Saida Dollani dhe Dhimitër Lara

Ekskluzive/ Dy paditë që po mbajnë peng plotësimin e Gjykatës së Lartë

25 Qershor 2020, 17:45| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 17:53

  • Share

TIRANE-Kuvendi i Shqipërisë i kërkoi sot njëzëri kryetares së KLGJ-së që të hapte garën për të gjitha vendet vakante në Gjykatën e Lartë, pasi ky institucion dhe Gjykata Kushtetuese janë kushtet e Brukselit për avancimin në procesin e integrimit. Në mars u zgjodhën tre anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë, por ku ka ngecur procesi?

Report TV mëson se gara për Gjykatën e Lartë dhe lista janë peng i padive. Pak ditë më parë janë depozituar paditë në apelin administrativ. Dy gjyqtarët që kanë bërë padi janë Dhimitër Lara i cili pak ditë më parë u bë pjesë e procesit kundër ish-ministrit të Brendshëm Saimi Tahiri dhe Saida Dollani, e cila është gjyqtare për mediat pranë Gjykatës së Posaçme.

Dollani dhe Lara janë skualifkuar nga gara për të qenë gjyqtar administrativ dhe civil në gjykatën e Lartë dhe vendimin e kanë çuar në apelin administrativ, ndërkohë vazhdojnë garën për t'u bërë gjyqtar penal. 

Deri në përfundim të këtij procesi KLGJ-ja nuk mund të bëjë listë finale me gjyqtarët. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u shpreh sot se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është shtuar me 5654 cështje duke çuar në mbi 34300.

Dy paditë nga Dhimitër Lara dhe Saida Dollani

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?