Mesnatën e 14 majit 2021 Shkodra u trondit nga një tjetër vrasje me natyrë mafioze dhe produkt përplasjeve të bandave kriminale që veprojnë në këtë qytetar. 32-vjeçari Endri Mustafa u gjet nga policia në zonën e Livadheve, i vrarë me gjashtë plumba, njëri prej të cilëve në gojë. Për këtë vrasje është arrestuar 15-vjeçari Ergys Malja, i cili pritet të dënohet këto ditë nga gjykata si bashkëpunëtor në krim. Prokurori Gëzim Spahiu i ka kërkuar gjykatës së Shkodrës dënimin me 12 vite burgim të të miturit.
Por, prokuroria ka bindjen se 15-vjeçari Ergys Malja ishte thjeshtë ‘karremi’ që e çoi Endri Mustafën drejt vrasësve. Ergys Malja ka akuzuar Ibrahim Licin si autor të vrasjes së Mustafës. Sipas të miturit, ai ishte nisur me viktimën drejt Livadheve, por përpara i kishte dalë Lici duke qëlluar mbi Mustafën dhe duke u larguar më pas me motor. Ibrahim Licin është shpallur në kërkim prej një viti, ndërsa babai i tij Mustafa Lici ka pohuar se djali i tij nuk ka lidhje me krimin.
Report Tv dhe Shqiptarja.com sjellin sot për herë të parë një pjesë së dëshmisë së nënës së viktimës Endri Mustafa, dëshmi e cila ndryshon pikëpamjen për ngjarjen e rëndë. Nëna e Endri Mustafës, Fahrije Mustafa, nxjerrë emra të tjerë, të cilët i akuzon se janë implikuar në vrasjen e të birit. Ajo thotë se djalin e saj e ka vrarë Edion Arazi, me nofkën ‘Coli’.
“Ergysi na ka ardhur në shtëpi dhe ka lyp kalin për Astmer Bilalin, se nji ky Ergys është shoku që hyn del natë-ditë ke Astmer Bilali. Djali jem nuk është marrë as me Ibrahim Licin as me Astmerin. Shokë i ka pas, por ka thënë gjithmonë, se unë nuk merem me ta… Ka dalë djali jashtë, ka ndejt nja 10-15 minuta dhe i ka thanë nuses mi baj teshat gati se du me ik me Ergysin deri në Livadhe dhe për 10 minuta vij. Unë i thashë,…mos moj nanë mos shko me të se të nxjerrë në pritë, se kush e di se ça të ka ba me nanën. Por djali m’u përgjigj se për 10 minuta vjen në shtëpi dhe ai nuk më erdhi më, s’më hapte celularin, ma ka qit djalin për paret, ma ka shuar shtëpinë, ah ça më ka bërë ky djalë. Ky është mostër i tan botës, njeri i poshtër që më ka marrë në qaf… Djali më tha nan mos u bëj merak se nuk jam vetëm se jam edhe me “Colin”. Unë tash e kam marrë vesh se “Coli” është Edison Arazi. Ergys Arazi dhe Edison Arazi, janë shokët e Astmer Bilalit dhe kanë ndejt ditë-natë tek Astmer Bilali dhe aty është bërë gjurulldia. Kjo është meseleja që thoni se jo është Ibrahim Lici jo ai. Askërkush nuk është dhe unë këto gjëra i kam dhënë në deklaratën qysh në fillim. Edison Arazi ma ka nxjerrë djalin në pritë me Ergysin. Edison Arazi është që më vra djalin. Unë prej këtyre të dyve, kërkoj djalin me drejtësi…”, ka deklaruar ajo.
Disa ditë pas vrasjes së Endri Mustafës, për arsye ende të paqarta, u raportuar arrestimi Edison Arazit, si person që ka dijeni për vrasjen e Endri Mustafës në Shkodër. Por, Gjykata e Shkodrës e la në në arrest me burg Edison Arazin vetëm për akuzën e posedimit të kanabisit. Rezultoi se 26-vjeçari nuk kishte lidhje me ekzekutimin e Mustafës, ndërsa në procesverbalin e arrestimit të tij shkruhej se është arrestuar vetëm për 280 gramë kanabis që iu gjet në një magazinë dhe jo për vrasjen. Megjithatë, nëna e Mustafës thotë se djalin ia ka vra Arazi.
Po cili është versioni i 15-vjeçarit, Ergys Malja, i cili rrezikon të dënohet. "Më 15 maj solla në banesë një qingj të blerë në Postribë pasi ma kërkoi Endri Mustafa, i cili më dha fillimisht 40 mijë lekë të vjetra dhe më pas, rreth orës 19:00 më dha edhe 70 mijë lekë të tjera. Atë ditë kemi biseduar për punë hashashi, pasi i thash së kisha mbjellë 150 rrënjë hashash 3-mujorsh në Livadhe me dy shokë dhe doja t'i merrja. Endri më tha se do të më ndihmonte që ti merrja t'i çonim te shtëpi për t'i tharë. Pas kësaj bisede u nisëm për në shtëpi. Rreth orës 22:00 u nismë për në Libvadhe, pasi u takuam te shtëpia e Endrit, u nisëm në këmbë, duke kaluar rrugën e Bypass-it dhe u kthyem djathtas për të dalë në vendin e quajtur "Gropa e eskavatorit", ku kisha hashashin, aty na doli përpara Ibrahim Lici me armë në dorë, duke qëlluar direkt mbi Endrin. Ai u shtri në tokë duke i thënë 'aman mos më vrit pash Zotin se kam fëmijë'. Ai e ka qëlluar përsëri edhe në fytyrë, duke i thënë 'qofsh i xhenetit'. Pas kësaj, Ibrahim Lici është larguar me motor nga vendi i ngjarjes", ka dëshmuar ai.
Dhe po ta vesh re te gjithe jane islamik te terbuar dhe ndjekes te ritualeve islame deri ne ekstrem sa edhe jur te vrasin ta caktojne ata se ku do shkosh ne rastin konkret ne xhenet. Kjo fare e keqe e instaluar qe ne kohen otomane me dhune dhe nga shpata allahut smund te prodhojebgje tjeter veçse kto lloj kriminelash qe po terrorizojne nje qytet mbare.
PërgjigjuMe beri pershtypje deklarata e nenes,e cila nga nje ane thote se djali i saj nuk merrej me gangot e Shkodres,duke cituar dhe vete te birin,dhe nga ana tjeter kjo nene i trembej nje prite te mundeshme! Pse i trembej prites nese i biri nuk ishte i ngateruar me kriminele ?!
PërgjigjuMbetje Osmane te shekullit 18 ngareforma e Tanzimatit
PërgjigjuBwlabdbe
PërgjigjuÇfare thu o maruf i marum. O mso me shkru o shko per peshk
Nuk e ka ba Ibrahimi e verteta del gjithmone heret a vone !!
PërgjigjuPo nxirre ti emrin more spordhjak qe ben avokatin e Braqes ketu. Axha, Mustafa dhe tan rraca e ketyne po rrine si minjte neper vrima me llamarie te vene neper mure. Qka kan lyp kane me gjet si qente rrugeve edhe ti me motren dhe nanen tande. Prite zot rrezikun prej rraces tuaj te flliqt qe rrine te ngujum si shpellare.
O mustafa per dy fiset e tjera un si njof ty brAqja ta q… motren e nanen se kush i ka ra nqaf i ka fut ne dhe ka marr gjakun e axhs vet e kaq kush e shan braqen nqs a burr ta xjerrin emrin ktu …
Po po se ka ba Ibrahimi, e ka vra perndia. Bracia eshte djale u urte nuk merret me vrasje dhw arme. Vetem pozon me mp5 dhe qellon me doren e majte. Fytyra te poshtra Lict e Bajrat e Bilalt dhe gjithe rraca e poshter si ky qe u vra.Po terrorizojne shkodren por po ju vjen sahati si te gjitheve.
po ty te ka fut mustafa qe te shash prokurorin ketu? nuk te nxjer prokurori po policia me infot per rrezikshmerine! idjot
PërgjigjuKushdo ta ket ba i lumshin durt . Me i vra 5 ne dit si puna ketij kishim nejt ne qetsi tan si popull
PërgjigjuPo ibrahimi licin pse most wanted??? Apo kan marr leket prokurori nga kundershtaret e tij???
PërgjigjuPo si e paska vra ibrahimi kur ndodhet ne kamera ne tiran ne momentin e ngjarjes???
nuk e ka dhunu njeri fare eshte me avokat dhe psikolog kur ka deshmu dhe ska pas arsye pse me rrejt ai u mor si deshmitar i mbrojtur por e ktheu per arsye qe i di ai dhe familja e ti!
Perse nk e beson nenen e viktimes por beson nje femij hajdut nje 15 vjeqar???perse policia e mori oer te mirqen deshmin e femijes ndersa sot qe akuzon policin dhe prokororin qe e kan dhunu gjat marrjes ne pyetje dhe e kan detyry me firmos askush nk reagon?
Nuk e besoj, kjo deshmi ngjan njelloj si ajo gruaja e terrorizur qe doli para kamerave te Tv dhe tha qe burrin nuk ma ka vrare Ibrahim Lici.Policia dhe prokuroria kane pergjegjesi te rende per kete situate ne shkoder, ku familjet e viktimave detyrohen te mohojne publikisht vrasesin. Ai maskarai i vogel qe e ka nxjerre ne prite, veshtire se eshte aq i forte psikologjikisht sa ti qendroje " sajeses" qe pretendon nena e viktimes. Te gjithe jane bandite dhe meritojne burg perjete si Bajrat, Licet dhe Asmer Bilali me shoke.