Andrea Ndoji

Ekskluzive/ Braktisi kombëtaren shqiptare, UEFA lejon Andrea Ndojin të luajë për Greqinë

23 Maj 2023, 20:29| Përditesimi: 23 Maj 2023, 20:32

  • Share

Andrea Ndoji, mbrojtësi 20-vjeçar i Olympiacos ka marrë dritën jeshile nga UEFA dhe tanimë është gati të luajë për kombëtaren greke të futbollit. Djaloshi i lindur në Athinë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë, duke luajtur edhe në një ndeshje për ekipin U-21.

Pak muaj më parë, ish-trajneri Reja e ftoi Ndojin në Kombëtaren A, me këtë të fundit që refuzoi duke zgjedhur Greqinë. Ndoji nuk mundi të ishte pjesë e helenëve në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2024, teksa Report Tv mëson se pak ditë më parë UEFA i ka dhënë dritën jeshile lojtarit për të luajtur me Greqinë.

Këtë sezon Ndoji ka qenë titullar me Olympiacos, duke zënë vend në qendër të mbrojtjes. Për ndeshjet e radhës në qershor, Greqia e trajnerit Gustavo Poyet do mund të aktivizojë edhe shqiptarin Ndoj.

Komento

Komente

  • Leris: 23/05/2023 23:45

    E ka ber fort mir … se ne ???????? per te luajtur me kombetaren Duka kerkon zarfin ne 500 euro.

    Përgjigju
  • Populli: 23/05/2023 22:32

    Stë mate dot trrupin bluzen e komtares tonë ee? Apo stë pëlqente hymni kombëtar? "Bravo" Sotir Nini nr 2

    Përgjigju
    • Per te mencurin…or tej: 24/05/2023 10:48

      Po ky sikur luajti me shqiptaret ne fillim? apo jo or tejjj. Mos ndoshta u duk vetja paolo maldini i greqis dhe ndryshoj mendjen or tejjj

    • Or tej: 23/05/2023 23:51

      Ka lindur ne greqi, eshte rritur dhe bere futbollist ne greqi or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?