Pas identifikimit të ligjvënësve më të pasur, Report Tv sjell sot ekskluzivisht të dhëna të reja befasuese nga pasuria e deputetëve të rinj, të zgjedhur në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021. Deputeti i PD-së në Berat, Tomor Alizoti, deklaron se, në shtator të vitit 2005 ka blerë një apartament në Tiranë me vlerë vetëm 100 mijë lekë. Vlera e deklaruar ka një diferencë të madhe me vlerën e tregut imobiliar. 11 vite më vonë, Alizoti ka blerë një apartament po në Tiranë, me sipërfaqe 51 m2, me vlerë 65 mijë euro. Alizoti ka në pronësi 2/24 e 850 mijë m2 pyll si dhe 2/12 e rreth 700 mijë m2 pyll.
Ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, i zgjedhur deputet për të herë të parë, deklaron një vilë dy kate, me vlerë 5.7 milionë lekë. Si burim të ardhurash Mziu deklaron të ardhura nga puna si emigrant në Greqi nga viti 1992 deri në 1995, punë të ndryshme krahu, ndihmë nga të afërmit e tij, para të kursyera nga paga e tij më vonë dhe e bashkëshortes, si dhe një kredi 2.8 milionë lekë.
Ndërkaq, deputetja e PS-së Gerta Duraku deklaron se babai i ka financuar blerjen e një apartamenti në Tiranë, me vlerë 210 mijë euro, me sipërfaqe 131 m3. Deputetja thotë se 2 milionë lekë ose 20 mijë USD ia ka dhënë vëllai. Deputetja e PS-së në Shkodër, Edona Bilali, njëherësh, ministre e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, thotë se nëna dhe motra i kanë dhënë 5 milionë lekë (rreth 42 mijë euro) për të blerë një apartament me sipërfaqe 80 m2 në Tiranë, me vlerë 97 mijë euro.
Deputeti i PS-së që përfaqëson Devollin, Ilir Topi, deklaron një shtëpi 3 kat, me sipërfaqe 384 m2, me vlerë 3.5 milionë lekë, ku si burim deklaron të ardhura nga emigracioni dhe bujqësia.
Deputetit të ri demokrat, Lefter Gështenja deklaron se ka krijuar me të ardhura nga emigracioni si dhe të ardhura familjare pasuri si; shtëpi dy kate në Tiranë, 360 m2, me vlerë 6 milionë lekë, ambient shërbimi në Tiranë 265 m2, me vlerë 80 mijë euro, shtëpi banimi në Qerret 73 m2 dhe me vlerë 25 mijë euro, garazh në Tiranë 80 m2 me vlerë 13 mijë euro, rreth 2 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë rreth 80 mijë USD dhe makinë 20 mijë euro.
(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Edona Bilalit)
(Kliko këtu për pasurinë e Greta Durakut)
(Kliko këtu për pasurinë e Ilir Topit)
(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Lefter Gështenjës)
(Kliko këtu për të lexuar pasurinë Tomorr Aliazotit)
(Kliko këtu për pasurinë Xhelal Mziut)
Sa i ka ecur emigrimi ktyre,un me profesion 20 vjet në emigrim dhe s'po ja dal të mbaroj dot 2 dhoma guzhinë. Ktu tu vjel domote nbujsi me Vila. Kam ngatërru profesion m'duket.
PërgjigjuXhelali jo lek te ket po boten te ket nje katunar i rendomt do ngelet
PërgjigjuE ka vrare pak dhe dielli demokrat se surrati po si katnar i rri dit e not.
Hajt se këto pasuri po e kuptoj që dikush i ve nga emigracioni e dikush nga ndihmat e familjarëve gjë që është për t'u verifikuar. Por unë nuk arrij dot të kuptoj se si bëhesh pronar pylli. Ndërkohë që pyjet janë nëpër kodra e male. Paskan privatizuar edhe pyjet, dmth edhe oksigjenin këta plehra..?! Sepse një ditë ai kujtohet dhe thotë po i pres këto pemë. Dhe pak ky e pak një tjetër dëmi që i bëhet Tokës është i pallogaritshëm. Për mendimin tim çfarë janë hapësira me pyje dhe hapësirat në bregdet, pronë private nuk duhet të egzistojë.
Përgjigju