Deputetët e rinj/ Dënimet, e kaluara dhe profesionet: Më të kualifikuarit dhe ata me diploma Kristali

26 Prill 2019, 07:35| Përditesimi: 26 Prill 2019, 12:32

  • Share

Njëzetë e shtatë kandidatë në listat e Partisë Demokratike dhe LSI pranuan të merrnin mandatin e deputetit, duke mos iu bindur urdhrit të partive të tyre, ndërsa numri i ‘dezertorëve’ pritet të rritet gjatë ditëve në vijim deri në shterimin e listave shumemërore. Përpos tyre, Klajdi Qama nga lista e LSI Berat dhe Indrit Hoxha nga lista e PD Tiranë kanë dorëzuar formularët e dekriminalizimit të në KQZ, duke sinjalizuar vullnetin për marrjen e mandatit të deputetëve. Ndërsa tre deputetë, Lefter Koka i LSI dhe Rudina Hajdari e Myslim Murrizi nga PD, nuk pranuan dorëzimin e mandateve të përfaqësimit në Kuvend, duke e çuar në 32 numrin e ligjvënësve të opozitës së re në Parlament. Formimi dhe konsolidimi i opozitës së re, përfshirë edhe lëvizjen e fundit për krijimin e dy grupeve parlamentare, ishte një goditje ndaj skenarit të PD-LSI për krijimin e një krize të paprecedentë vend, përmes aktit ekstrem të djegies së mandateve, për të gjymtuar Parlamentin.

Po çfarë përfaqësojnë deputetët e opozitës së re? Cila është e kaluara e tyre dhe çfarë profesionesh kanë? Nga verifikimet e kryera nga Shqiptarja.com, vetëm dy nga grupi i deputetëve të opozitës së re janë dënuar më parë nga gjykatat. Ata janë Alban Zeneli nga listat e PD dhe Ylli Shehu nga listat e LSI. Zeneli është dënuar me 6 muaj burg në 1992 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Ai është dënuar me gjobë edhe në vitin 1996, për veprën penale të kundërshtimit të punonjësve të Policisë dhe prishje të qetësisë publike. Ndërsa Ylli Shehu është dënuar në vitin 2007 me gjobë për kontrabandë mallrash. Ai është dënuar sërish në vitin 2008 me gjobë për veprat penale të falsifikimit dhe kontrabandës. Ndërkaq, aleati i Lulzim Bashës, Artur Rroshi, është vendosur nën arrest nga Prokuroria për shkak se ka vendosur një kandidat për Bashkinë Tiranë pa vullnetin e tij, por çështja në ngarkim të tij është pushuar nga gjykata. Ligjvënësit e tjerë nuk kanë deklaruar asnjë llogari në të kaluarën me drejtësinë.

Arsimimi

Nga verifikimet e kryera nga Shqiptarja.com, deputetët e rinj më të arsimuar dhe të kualifikuar rezultojnë Enver Roshi dhe Ralf Gjoni nga listat e LSI si dhe Artur Rroshi dhe Ligoraq dhe Karamelo nga lista e PD. Shumica e deputetëve të rinj deklarojnë se kanë kryer arsimin e lartë, por nuk specifikojnë degën. Ndërkaq, kryetari i grupit të pavarur parlamentar, Nimet Musai, sa i përket arsimimit deklaron kryerjen e shkollës së mesme në Patos 1974-1978 si dhe shkollën e mesme mekanike 1980-1982, ndërsa në vitin 2009 pohon se ka kryer arsimin e Lartë për administrim biznes në Vlorë. Ylli Shehu ka përfunduar studimet për juridik pranë Universitetit “Kristal”, ndërsa deputetja Amra Barova nga lista e LSI thotë se ka kryer një master në stomatologji tek UFO. Disa deputetë të tjerë, si eksperiencë në punë deklarojnë vetëm anëtarësimin në parti politike dhe në forumet e partive. Deputetja e LSI në Lezhë, Elda Hoti, rezulton se nuk ka punuar asnjë ditë. Deputetja nga listat e LSI në Vlorë, në CV e saj shënon ‘Bachelor në drejtësi’ dhe pozicionin politik si kryetare e LRI në Vlorë.

Dënimet

Nga verifikimet e kryera nga Shqiptarja.com, vetëm dy nga grupi i deputetëve të opozitës së re janë dënuar më parë nga gjykatat. Ata janë Alban Zeneli nga listat e PD dhe Ylli Shehu nga listat e LSI.

Arsimimi

Deputetët e rinj më të arsimuar dhe të kualifikuar rezultojnë Enver Roshi dhe Ralf Gjoni nga listat e LSI si dhe Artur Rroshi dhe Ligoraq Karamelo nga lista e PD.

Tabela

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Meta: 26/04/2019 14:46

    Ky ishte niveli I arsimit te larte,ne sundimin tetvjeçar te PD dhe LSi,gjegjesisht Saliut,nenebishtit Basha dhe Ilir Floririt.Kaos qe PS permes pengesave "protetuese" sanoi kete kaos ne sistemin arsimor.

    Përgjigju
  • Gjergji: 26/04/2019 11:10

    Me i shkolluar eshte prof. Erioni. Ka nja 10 fakultete ,3 mastera dhe 2 doktorrade. Ka qene dhe ish-luftetar i UCK.

    Përgjigju
  • Toni: 26/04/2019 09:24

    Shteti nuk e njef diplomen e kristalit. Ama keta i ben deputete. Ata me shkolla serioze nuk i do njeri. Duan keta qe s'dijne shkrim e kendim. Pergjegjese si ata qe bredjin rrugeve dhe ai i hjati per kete situate

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?