Ekskluzive/ ‘Çmendi’ gruan duke e rrahur, burri nga Mati pagoi një sheh që t’i hiqte magjinë! Popaj: ‘Rituali’ me kaçavidë për qetësi shpirtërore

6 Shtator 2023, 12:25| Përditesimi: 6 Shtator 2023, 13:15

  • Share

Policia në Mat, tha zyrtarisht të martën, se pas informacioneve që kishte siguruar se një 48-vjeçar dhunonte bashkëjetuesen 33-vjeçare si fizikisht ashtu dhe psikologjikisht, ndërhyri dhe e arrestoi, ndërsa në banesë i gjeti 380 fishekë pa leje.

Sipas policisë, gruaja kishte pësuar dëmtime të shëndetit mendor, dhe pa e ditur se dhunohej nga burri, familja e vajzës e kishte trajtuar me mjekim në spitalin psikiatrik në Tiranë.

I vënë në presionin e familjarëve se përse 33-vjeçarja kishte përfunduar në këtë gjendje, burri, Dario Bruçi, pretendoi se asaj i kanë bërë magji, dhe për këtë kontaktoi dhe pagoi një 37-vjeçar nga Kosova, i cili erdhi në banesë për ta shëruar, një ritual në të cilin sipas një video të publikuar nga policia, përdor edhe një kaçavidë me të cilën e godet gruan në trup. Kosovari, Kujtim Popaj u vu në hetim në gjendje të lirë nga policia për mashtrim.

Por në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, Kujtim Popaj thotë se nuk është mjek magjie, por e prezanton veten “ambasador diplomatik dhe mban titullin e nderuar Shejh në mesin e 12 Tarikateve”.

Kontaktin e parë me të arrestuarin Dario Bruçi, 37-vjeçari nga Kosova e ka pasur në qershor të vitit 2022 dhe pas insistimit të burrit nga Burreli për t’i shëruar gruan, ka shkuar një herë në banesën e tyre. Tregon se nga biseda e shkurtër që ka bërë me 33-vjeçaren, ajo nuk i ka treguar se dhunohej nga bashkëjetuesi.

Kaçavida e përdorur gjatë ritualit ku ai thotë se ka lexuar vetëm fjalë të fesë islame, përdoret jo për ta dëmtuar, por për t’i dhënë qetësi shpirtërore.

“Misioni i jetës sime përcillet rreth përdorimit të emrit hyjnor të Allahut për të nxitur shërimin dhe mirëqenien mes atyre në nevojë. Ky person më ka kontaktuar përmes rrjetit social Facebook në datën 3 qershor 2022 me kërkesën për të biseduar me mua përmes thirrjes. Gjatë bisedës ai më ka njoftuar se gruaja e tij nuk ndihet mirë dhe se ka probleme ku edhe më ka dërguar disa video duke thënë: Shiko si është gjendja në familjen time dhe gruan time. Ai ka hezituar që të vijë tek Teqja ime në Kosovë dhe më ka bërë kërkesë të veçantë që t’i vizitoj në Shqipëri.

Unë kam shkuar atje vetëm një herë dhe kam punuar me lutjet e mia fetare të cilat çdo person i cili është në këtë rrugë i kupton dhe i njeh. Puna ime ka pasur të bëjë vetëm me gjendjen shpirtërore dhe emocionale të gruas së personit në fjalë dhe nuk kam parë ndonjë shenjë dhune apo edhe nuk më ka njoftuar gruaja e tij përmes bisedës se diçka e tillë ka ndodhur”, thotë ai për Report Tv.  

Mjeti i paraqitur në video është një pjesë e një procesi shpirtëror që përdoret për të pastruar shpirtin nga energjia negative dhe për të ofruar ngushëllim dhe qetësi për individët e prekur nga sihr (vuajtje shpirtërore). Ky proces është i rrënjosur thellë në besim dhe mirëqenie shpirtërore, duke synuar të ndihmojë ata që kanë nevojë të gjejnë paqe dhe shërim. Nuk shoqërohet me dhunë apo dëmtim në asnjë mënyrë", thotë ai për Report Tv.  

 

VIDEO nga rituali

Ora 15:19
I ishte fiksuar se gruaja kishte magji dhe e rrihte, 48-vjeçari nga Burreli kishte vetëm pak ditë që ishte kthyer nga emigracioni

Mësohet se 48 vjeçari Dario Bruçi kishte pak kohë që ishte kthyer nga emigracioni. Sipas informacioneve, ai bënte një jetë në lëvizje në disa vende të Evropës, ndërsa nga qytetarët e Burrelit nuk njihet si problematik.

Pak javë më parë ai është kthyer në vendlindje së bashku me bashkëjetuesen, pasi i kishte ndërruar jetë nëna.

Burime të besueshme thanë se edhe vetë Dario ishte fiksuar kohët e fundit se i kanë bërë magji familjes së tij, ndërsa nuk dihet në ç'rrethana ai ka takuar 37 vjeçarin Kujtim Popaj nga Kosova.

Prej 4 ditësh 33 vjeçarja ndodhet në spital në Tiranë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa 48 vjeçari është i arrestuar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arioni: 07/09/2023 12:53

    Shpellar po hoxha leshi nga Kosova po kaq hunj jini Kosovaret shkojnë me grat e njeri tjetrit o plehra Injorant te epokës se majmunit.

    Përgjigju
  • Malsori: 06/09/2023 13:47

    Hahahaha ne vitin 2023 thirrin hoxhen e Allahut te kohes pordhes me shendosh njeriun,jeni me te vertet shpellarak primitiv beduine,turpi i Europes

    Përgjigju
  • Uee: 06/09/2023 13:23

    Si na munci qe jetojn kshu lloj njerzish nkto an. Dhe nafganistan jan me tcivilizum ta marsha pa ta dhansha

    Përgjigju
  • Dis: 06/09/2023 12:48

    O matjanë a nuk ju mjaftuan veprat e Mbretit Zog, qe u tregoi vendin mullahllareve? - Pse kruheni me me ta.

    Përgjigju
  • Stela: 06/09/2023 12:46

    Kto gjoja bamires duhen var ne litar

    Përgjigju
  • fitim: 06/09/2023 12:40

    mesjetë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?