Ekskluzive/ 3-vjeçari vdiq pas ndërhyrjes në dhëmbë, babai i Brianit për Report Tv: Prokurorja Felaj do të prishë provat, fshehu ekspertizën 11 ditë

16 Janar, 13:26| Përditesimi: 16 Janar, 18:27

  • Share

TIRANË- Pasi publikimit të lajmit se klinika e Roland Xhaxhos nuk ishte e pajisur me licencë për shërbime stomatologjike në momentin që ka kryer ndërhyrjen e 3-vjeçarit Brian Spahia që humbi jetën, i ati Bledari kërkon që prokurorja Alma Felaj të hiqet nga kjo çështje.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin "Sot Live ne Shqiperi" në Report TV, Bledar Spahia thotë se Alma Felaj kërkon të deformojë çështjen dhe për këtë ka pasur edhe një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës, ku i ka kërkuar largimin e saj nga çështja e djalit.

“Me drejtuesin e Prokurorisë së Tiranës kemi folur në lidhje me prokuroren e çështjes Alma Felaj, ajo duhej të tërhiqej nga kjo çështje se nuk është e aftë ti japë zgjidhej çështjes. Me gjithë këto fakte që kanë dalë ajo nuk ka vepruar ndërkohë që më datë 6 tetor ka bërë kontrollin tek klinika 'Splendent' e Xhaxhos dhe në dijeninë time kjo klinikë ka qenë pa licencë. Sot e kësaj dite ajo klinikë vepron, mbush dhëmbët e njerëzve që nuk e kanë marrë vesh se çfarë ka ndodhur në atë klinikë”, tha Bledar Spahiu për Report Tv.

Ai pretendon se prokurorja i ka fshehur 11 ditë rezultatet e aktit të ekspertimit të parë që u publikuan në muajin nëntor. 

“Unë i kam marrë informacionet vetë. Nga prokurorja s'kam marrë asnjë informacion, as aktin e ekspertimin ajo donte ta fshihte. Unë e kam marr vesh nga mediat, 11 ditë më ka mbajtur pezull nuk më ka treguar”, tha ai.

Babai i 3 vjeçarit Bledar Spahia është dhe kundër propozimit të prokurores për një ekspertizë të dytë me ekspertë të huaj

“ Akt ekspertimi nr 1 ka dalë shumë në rregull, sipas bindjes time e shumë të tjerëve. Konkluzioni I tyre është që djali ka vdekur sipasojë e lëndës anestezike. Për arsye të prokurores që do të vonojë çështjen e ta çojë jashtë prokurorja kërkon të deformojë çështjen. E bën për të vonuar çështjen, asgjë tjetër. Do të prishë sa më shumë prova. Ekspertët mjekoligjorë shqiptarë e kanë bërë shumë saktë. Kur ajo nuk pranon ekspertët e shtetit shqiptarë si mund të pranoj unë ekspertizën e atyre që janë të një shteti të huaj? Kjo është e drejta ime. Ajo nuk pranon vendimin e një institucion shtetëror. Ata ekspertët janë grup, nuk është 1 apo 2 mjekë.  Unë nuk i njoh por ajo do të deformojë dhe vonojë çështjen në maksimum.

Zbulon dhe pjesë nga biseda me kryeprokurorin e Tiranës

"Prokurori më tha se do të konsultohej me prokuroren pasi nuk është në brendës të cështjes. Do të shohë dosjen dhe më pas do të veprojë. Nuk ka tagrin për ta hequr si prokurore të çështjes"

A ka folur me mjekun Xhaxho pas kësaj?

“Nuk kam kontaktuar dhe nuk ka pse të më kontaktojë. Ai më ka gënjyer për çdo gjë që atëherë. Nuk kam pse t’I besoj’

Babai I tre vjeçarit tregon se ka zbuluar dokumentet se klinika nuk kishte licencë në mënyrë private.

"Unë I kam thënë shprehimisht prokurores se ka ka qenë i paregjistruar dhe ajo nuk më ka kthyer përgjigje fare. I ka thënë avokati im shprehimisht se klinika nuk ka qenë e regjistruar para se të bëhej ndërhyrja e nuk ka reaguar fare"

Reagon dhe ndaj deklaratës së vajzës së mjekut Ina Xhaxho e cila pretendon se e ka licencën që në 2019.

Si e ka licencën në 2019? Inspektoriati Shtetëror thotë shprehimisht që më 13 tetor 2023 nuk ka pasur licencë. Eshte e firmosur me vulë. Që kur ka dalë në media doktori i ka thënë gjërat gënjeshtra. I kam kërkuar ministrisë së Shëndetësisë dhe më ka konfirmuar se licencën e ka marrë më datën 31 tetor, pas 5 ose 6 aplikimeve të ndryshme që i janë refuzuar se nuk përmbushte kushtet. Herën e shtatë e ka marrë"

Babai i Brianit i kërkon autoriteteve të reagojnë sa më parë pasi prokuroren Felaj e akuzon se po bashkëpunon me Xhaxhon

“Prokuroria e Përgjithshme, SPAK, nuk e di kush mund të veprojë, se po fshehin provat, por jo ajo prokurore. Prokurorja Alma Felaj nuk më ka dhënë asnjë letër për të më informuar çfarë ka bërë, kë ka pyetur, cfarë ka bërë. Asgjë.  As avokatit jo.Shteti shqiptar duhet të reagojë. Prokurorja Alma Felaj duhet të tërhiqet sa më shpejt se është e paaftë e po i shërben klanit Xhaxho. Nuk e di me çfarë po i shërben, por në mënyrë direkte po i shërben si avokate e tij

Babai këmbëngul se e do e cojë deri në fund për të marrë drejtësi për djalin e tij.

"E vërteta do të dalë sesbën. Kushdo që do të pengojë këtë do të marrë dënimin e merituar në cfarëdolloj forme do të marrë dënimin që Meriton. Kush shkel mbi cështjen e Brian Spahiut. Unë do e coj me ligj deri në fund nëse shteti shqiptar nuk më jep zgjidhje do të veproj me të gjithë personat që shkelin këtë cështje, deformojnë a humbasin prova. Do të marrin dënimin e merituar në cdo lloj forme" tha Bledar Spahiu në intervistën e sotme për emisionin "Sot Live ne Shqiperi" në Report TV me gazetarin Nertil Agalliu.  

I vogli, Brian Spahiu, i gjeti vdekjen në reanimacionin e pediatrisë në QSUT më 1 tetor 2023, 3 ditë pas ndërhyrjes në klinikën private Splendent, brenda ambjenteve të spitalit privat të Zemrës në Tiranë. 

Babë e bijë, Roland dhe Ina Xhaxho janë në hetim në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca ne trajtim mjekësor”, që konsiderohet kundërvajtje penale dhe si e tillë në fazën fillestare nuk pranon masë sigurisë “arrest në burg”.

Ora 18:21
Klinika “Splendent” pa licencë, e mori pas vdekjes së Brianit, babai tregon dokumentet

 1705409267_fcfd49fda8124d5e8ac88a02fb667da2.jpg

Babai i 3-vjeçarit, në tentativën për të zbardhur të vërtetën e humbjes së djalit, ka zbuluar se klinika e doktoreshë Ina Xhaxhos, aplikoi për tu pajisur me licencë, më 13 tetor, 2 javë pasi Brian Spahiu kishte ndërruar jetë, pas refuzimit që i ishte bërë për 6 herë me radhë.

Në një reagim të mëvonshëm në rrjetet sociale, Ina Xhaxho ka publikuar një licencën e saj personale të ushtrimit të profesionit, e cila përfundon në 2024-ën, si një reagim të indinjuar për mediat.

Por, denoncimi i Spahisë nuk është për licencën personale të Ina Xhaxhos, por të klinikës “Spledent”, e cila faktohet nga një kthim-përgjigje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që mbanë datën 08 janar 2024

Së fundi, prokurorja Felaj ka kërkuar riekspertizë jashtë vendit me argumentin se në Shqipëri mungojnë ekspertët e fushës për t’i dhënë përgjigje shteruese të gjitha pyetjeve mbi shkakun e vdekjes së 3-vjeçarit. Kjo kërkese u vlerësua fyese nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Shqipëri, i cili nëntorin e vitit 2023, shkak gjeti mbidozën e narkozës që kreu mjeku Roland Xhaxho, babai i stomatologes.

Ora 14:17
‘Çfarë po ndodh me hetimet?’, babai i Brian Spahisë kërkesë prokurores

Babai i Brian Spahisë, Bledar Spahia kërkon përjashtimin e prokurores Alma Felaj nga çështja e të birit, me pretendimin se ajo kërkon të prishë provat dhe se nuk e ka informuar familjen në kohë se ku janë hetimet.

Për Report Tv, ai tha se prokurorja i ka fshehur 11 ditë rezultat e aktit të ekspertizës për vdekjen e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes kirurgjikale në dhëmbë.

Report Tv siguron edhe një kërkesë që Bledar Spahia i ka dërguar prokurores së çështjes, ku i kërkon informacione më të detajuara se çfarë po bëhet me hetimet lidhur me çështjen.

Ai i ka ngritur disa pyetje, si nëse është kryer akti i dytë i ekspertimit dhe a ka rezultate.

Nga ana tjetër, prokurorja e çështjes, Felaj i ka kthyer përgjigje duke i thënë se e ka marrë disa herë në zyrë për ta informuar për çështjen.Në dokumentin që Report Tv disponon, ajo nuk i është përgjigjur katër pyetjeve që i ka drejtuar Spahia. 

Kërkesa mban datën 18.12.2023, ndërsa prokurorja Felaj i është përgjigjur më 26.12.2023.

Kërkesa e Bledar Spahisë
 

Përgjigjja e Prokurores Alma Felaj
SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Nepotizmi i sistemit: 17/01/2024 10:03

    Nepotizmi ne prokurorine e tiranes eshte kancer i gjykatave shqiptare. Zoti Rama duhet ti zhbej kto Felajt se ato sjane me te mira se te tjerat qe erdhen 4 familjar njeheresh. Turp e faqe e zeze.sistem i kalbur

    Përgjigju
  • Lushka: 17/01/2024 09:41

    U preft ne paqe ai qe nuk e shijoj dot jeten. Per sa i perket drejtesis nuk e di por uroj mw gjithe shpirt ta gjesh. Nuk te kthejne pergjigje ne prokurori edhe shkoj deri ne fund i dashur edhe uroj sic te thash te gjesh drejtesi. Aty nuk merr drejtesi por shko sa te mundesh e ngacmoj.

    Përgjigju
  • Iris: 17/01/2024 01:41

    Nuk e di prej sa kohesh ka qene me license klinika e R.Xhaxhos,por mos valle 2019 eshte koha kur ka marre licensen dhe e bija qellimisht pretendon qe ajo license ka vlere dhe per sherbime stomatologjike qe jepen brenda saj edhe pse nuk kane lidhje?! A mund te zbuloni vitin kur eshte licensuar klinika e babait?

    Përgjigju
  • Dori: 16/01/2024 14:56

    Prokuroria ta shkarkoj dhe ta arrestoj nese esht e vertet qe nje prokurore luan me vdekjen e nje femije ne favor te korrupsionit dhe milionave qe marrin per te mbyllur ceshtjet.Duhet ta hetoj SPAK vdekjen e nje femije

    Përgjigju
  • Juristi: 16/01/2024 14:33

    Prokuroria e Tiranes i ngjan fiks nje pallati ku vjem njeri nga fshati dhe terheq nga pas fisin dhe bashkefshataret. 4 Felaj ne prokurorine e tiranes, ishte shuar prokuroret e tjere, vetem keta e meritonin. Nje ceshtje kaq sensitive dhe ILD e KLP nuk reagojne eshte e frikshme. Alma Felaj ka konsumuar veper penale me dashje dhe me arrogancen e te paprekshmes. Ku eshte SPAK?

    Përgjigju
    • Doktori: 17/01/2024 10:01

      Fatkeqësi e rëndë për familjen humbja e fëmijës për çka nuk gjen ngushëllim. Edhe prindi nuk është pa faj: përse zgjodhi një klinikë private e specializuar për sëmundjet e zemrës, kur në QSUT ka shërbim të specializuar pikërisht për problemet qe ka pasur fëmia?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?