Ekskluzive/ Bllokuan Rinasin, gjykata 'zhvesh' nga akuzat kontrollorët: Nuk ishin në turn kur fluturimet u 'morën peng', prokuroria të gjejë autorët

8 Shkurt 2022, 14:12| Përditesimi: 8 Shkurt 2022, 14:42

  • Share

Prokuroria e Tiranës i arrestoi dhe i vuri në akuzë tre kontrollorët për “pengim të qarkullimit të mjeteve të transportit” sipas neni 293 të kodit penal. Por pas 7 muajve hetime, kërkesa e prokurorisë për t’i marrë të pandehur u rrëzua në gjykatë, pasi sipas gjyqtares Migena Laska asnjë nga të pandehurit “Më 7 prill 2021, datë në të cilën rezulton se në Aeroportin “Nënë Tereza” janë shtyrë, pezulluar, anuluar, disa fluturime ndërkombëtare të planifikuara përgjatë asaj dite, nuk kanë qenë në detyrën e tyre të mëparshme, të kontrollori. Nuk kanë qenë në asnjë prej turneve të datës 7 Prill 2021”.

Megjithatë, gjykata çmon se pavarësisht pushimit të akuzës, hetimet duhet të vazhdojnë për të identifikuar persona përgjegjës, pasi tre të pandehurit, Flora Ndreca, Armand Fezga dhe Muhin Mezini, nuk e kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen. Një tjetër detyrë që gjykata i lë prokurorisë është të identifikojë personat të cilët me veprime e mosveprime konkrete kanë sjellë pengimin e fluturimeve.

Dezertimi i detyrës nga kontrollorët e Albcontrol solli asokohe edhe akuza politike mes palëve, ndërsa për disa orë kulla e kontrollit u mor në dorëzim edhe nga ushtria.

Për të arrestuarit mes tyre edhe tre të pandehurit prokuroria siguroi edhe përgjime nga rrjeti ËhatsApp që kishin ndërvepruar për të lënë punën, po për gjykatën këto prova nuk i bëjnë ata përgjegjës.

Më 7 prill 2021 rreth 60 kontrollorë bojkotuan punën në Albcontrol duke futur në situata shumë të vështirë tranportin ajror në vend dhe duke cenuar sigurinë kombëtare. Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl ndaluan punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar paaftë për punë. 

 

Pergjigjja ndaj gazetarit Arsen Rusta

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • eltion: 09/02/2022 11:50

    tani le te dale dhe te flase ballukja qe bente si njish ,apo kur jep gjykata keto vendime eshte e kapur se sju intereson ketyre ,ikni ore pirdhuni legena

    Përgjigju
  • Iris: 09/02/2022 00:54

    N.q.s.personat e akuzuar nuk kane qene te planifikuar ne turn,akuza bie.N.q.s.gjate katrahures qe u krijua ne kullat e kontrollit nga mungesa e kontrolloreve,ketyre personave u eshte kerkuar te paraqiten ne detyre dhe prape s'kane pranuar te paraqiten,akuza qendron.Per arsye moti,p.sh.nuk leviz dot per shkak te bores e akullit mund te justifikohen mungesat ne numer te madh,per arsye shendeti,mund te justifikohen mungesat e nje-tre personave,por jo ne mase, sikur ka rene dizanteria e kolera.Prokuroria dhe gjykata calojne ne punen e tyre.

    Përgjigju
  • lau: 08/02/2022 22:06

    Te dhjefsha gjykaten dhe gjykatesit qe kemi. Gazetar a ka mundesi te jepni emrin e gjyqtarit qe dha kete vendim.

    Përgjigju
  • Gripi: 08/02/2022 17:15

    Termet 7 balle per Qim Peken per perhapje paniku: Rwlutati 0 me bisht! Ndeshkim spektakolar per ata qe nxorren te dhenat personale te 1 milion shqipetareve; Rezultati?????? Nje gje " nuk kuptohet qarte" Kaq te veshtire e ka prokuroria te gjente qe ne fillim se kush e kishte turnin ate dite??? Veallai i kujt pusht-e tari? I kujt politiqeni? Djali ose vajza e kujt prej ketyre? Nusja, mbesa e kujt otej ketyte horrave pusht-tetare ose politiqene? Perse duhet te ngrinib kete akuze per keta kur nuk kane qenr ne turn??? Per keta mund te ngrihej akuze tjeter por jo kjo kur nuk paskan qene ne turn!!!! Hetimi paska deshtuar qe pa nisur per te mbuluar familjaret e horrave. Nese keta nuk kane qene ne turn prokurori maskara duhet te ndiqet penalisht. Por edhe ky skandal do harrohet. Ky vend nuk behet!!

    Përgjigju
  • Maks: 08/02/2022 17:00

    O obobo ca behet keshtu ne shqipri nga drejtesia Dikush denohet pse folen dy persona dhe nuk gjenden prova per nje komplot dhe venien ne rrezik sigurecen kombetare

    Përgjigju
    • Maks: 08/02/2022 21:31

      O haxhia saimiri u denu sepse duhej shpetuar sala iliri e edvini me kompani Droga ka hyr ne shqiperi qe nga vitet 90

    • Haxhia: 08/02/2022 20:51

      Jo se folen dy trafikante jo por se atyre trafikanteve ju krijoi lehtesira i favorizoi dhe keto me prova. Ne fillim thoshte si njoh por provat e sistemit tims, deshmia e policit te portit te vlores, pashaportat e pavulosura Audi A8 e nxorren zbuluar. 2 paketa coji dhe ti.

  • Një: 08/02/2022 16:38

    Kemi një drejtësi palaço, të lyer në korrupsion kokë e këmbë. Jemi me fat ata që ikëm dhe nuk jetojmë më atje, kjo është një shoqëri e degjeneruar nga korrupsioni.

    Përgjigju
  • tirona: 08/02/2022 15:57

    Loje gjyqtaresh qe faktet ishin sheshit

    Përgjigju
  • ervin: 08/02/2022 15:33

    Nuk vazhdohet me gjyqetare te ndyre e te paguar, dihet qe rrogat ne ate institucjon ishin maramendese prandaj gjykata eshte blere. Keta ndyresira bojkutuan vendin e punes duke i sjelle shtetit nje dem gjigand prandaj duhen denuar.

    Përgjigju
    • Gzimi: 08/02/2022 19:47

      Po pse nuk kane te drejte njerezit te bejne greve e te kerkojne te drejtat e tyre. Turpi eshte qe i ndoqen penalisht per shkak te greves. Popull i shtypur qe nuk pranon as kur te tjeret kerkojne te drejtat e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?