EKSKLUZIVE/ EMRAT e 53 ekspertëve që do të angazhohen në Komisionin antikorrupsion të drejtuar nga Fatmir Xhafaj! Mes tyre gruaja e Sokol Olldashit e ish këshilltari i Metës

10 Shtator, 10:47| Përditesimi: 10 Shtator, 12:02

  • Share

Tirane- Report Tv dhe shqiptarja.com siguron emrat e 53 ekspertëve të nivelit të lartë që do të angazhohen në komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit” të drejtuar nga Fatmir Xhafaj.

Në objektin e punës së këtij komisioni thuhet se kemi të bëjmë me një proces të thelluar reformimi “për të përmirësuar dhe konsoliduar praktikat e mirëqeverisjes në të gjitha nivelet”, për “një luftë më të thellë ndaj korrupsionit” dhe “forcimin e mëtejshëm të zbatimit të ligjit”.

Prandaj ekspertët e thirrur për tu angazhuar janë pedagogë të drejtësisë, përfaqësues të biznesit e shoqërisë civile, emra të njohur të cilët do të janë ekspertizën e tyre në 3 fusha: 'Mirëqeverisje', në 'antikorrupsion' dhe 'sundimin e ligjit'

Në seksionin e "Mirëqeverisjes' janë ftuar të japin kontributin e tyre një përfaqësues nga KLSH dhe Avokati i Popullit, pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë dhe zv/dekanja e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Etleva Bajrami si dhe përfaqësues të shoqërive civile dhe organizatave që veprojnë në këtë fushë si Arjan Dyrmishi, Aranita Brahaj i AIS/Open data dhe  Zef Preçi, drejtuesi i Qendrës Shqiptare e Kërkimit Ekonomik.

 Në seksionin e "Antikorrupsionit' janë ftuar të japin kontributin përfaqësues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, mes tyre, Mimoza Kaçi drejtoresha e këtij institucioni, përfaqësues të KLSH-së, ILDKPI-së si dhe pedagogë të Fakultetit të Drejtësisë, mes tyre dhe  Enkeleda Olldashi, gruaja e Sokol Olldashit.

Në seksionin "Sundimi i Ligjit' janë ftuar të japin kontributin e tyre pedagogë në fushën e drejtësisë dhe të Ekonomisë, si dhe përfaqësues të Avokatit të Popullit. Mes tyre është konstitucionalistja Aurela Anastasi, e cila ka qenë pjesë e grupit që hartoi Reformën në Drejtësi si dhe Bledar Dervishaj, ish këshilltar i Metës, kur ka qenë president. dhe Klesta Hysi, vajza e ish deputetes socialiste Vasilika Hysit. 

Lista me 53 ekspertët e nivelit të lartë që do të angazhohen
I. MIRËQEVERISJA
 1- Eralda Met'hasani - FDUT - Departamenti se drejtes publike
 2- Klesta Hysi - FDUT - Departmenti se drejtes publike
 3- Eniana Qarri - FDUT - Departamenti se drejtes civile
 4- Etleva Bajrami - FEUT - zv. Dekane
 5- Eglantina Zyka - FEUT - Departamenti i Statistikes & Informatikes
 6- Andi Dura - UET - Pedagog, Departamenti i Shkencave Juridike
 7- Arjan Dyrmishi – ShC – CSDG
 8- Geron Kamberi - ShC - CSDG
 9- Blerta Kalavace - ShC - IRC/Idra Research & Consulting
10- Aranita Brahaj - ShC - AIS/Open data
11- Jolanda Trebicka – ShC – EPD
12- Blerta Tuci –ShC- EU Policy Hub
13- Zef Preci - ShC – QSHKE
14- Marsel Llukmani – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
15- Florjan Hasko –biznes - ICC/International Chamber of Commerce
16- Vilma Shurdhi - Avokati i Popullit - Komisionere
17- Qeram Çibaku - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit
II. ANTIKORRUPSIONI
18- Fjoralba Caka - FDUT - Departamenti se drejtes civile
19- Jonida Rustemaj - FDUT - Departamenti se drejtes civile
20- Enkelejda Olldashi - FDUT - Departamenti se drejtes publike
21- Ilda Mucmataj - FDUT - Departamenti se drejtes publike
22- Ledjon Shahini - FEUT - Pergjegjese Departamenti Ekonomis
 23- Mirela Miti - FEUT - Pergjegjese e Departmentit te Kontabilitetit
24- Sofjana Veliu - UET - Drejtuese e Departmentit te Shkencave Juridike
25- Arjan Dyrmishi - ShC - CSDG
26- Krisela Hackaj - ShC - CDI/Dreitore Ekzekutive
27- Nirvana Deliu - ShC - Hulumtuese Politikash, EM-AL
28- Erisa Proko - ShC - Qendra "Instituti Per Zhvillim Strategjik"
29- Auron Pasha - ShC - Idra Research & Consulting
30- Stela Suloti – ShC – EU Policy Hub
31- Ened Topi - biznes - ICC/International Chamber of Commerce/ Deloitte legal
32- Mirlind Polovina – biznes - BIZNES ALBANIA (Dhoma Kombëtare E Zejtarisë)
33- Arber Basholli - Institucion i pavarur - ILDKPI - SP
34- Mimoza Kaçi – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
35- Violanda Theodhori – Institucion i pavarur - Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
36- Bledar Mustafaraj - Institucion i pavarur - Kontrolli i Lartë i Shtetit
III. SUNDIMI I LIGJIT
37- Erjon Muharremaj - FDUT - Departamenti i se drejtes publike
38- Aurela Anastasi - FDUT - Departamenti i se drejtes publike
39- Nadia Rusi - FDUT - Departamenti i se dretes publike
40- Skerdian Kurti - FDUT - Departmenti i se drejtes penale
41- Mariel Frroku - FEUT - Departamenti i Finances
42- Luan Veliqoti - Universiteti "LUARASI - Departamenti i se Drejtes Penale
43- Emilio Çika - UMSH - Fakultetit i Drejtesise;
44- Juelda Lamçe - UET - Dekane e FSHJPMN
45- Olta Aliaj - Avokati i Popullit - Komisionere
46- Gledis Gjipali - ShC - Dretor Ezekutiv - EM-AL
47-Ilvana Dedja - ShC - CSDG
48- Mirsada Hallunaj - ShC - CSDG
49- Eda Noçka – ShC- Qendra Altri
50- Gerti Shella - ShC – Qendra Për Çështjet E Informimit Publik (INFOCIP)
51- Bledar Dervishaj -ShC-INFOCIP
52- Ina Xhepa  -ShC-Qendra Europiane
53- Oltion Dano - Biznesi - ICC/Studio ligjore "Kalo & Associates" 

Komisioni do duhet të realizojë “një vlerësim dhe analizë të situatës në të tre fushat” dhe më pas të kalojë në “hartimin dhe miratimin e një Plani veprimi me kohështrirje afatgjatë dhe të qëndrueshme, duke rekomanduar edhe masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale”.

Në mbledhjen e Asamblesë kombëtare të PS-së, kryeministri Edi Rama tregoi vendosmërinë për ta cuar para me ose pa opozitën, të cilës shpesh i kanë shtrirë dorën të bashkëpunojnë

Ky projekt do të shkoj deri në fund në drejtimin e kolegut Fatmir Xhafaj, pavarisht nëse do të duan apo jo ata që deri tani nuk duan" tha Rama më 8 shtator 2024 

Opozita ka shprehur skepticizëm të hapur ndaj kësaj nisme dhe më 30 maj 2024 bojkotoi votimin në parlament edhe të rezolutës edhe të ngritjes së komisionit, i cili u konstitua pa opozitën më 14 qershor.  

Ndërkohë edhe  Ambasada amerikane  por dhe BE kanë shprehur gadishmërinë e tyre për tu angazhuar në punën e ngritur nga komisionin i posaçëm parlamentar për thellimin e reformave, mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 10/09/2024 12:23

    E tmerrshme. Te gjithe te kuq. Sovjetik. PD-PS. Poshte komunizmi. Llumi njerëzor. Riciklim mbeturinash te 75 viteve komunizem. Iken mami vjen goca, iken babi vjen cuni. Me emrin e gjyshit spiun i viteve 50 vazhdojne brezat. Edhe 5 vjet dhe do beheni filipinas.

    Përgjigju
  • Top: 10/09/2024 12:10

    Hahahaha

    Përgjigju
  • Sapa: 10/09/2024 11:26

    Grupi antishtet!

    Përgjigju
  • covid-19: 10/09/2024 11:10

    me ne krye komunistin e torturave te krujes fatmir xhafaj - spiun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?