EKSKLUZIVE/ E akuzuan se shfaqej në video duke pirë kokainë, del negative analiza e drogës për Lefter Allën

25 Shkurt 2020, 11:55| Përditesimi: 25 Shkurt 2020, 17:12

  • Share

TIRANE- Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla nuk ka konsumuar kokainë. Kjo është përgjigja e analizës pranë laboratorit të policisë shkencore për praninë në drogë në urinë dhe gjak të Allës, mësuar ekskluzivisht nga gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Alla iu nënshtrua hetimit nga SPAK  pas akuzave të Partisë Demokratike se shfaqet në një video duke pirë kokainë. Rezultati i është përcjellë SPAK dhe pritet që hetimi të pushohet për sa kohë ai nuk ka rezultuar përdorues i lëndës narkotike. Ndërkohë që mbetet ende e papërcaktuar koha kur është regjistrua video ku Alla u përfol se shfaqet duke pirë kokainë.

Avokati i Allës, Petrit Ismaili pritet t'i drejtohet SPAK brenda javës për pushim të hetimeve. Pas publikimit të vides, Alla mohoi të jetë ai në të, duke kërkuar që prokuroria të gjejë përmes atyre që e publikuan, personin që shfaqet duke pirë kokainë.Ai paralajmëroi se do të padisë për shpifje ish-deputetin Ervin Salianji, ndërsa akuzoi Partinë Demokratike se bashkë me një televizion lokal kanë montuar videon. 

Ai tha se ekzistenca e "video-montazhit më është bërë me dije prej rreth një viti, por gjithmonë kam besuar dhe besoj se duhet të jetë drejtësia ajo që ta hetojë dhe ta zbardhë" duke e mohuar.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 26/02/2020 04:36

    Po ky Noka e dika mire se cfare meret nga hunda

    Përgjigju
  • Skender: 25/02/2020 23:23

    Presidenti nuk ka arsye per ta shperndar parlamentin. Se pari ai nuk mundet te bej nje gje te tille pasi ai vet eshte i akuzuar dhe po hetohet nga nje komision parlamentar

    Përgjigju
  • Sa e fort...: 25/02/2020 17:08

    Shurren e grus i ka dhen qe doli negativ. Pse nuk u ndie qe ne fillim. VK ca te nones ca te njerkes.

    Përgjigju
  • Populli: 25/02/2020 16:11

    Tani Bardhi dhe Salijani te gjejne vrime e te Futen zoteria I demtuar ka te gjithe te drejten e zotit qe me keta 2 halabak te bej cte doje

    Përgjigju
  • Roza: 25/02/2020 14:12

    Ku zene mend keta skenariste pedeiste pa bere skenare te turpshem. Vetem me Spakun mos luani more mjerane Te Saliut kriminelit Te popullit.

    Përgjigju
  • Turp: 25/02/2020 13:11

    Turpi i rradhes per te mbrojtur nje kryebashkiak narkoman dhe qe ka ne dore fatet e nje qyteti te tere. Asnje tashme nuk beson me ne SPAK edhe ata qe kishin pak shprese e kane humbur ate. Analizat e ketij birboje duheshin kryer nen masa shtrenguese ligjore dhe urgjentisht. Te mos kryeshin ne laboratorin e koruptuar te policise shkencore dhe SPAKU duhet te kete laboratorin e tij shkencor. Ky narkoman thote do kallezoj Salianjin dhe jo gazetarin investigativ qe e publikoi dhe komentoi videon. Nuk ja mban te droguarit qe te merret me gazetarin sepse ai e fundos. Merrini qimen flokut dhe bejini analizen sepse ky vend nuk duhet te drejtohet nga narkomanet.

    Përgjigju
    • Sala: 25/02/2020 17:08

      Ik more rac shpellari kater kembesh i vucitolit

    • Vicidolisti Digital: 25/02/2020 15:24

      E ke ngrene veten(vetequhesh Turp) me buke o truthare. Ju tribalet e Vicidolit besoni vetem lehjet e Salianjke Eroticus qe Shega e zuri ne kasollen e lopes me jaranin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?