Ekskluzive/ Basha shpenzoi 9% të buxhetit të PD për lobim kundër ambasadores së SHBA-së

24 Tetor 2019, 07:14| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 14:29

  • Share

Shqiptarja.com dhe Report TV zbulojnë burimin e shumës prej 40 mijë USD, të përdorura nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të lobuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër emërimit të Kathleen Ann Kavalec, e propozuar për pozicionin e ambasadores amerikane në Tiranë.

Në qershor të vitit 2018, Basha firmosi një kontratë lobimi me vlerë 40 mijë dollarë me kompaninë “Sonoran Policy Group”, për të bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec. Për të financuar këtë kontratë, Lulzim Basha ka shpenzuar 9 për qind të parave të buxhetit të Partisë Demokratike për vitin 2018. Totali i të ardhurave të Partisë Demokratike për vitin 2018 është 52 094 711 lekë, nga të cilat 50 080 408 nga buxheti i shteti i shtetit dhe 2 014 303 nga kuotat e anëtarësimit. Në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nuk specifikohej ndonjë shumë e caktuar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në raport jepet vetëm shuma 4 853 230 në zërin ‘shërbime konsulence’.

Për këtë arsye, Shqiptarja.com iu drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duke i kërkuar informacion nëse kishte ‘depozituar Partia Demokratike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, gjatë vitit 2018, dokumentacion për shpenzimin e shumës prej 40 mijë USD për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës’. Pas disa muajsh rezistencë për të mos dhënë sqarime, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, më në fund, i urdhëruar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit, informon Shqiptarja.com se “Ekspertja Silvana Gjikdhima ka audituar fondet e përfituara dhe të shpenzuara nga Partia Demokratike. Nga komunikimi me eksperten në lidhje me çështjen që ju pretendoni, ekspertja shprehet se kjo shumë është përfshirë në raportin e Partisë Demokratike në zërin ‘shpenzime konsulence”. Duke e marrë si të mirëqenë përgjigjen e KQZ-së, kreu i PD k shpenzuar 9 % të të ardhurave të partisë, për të lobuar kundër kandidates për ambasadore të SHBA-së në Shqipëri.

Si u zbuluar kontrata
Kompania “Sonoran Policy Group” ka deklaruar në 30 janar 2019 detajet e lobimit për interes të Partisë Demokratike pranë Departamentit Amerikan të Drejtësisë. Një vëmendje e veçantë e fushatës lobuese të kësaj kompanie për interes të Bashës është bërë për sa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri si dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin. Sipas detajeve të siguruara nga Shqiptarja.com dhe Report TV, shefi ekzekutiv i kompanisë, Christian Bourge ka kryer 3 telefonata, 3 takime si dhe ka dërguar 6 e-maile në totale për llogari të PD-së me senatorët amerikanë.

Këto takime dhe biseda janë kryer me anëtarët e Senatit amerikanë për Politikën e Jashtme, të cilët po shqyrtonin dokumentacionin e kandidaturës Kathleen Kavalec për ambasadore në vendin tonë. Konkretisht, shefi ekzekutiv, Christian është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat, i cili rezulton të jetë i përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kavalec. Por edhe pse Kavalec ishte e nominuara e Presidentit amerikan Donald Trump, si dhe u përfol gjatë nga mediat amerikane si ambasadorja e re e SHBA në Shqipëri, emri i saj nuk kaloi dot Kongresin Amerikan duke mos u zgjedhur në këtë mënyrë si shefe e diplomacisë amerikane në vendin tonë.

Përgjigja e KQZ-së për Shqiptarja.com

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 24/10/2019 11:49

    Lulzim Basha nje deshtak i lindur,nje vegel ne duart e Sali Kriminelit.

    Përgjigju
  • edi: 24/10/2019 11:31

    Lulushi in ,te tjeret mbrapa .Keto plehra qe e zhyten e mbyten aromen Shqipetare jane bajgat qe per 30 vite kane folur per demokracy ,dhe kane lobuar me parate qe merrnin ne Rusi .Berisha ,Meta , Lulushi ,dhe Monika ,jane dora e pare ne SPAK te tjeret e gjejne vete rradhen qe llapin rrugeve si Qente,

    Përgjigju
  • beri: 24/10/2019 09:49

    PD ESHTE PARTI MAFJOZESH..... KJO ESHTE PARTIA QE SHQIPETARVE IU NGJALLI SHPRESEN POR QE KOMUNISTI I FUNDIT NE EVROPE SALI BERISHA E SHKATEROI....

    Përgjigju
  • Mala: 24/10/2019 09:35

    Sa vertet shpenzoi Basha me opoziten shqiptare per lobim qe Holanda te kundervihet,per dialogun e Shqiperise ne BE?!

    Përgjigju
  • 7×7=42: 24/10/2019 09:33

    Lyl shal ngjitmi s'vlen për karocjer jo më për kryetar partie. Lyli ështē shum i aft për vjedhje e për krime e për gjum lyli tum.

    Përgjigju
  • Vlora: 24/10/2019 07:22

    Parate e qorrave shpenzoi se mos dha nga te tijat. haahaha PD - ja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?