Sali Berisha

Ekskluzive/ Berisha në 1999: Kastriot Islami pjesë e vjedhjes së ndihmave, Baton Haxhiu përfaqësues i shquar i Kosovës

23 Nëntor 2020, 16:31| Përditesimi: 23 Nëntor 2020, 17:09

  • Share

Gjatë periudhës janar-maj 1999, në kulmin e mizorive të Millosheviçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, ish-kryeministri Sali Berisha ‘harroi’ përkohësisht luftën me Fatos Nanon, ndërsa nisi një fushatë sulmesh kundër drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sidomos ndaj Hashim Thaçit. Krahas akuzave ndaj UÇK-së, e cila konsiderohej nga Berisha si bandë komuniste-marksiste, njësi guerile që kopjonte Che Guevar-ën në Kubë dhe lojë e njerëzve të Millosheviçit, gazeta Rilindja Demokratike, praktikisht zëri i Berishës, kishte nisur edhe një fushatë denoncuese, duke pretenduar për vjedhje të ndihmave për shqiptarët e dëbuar nga Kosova dhe që kishin zbarkuar në Kukës dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Në numrin e gazetës Rilindja Demokratike të datës 1 maj 1999, Berisha akuzon edhe Kastriot Islamin si pjesë e mafies së vjedhjes së ndihmave për refugjatët nga Kosova. Sot Berisha dhe Islami janë në një front opozitar. Në artikull me titull “Stefani e ha në vend të Islamit’, flitet për një zyrtar të qeverisë që ishte shkarkua nga Pandeli Majko, në atë kohë kryeministër, për abuzime me ndihmat. Sipas ‘RD’, përgjegjës ishte Kastriot Islami dhe jo Stefani. ‘Mbetet që fajtori të kërkohej më afër kryeministrit, dhe, pikërisht tek Kastriot Islami, që në një mënyrë krejt të befasishme u caktua të merrej me menaxhimin e miliona dollarëve që kanë vërshuar për të ndihmuar në përballimin e krizës që shkarkoi mbërritja e qindra mijërave shqiptarëve të Kosovës të shpërngulur me dhunë nga rojet e tyre”, thuhet në artikull.

Në gazetën e Partisë Demokratike, të besuarit Berishës, artikulonin akuzat nga më të çuditshme me adresë të kundërshtarëve të tij të atëhershëm që nga Arben Imami, Sabri Godo, Neritan Ceka, Rexhep Meidani, Skënder Gjinushi etj. Në 18 maj 1999, deputeti i PD, Jemin Gjana, akuzon Sabri Godon dhe Skënder Gjinushin për një plan për eliminimin e politik të presidentit të atëhershëm të Kosovës, Ibrahim Rugova. Godo ishte në atë kohë një nga politikanët më aktivë në Kuvend, në mbështetje të luftës së UÇK-së në Kosovë. Godo drejtonte Partinë Republikane, e cila sot drejtohet nga Fatmir Mediu, aleat i Berishës.

Ndërkaq, disa figura që Sali Berisha sot i ka shpallur armiq dhe tradhtar, në atë kohë i shpallte përfaqësues të shquar të Kosovës. Berisha akuzon prej disa vitesh gazetarin Baton Haxhiu si agjent të Beogradit, bashkëpunëtor të Ramës dhe Thaçit, e cilëson Baton Stanishiq etj. Por, në vitin 1999, Berisha e konsideronte gazetarin Baton Haxhiun si përfaqësues i shquar i Kosovës. Në një reagim për ‘RD’, Berisha i kërkonte qeverisë socialiste “të hapë media e saj, pasi unë jam këtu për të denoncuar këtu faktin se Bukoshi, Blerim Shala, Baton Haxhiu dhe shumë përfaqësues të shquar, për të cilët kanë mbajtur hapur ekranet RAI, BBC. Uorld, rrejte televizive gjermane, franceze etj., nuk kanë pasur mundësi të nxjerrin asnjë mesazh ndaj qindra mijërave shqiptarëve dhe njerëzve të tyre që ndodhen në Shqipëri apo në Evropë”.

Gazeta ‘Rilindja Demokratike’ akuza ndaj Sabri Godos 18 maj 1999 

 Berisha për Baton Haxhiun në 10 prill 1999

 

 

Gazeta ‘Rilindja Demokratike’ akuza ndaj Kastriot Islamit 1 maj
 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Avni Rustemi: 23/11/2020 20:23

    Avniu na duhet sot. Si langaraqi esat toptani ashtu na duhet.

    Përgjigju
  • Genti: 23/11/2020 20:06

    ky tipi vetem per revolucion flet. Ky do vetem lufte. Ky filloi politiken duke djegur e shkaterruar dhe po shkon drejt vdekjes duke uluritur per te vdekur e te vrare. Nuk e gezon gje tjeter, vetem te shohe vuajtje e hidherim kenaqet. Zoti e pafte kete dhe te githe ata qe kenaqen si ky.

    Përgjigju
  • Sami: 23/11/2020 19:40

    Hapni cik ca thoshte Rama per Meten e Monen, se mender vetem tua merrte akulloren me goje kishte mbetur pa bete.

    Përgjigju
  • Tralala: 23/11/2020 17:31

    Propozoj qe sali berisha te behet mbret i shqiptareve ..derisa nuk ka burra ky vend ..jan lapanjosa te ter politikanet qe kan frik nga sala se ja fut koken ne bydh sala te gjith politikaneve..

    Përgjigju
  • ali asllani: 23/11/2020 16:46

    Po jo, grushti do të bjerë, përmbi krye të zuzarëve koha është e maskarenjve, por Atdheu i Shqiptarëve.

    Përgjigju
  • Bobo: 23/11/2020 16:43

    Gjithkund del Berisha o ju shofte emri rraca familja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?