vicidoli

    Përgjigju
  • Dritan: 15/12/2023 18:33

    Ska nevoje per kaq shume argumenta ligjore e gjykate kushtetuese per dike qe ka ngrene e pire gjithe jeten e nuk i ka hyre gjemb ne kembe. Te jape doreheqjen si deputet si Saimir Tahiri e te gjykohet normalisht.

    Përgjigju
  • Meri: 15/12/2023 18:33

    Këta jam kamikaze të democrazis,këta jan shkakshtarët e çdo gjēje të keqe,që na ka ndodhur dhe po na ndodh,këta maskarenjë na kan mar frymën ,dhe nuk po na len të bëjmë nji hap para.

    Përgjigju
  • Ledi: 15/12/2023 18:31

    Mire e Ben se tani “udhetojne ne USA pa pashaport “ Gaz Bardhi e siguroj dhe non graten dhe jasht parlament it ne 2025

    Përgjigju
  • Linda: 15/12/2023 18:17

    Bardhi dhe Cupi jane te derguarit e posacem te Tabakut jane opozita nr3 .Keta jane tradhetaret e kombit shqiptar qe kerkojn te shpetojn kriminelin e kriminelave grabitqarin e pronave shqiptare kryemafiozin e krimit te organizuar ne kurriz te te ardhmes se popullit shqiptar! Duhet ta kuptoni sa te stastifikuar jane per te shpetuar vjedhjet kolosale qe kane bere te gjithe bashk ne bashkpunim!

    Përgjigju
  • Turpi: 15/12/2023 18:09

    Grupi i organizuar kriminal me emer e mbiemer. Ja ku jane te tere.

    Përgjigju
  • asolingo: 15/12/2023 18:03

    Qe tju them kafshe te 30-teve jo nuk ju them se ofendoj kafshet e tjera,nuk e di por duhet te jene alien te ardhur nga orbita HALE.

    Përgjigju
  • Arber Shqiponja: 15/12/2023 17:52

    Tashme me aresyetimin pse po respektohet kushtetuta.Hahaha keta janë menera si ri mire me asnje ane. Po ketë listen do ja dergojne Putinit.Ndoshta Pu(tanka)tinka i ben derman.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?