Ekskluzive/ Si ndryshoi në vitin e fundit pasuria e Ramës, Metës dhe Bashës

11 Maj 2018, 07:15| Përditesimi: 11 Maj 2018, 11:27

  • Share

Shqiptarja.com zbulon ekskluzivisht ndryshimet në pasurinë e krerëve më të lartë të shtetit shqiptar gjatë vitit 2017. Presidenti i Republikës, Ilir Meta, gjatë vitit që lamë pas, së bashku me Monika Kryemadhin, deklaron hapjen e një llogarie me vlerë 140 mijë paund ose 160 mijë euro për shkollimin e fëmijëve.

Po gjatë këtij viti, bashkëshortja e Presidentit, Monika Kryemadhi, kryetare e LSI, ka shitur dy apartamente banimi me sipërfaqe 101 m2 dhe 166 m2, me vlerat përkatëse 55 550 dhe 58 806 euro. Kujtojmë që gjatë vitit 2016, kryetarja e LSI, ka shitur 4 apartamente të tjera, me vlerë 345 mijë euro, 60 958 euro, 85 088 euro dhe 57 885 euro.

Sa i takon të ardhurave për vitin 2017, Ilir Meta deklaron 982 830 lekë pagën si Kryetar Kuvendit dhe më pas 982 830 lekë pagën si President si dhe 2 500 euro të ardhura të tjera nga Presidenca. Ndërkaq, kryetarja e LSI deklaron 1 993 386 lekë pagën si deputete si dhe pakësimin e një llogarie bankare në Credins me 131 mijë euro.  

Kryeministri Rama
Gjatë vitit 2017, bashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, deklaron zgjerimin e tokës në Surrel, duke blerë edhe 2 240 m2 sipërfaqe toke ullishte dhe arë, me vlerë 6 930 000 lekë. Zgjerimi është bërë për arsye funksionale në truallin ku është ndërtuar shtëpia. Ndërkaq, kryeministri Rama ka shitur për 50 milionë lekë të vjetra apartamentin e banimit parafabrikat në Tiranë, me sipërfaqe 59 m2.

Gjatë vitit që lamë pas, Rama deklaron 2 015 199 lekë të ardhura nga paga si kryeministër, 51 000 lekë honorare të tjera si dhe 3 894 352 lekë të ardhura nga krijimtaria artistike. Kryeministri vijon të shlyejë një kredi me vlerë 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, ku detyrimi i mbetur është 26 460 euro.

Nga ana tjetër, Linda Rama, gjatë vitit 2017, deklaron të ardhura nga puna si eksperte 1 849 983 lekë, të ardhura nga honoraret 1 241 276 lekë, qira nga apartamentet 2 712 180 lekë dhe interesa bankare 2 394 lekë. Ndërkaq, i biri i kryeministrit Rama, Gregor Rama, rezulton se jeton me qira si dhe se gjatë vitit 2017 ka marrë 400 mijë lekë të vjetra borxh. Nga shitja e vlerave të artit, Gregori, gjatë vitit 2017, ka fituar 28 mijë euro.


( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së kryeministrit Rama

Kreu i PD Lulzim Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë vitit 2017, deklaron vetëm pagën si deputet 436 556 lekë si dhe të ardhura si kryetar opozite në vlerën 923 200 lekë. Ndërkaq, bashkëshortja e kryetarit të opozitës deklaron 19 240 euro të ardhurash si drejtuese programesh.

Para se të hynte në politikë, Lulzim Basha ka deklaruar një shtëpi banimi në Holandë me vlerë 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 mijë dollarë, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro si dhe bashkëpronarë në tre pasuri të tjera të paluajtshme.

Gjithashtu, pasa se të bëhej pjesë e politikës, Lulzim Basha ka deklaruar makinë me vlerë 72 mijë euro, depozitë bankare 52 mijë dollarë, depozitë bankare 81 mijë euro, pikturë 6 500 euro, orë dore në vlerën 5 200 euro, orë dore 4 500 euro, unazë diamanti në vlerën 11 500 euro dhe servis porcelani në vlerën 6 800 euro.

Pasuria e Presidentit Ilir Meta viti 2017
Pakësim në Credins, 538 824 lekë.
Llogari në Credins, shtuar 1 702 lekë.
Paga si Kryetar Kuvendi, 982 830 lekë.
Paga si President, 982 830 lekë.
Të ardhura të tjera nga Presidenca, 2 500 euro.
Overdraft, 106 954 lekë.

( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së Presidentit Meta

MONIKA KRYEMADHI
Shitje apartament banimi, 101 m2, 55 550 euro.
Shitje apartament banimi, 166 m2, 58 806 euro.
Llogari në Credins, shtuar 8 037 lekë.
Llogari në Credins, pakësuar 131 053 euro.
Llogari në Credins 140 mijë paund pagesë për shkollimin e fëmijëve ose 160 mijë euro.
Paga si deputete e Kuvendit, 1 993 386 lekë.
Overdraft 264 239 lekë.
Llogari në emër të .... Metaj, 71 euro.
Overdraft, 210 208 lekë.

Pasuria e kryeministrit Edi Rama viti 2017
Llogaria bankare pakësuar me 319 183 lekë.
Shitje apartament banimi parafabrikat, me sipërfaqe 59 m2, me vlerë 5 000 000 lekë.
Të ardhura nga paga për 2017, 2 015 199 lekë.
Të ardhura nga krijimtaria artistike, 3 894 352 lekë.
Honorare të tjera, 51 000 lekë.
Detyrim kredie në Intesa SanPaolo, 80 mijë euro, me afat 10 vjet, aktivizuar në 2013, detyrimi i mbetur 26 460 euro.

LINDA RAMA
Të ardhura personale, plus 5 092 665 lekë.
Gjendja cash, - 50 000 lekë.
Blerje tokë ullishte dhe arë në Surrel me sipërfaqe 2 240 m2, me vlerë 6 930 000 lekë.
Të ardhura nga puna si eksperte, 1 849 983 lekë.
Të ardhura nga honoraret, 1 241 276 lekë.
Qira apartamentet, 2 712 180 lekë.
Interesa bankare, 2 394 lekë.

GREGOR RAMA
llogari bankare në Tirana Bank, - 9 000 lekë.
Llogari bankare në Tirana Bank, + 3 131 euro.
Të ardhura nga shitje e veprave të arrtit, 28 mijë euro.
Kontratë qiraje me afat 2-vjeçar, 432 000 lekë.
Marrë hua, 400 000 lekë.

Pasuria e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha viti 2017
Të ardhura si deputet, 436 556 lekë.
Rimbursime për telefon dhe karburant, 128 511 lekë.
Paga si kryetar i PD, 923 200 lekë.
Paga e bashkëshortes si drejtuese programesh, 19 240 euro.
Pasuri të mëparshme të Lulzim Bashës
Shtëpi banimi në Holandë 510 000 gulden.
Apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollarë.
Apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro.

1/3 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
1/4 të një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
1/4 pjesë të një trualli 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollarë.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.

Pikturë në vlerën 6 500 euro.
Orë dore në vlerën 5 200 euro.
Orë dore në vlerën 4 500 euro.
Unazë diamanti në vlerën 11 500 euro.
Servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë, pjesa 25%.

Bashkëshortja Aurela Basha
Të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
blerje e një apartamenti në Kavajë
Shitja e banesës në Hollandë në vlerën 257 500 euro
Bashkëshortja Aurela Basha pagë në vlerën 51 391 euro.
Bashkëshortja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, bashkëpronare me 33%.

Ora 07:29
Pasuria/ Shkëlzeni në krizë pas rrëzimit të Berishës nga pushteti

Nëse gjatë kohës kur kishin babain kryeministër deklaronin deri në 300 mijë euro në vit të ardhura në fushën e konsulencës dhe pasurive të paluajtshme, pas rrëzimit të Sali Berishës nga pushteti, fëmijët e tij, Argita dhe Shkëlzeni, deklarojnë fitime modeste nga ky aktivitet.

Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e familjes Berisha për vitin 2017, ku ndryshe para vitit 2013, tashmë mungojnë apartamentet e reja dhe shumat e mëdha të parave të fituara nga konsulenca dhe ndërmjetësimi. Referuar deklaratave të pasurisë, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, ka fituar vetëm 3 milionë lekë nga aktiviteti i tij në fushën e konsulencës.

Vitin që u larguar Sali Berisha nga pushteti, Shkëlzeni rezulton se ka krijuar kompaninë ‘Albanian Legal Company’, nga e cila deklaron 959 784 lekë pagë vjetore. Gjithashtu, Shkëlzen Berisha, gjatë vitit 2017, deklaron rrudhje të pesë llogarive bankare dhe shtim të vetëm një llogarie bankare.

Gjatë këtij vitit, Shkëlzeni deklaron se ka shlyer një borxh me vlerë 75 mijë euro si dhe kredinë për blerjen e një makine me vlerë 11 836 euro. Ndërkaq, Argita Berisha, gjatë vitit 2017 deklaron 40 mijë euro të ardhura nga dhënie e apartamenteve më qira, 1 456 507 lekë pagën në Fakultetin e Drejtësisë si dhe 1 937 712 lekë të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private.

Ashtu si Shkëlzeni, edhe Argita deklaron vetëm 22 977 euro të ardhura nga konsulenca. Argita deklaron pakësimin e 4 llogarive bankare si dhe shtimin e gjashtë llogarive të tjera. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaron si të ardhura 1 323 121 lekë pagën si deputet, 439 996 lekë dieta si dhe shtimin e dy llogarive me 583 365 lekë dhe 53 USD.

Liri Berisha deklaron shtimin e tre llogarive bankare me shumat 1 148 lekë, 1 148 lekë dhe 790 468 lekë. Gjithashtu deklaron pensionin 790 468 lekë dhe 3 296 lekë interesa bankare.

Pasuri të tjera të Shkëlzenit
Në vitin 2009, Shkëlzen Berisha deklaronte 308.599 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme si dhe makinë 18 mijë euro. Në vitin 2010, Shkëlzen Berisha deklaronte 150 000 euro të ardhura nga aktiviteti provat në fushën e pasurive të paluajtshme, 3 632 528 lekë të ardhura si konsulent juridik.

Në vitin 2013, deklaronte blerje apartamenti me sipërfaqe 198 m2 dhe parking në ETC, me vlerën 346 500 euro, të ardhura nga konsulenca 4 520 814 lekë, 31 964 euro të ardhura nga dhënia e apartamentit te ETC me qira dhe pagesë qiraje për zyrat në Lundër 4 800 euro.

Pasuria e familjes Berisha për vitin 2017

Ndryshimet në pasurinë e Shkëlzen Berishës viti 2017
Intesa Sanpaolo, minus 156 euro, minus 25 477 euro.
Intesa Sanpaolo, minus 1 167 746 lekë, - 4 euro.
Societe Generale Albania, - 1 184 euro.
Llogari në Credins, - 810 lekë.
Llogari në Credins, - 31 679 lekë.
Llogari në SEB Suedi, + 3 570 SEK.

Të ardhura nga konsulenca, 3 000 000 lekë.
Të ardhura nga punësimi tek shoqëria ‘Albanian Legal Company’ 959 784 lekë.
Shlyerje huaje, 75 mijë euro.
Rinovuar overdrafti, 2 340 euro.
Shlyer kredia e makinës, 11 836 euro.

Ndryshimet në pasurinë e Argita Berishës viti 2017
BKT, - 1 800 lekë.
Banka Credis, 104 euro.
Banka Credis, + 186 USD.
Intesa Sanpaolo, - 31 USD.
Intesa Sanpaolo, + 36 582 euro.

Prokredit, - 3 350 lekë.
Alpha Bank, + 1 632 984 lekë.
Raiffeisen, + 1 694 440 lekë.
Raiffeisen, + 1 312 euro.
Raiffeisen, + 11 USD.
Paga në Fakultetin e Drejtësisë, 1 456 507 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në fakultete private, 1 937 712 lekë.
Të ardhura nga konsulenca, 22 977 euro.
Të ardhura nga qeratë, 40 mijë euro.
Të ardhura nga interesat, 232 USD.
Honorare dhe shpërblime, 358 078 lekë.
Pagesë projekti për botime, 250 euro.

Ndryshimet në pasurinë e Sali dhe Liri Berishës viti 2017
Sali Berisha në Raiffeisen, + 583 365 lekë.
Sali Berisha në Raiffeisen, + 53 USD.
Së bashku në Intesa Sanpaolo, - 18 USD.
Liri Berisha në Raiffeisen, + 1 148 lekë.

Liri Berisha në Raiffeisen, + 1 148 lekë.
Liri Berisha në Credins, + 790 468 lekë.
Paga Sali Berisha si deputet, 1 323 121 lekë, dieta 439 996 lekë.
Pensioni Liri Berisha, 790 468 lekë.
Interesa bankare Liri Berisha, 3 296 lekë.


( Kliko këtu ) për dekleratën e plotë të pasurisë së ish-Kryeministrit Berisha

Pjesë nga pasuria e Shkëlzen Berishës ndër vite
Të ardhura nga ndërmjetësimi 210 000 euro (2015).
Të ardhura nga qiratë 47 956 euro (2015).
Blerje apartamenti 346 500 euro (2013).
Të ardhura nga konsulenca ligjore 4 520 814 lekë (2013).
Dhënia e apartamentit te ETC me qira, 31 964 euro (2013).

Të ardhura si konsulent ligjor 5 668 384 lekë (2012)
Blerje automjeti me vlerë 85 000 euro (2012).
Të ardhura nga aktiviteti privat 150 000 euro (2010)
Të ardhura si konsulent juridik 3 632 528 lekë (2010)
Makinë 18 mijë euro (2009)
Të ardhura nga aktiviteti privat 308.599 euro (2009)

Pasuria fillestare e Argita Malltezit
Apartament 77 metra katrorë në Tiranë, përfituar nga privatizimi
Apartament 95 m2 dhe garazh, i blerë duke shkëmbyer me një apartament tjetër dhe 14 mijë dollarë
Shtesa anësore e pallatit, 60 metra2 e pa hipotekuar. Vlera 20 mijë dollarë
Apartament plus parking, 188 metra2, vlera 125 mijë dollarë
Apartament 141 metra2, vlera 100 mijë dollarë
Dyqan 33 metra katrorë, vlera 26 mijë euro

Gjysmë vile në bregdet Gjiri i Lalëzit, vlera 56 mijë euro
Tokë tre mijë metra2, vlera gjashtë milionë lekë
Apartament 120 metra2, vlera 150 mijë euro
Apartament 200 metra2, vlera 100 mijë euro
Makina Mitsubishi 8500 dollarë
Makinë Benz klas A, 5 mijë euro

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Akaunter: 12/05/2018 13:23

    MESAZH PER ARTAN HOXHEN GAZETAR IVESTIGATOR I LUTEMI SI NJE GAZETARSHUME INTELIGJENTE TRIM DHE PROFESIONAL TE INVESTIGOJE ED RAMEN ILIR METEN DHE LUL BASHEN PER NUMUR AKAUNTI QE KANE NE BANKA OFFSHORE QE JANE BANKA QE NUK TREGOJNE ORIGJINEN E PARAVE KJO DO ISHTE NDIHMA ME E MADHE PER KETE POPULL QE VUAN NGA POLITIKA KETO TE DHENA QE SHFAQEN KETU JANE QESHARAKE DHE ESHTE TURP TI PUBLIKOSH KETU LUHET ME MILJONA EURO DHE JO ME MIRA EURO QE DEKLAROHEN

    Përgjigju
  • Emigrati.: 11/05/2018 12:50

    Robt te P.D. LSI. P.S TË GJIDHVE

    Përgjigju
  • Shaban: 11/05/2018 12:25

    Ju xaft frymen se haram e kan .Don zoti nuk ju pesojn femijt por e hangshin koka e tyne.

    Përgjigju
  • Emigrant: 11/05/2018 11:42

    E Po te shesesh nje apartament parafabrikat 50 miljon leke te vjetra 59 m katrore kjo NUK HAHET TE PRETENDOSH QE KE SHITUR PIKTURAT ABSTRAKE QE I KA IKUR KOHA QE AS KUSH NUK I BLEN ME ATE LLOJ SHUME QE RAMA DEKLARON ESHTE E PA BESUSHME ATE QE DEKLAROHET PERSHTEPINE E SURRELIT ESHTE NJE MASHTRIM SHTEPIA E SURRELIT ESHTE NJE INVESTIM ME MBI 5 miljon euro E SHOQJA LINDA FSHEN TE AEDHURA KOLOSALE QE NUK MUND TE DEKLAROHEN ME FJALE TE TJERA Z RAMA ESHTE KOMPLET I KORRUPTUAR. KJO ESHTE E PARA. E DYTA KU JANE DEKLARIMET E PAGESAVE TE TAKSAVE DHE I KONTRIBUTEVE TE TJERA SHOQERORE NUK EKZISTOJNE UNE QE PO SHKRUAJ E KAM PAGESEN 4 HERE ME TE MADHE SE E RAMES DHE NUK I KAM KETO ASETE QE KA RAMA JAME SHUME POSHTE UNE PAGUAJ TAKSA VJETORE PLUS NE CDO CHEK 1/3 E PAGESES JAVORE SHKON PER TAKSAT DHE SIGURIMIN TIM SOCIAL DHE PERFUNDIMISHT DUA TE THEM QE ED RAMA EI FHSHEH TE ARDHURAT DHE ESHTE KI KORRUPTUAR TE NJEJTEN GJE KAM THENE DHE PER ILIR METEN DHE PER BASHEN

    Përgjigju
  • Luti: 11/05/2018 07:50

    Mos ja qani hallin shkelzeni se ai i ka mbushur bodrumet, jorganin dhe jastekun me para.

    Përgjigju
    • Shkodra.: 11/05/2018 12:15

      Ju qanja hallin 36 tone drog te edi rames e ps vetem per vitin 2017 te. balosh i trafikut qe ju konvenon nje shqiperi si avganistani.

  • Andi: 11/05/2018 07:44

    Monika ka edhe 30 shtepi te tjera, vile ne bllok dhe ne Gjirin e Lalzit. Si i beri kjo gjithe keto pssuri?

    Përgjigju
  • Tutu: 11/05/2018 07:39

    Kjo eshte me te vertete estrade.... ky vend edhte nje grope fekale... dhe mos i zini me ne goje shqiponjat por vec mizat e haleve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?