Ledio Pano, ish-futbollist i Partizanit

Ekskluzive/ Derbi Tirana-Partizani, Ledio Pano: Na kishte munguar, rezultati i kësaj sfide nuk dihet kurrë

25 Shtator 2018, 19:13| Përditesimi: 25 Shtator 2018, 19:19

  • Share

Pas një viti mungesë derbi do rikthehet të premten për të shkruar një tjetër faqe të historisë. Të paktën pas javëve të para Partizani duket favorit, por I këtij mendimi nuk është Ledio Pano, një ish-futbollist dhe trajner tek të kuqtë, që për “Report TV” shprehet se kësaj sfide kurrë nuk i dihet. 

Intervista

U kishte munguar derbi, pasi Tirana sezonin e kaluar luajti në kategorinë e parë?

Padiskutim që është nga ndeshjet kryyesore që i mungon kampionatit shqiptar. Famtirësht që Tirana u rikthye aty ku duhet të jetë. Edhe pse duhet të jetë shumë më lart se aty ku është momentalisht. Besoj se do të shohim një ndeshje fair play, një ndeshje me stadium të mbushur. Kjo i ka munguar kampionatit dhe shpresoj të mos i mungojë më.

Tirana apo Partizani, kush është favorite për derbin?

Derbi është derbi. Unë mendoj se nuk ka favorit. Asnjëherë nuk ka pasur. Dëshira ime është që të fitoj Partizani, por unë besoj se do të jetë një ndeshje e dyluftuar.

Si Ze Maria dhe Skënder Gega janë trajnerë debutues. Sa mendon se do të ndikojë roli I trajnerit në këtë sfidë?

Sigurisht që roli i trajnerit është kryesor, por detyrën e bëjnë futbollistët në fushë, direktivat i japin trajnerët. Janë dy trajnerë të rinj, të ri në punën e tyre, pasi Skënder Gega ka luajtur derbi kundër Tiranës si futbollist, edhe Di maria ka luajtur derbi aty ku ka qenë. Trajnerët do kenë detyrën kryesore, por t’ia lëmë fushës dhe lojtarëve që të tregojnë vlerat e tyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?