Agron Çela, Edi Paloka, Fatmir Mediu dhe Shpëtim Idrizi

Ekskluzive/ Fatmir Mediu vilë me kredi si i 'pastrehë', Edi Paloka mori miliona dhuratë, godina e përpunimit të drurit bie në duart e Shpëtim Idrizit, pasuria e Agron Çelës

27 Dhjetor 2021, 19:44| Përditesimi: 27 Dhjetor 2021, 19:53

  • Share

Disa nga politikanët shqiptarë kanë shfrytëzuar maksimalisht privilegjet e pushtetit për të shtuar pasuritë e tyre. Nga të dhënat e reja të siguruara nga Shqiptarja.com rezulton se deputeti dhe ish-ministri Fatmir Mediu, i cili mund të merret i pandehur nga SPAK për Gërdecin, ka përfituar një kredi të butë për strehim, duke blerë një vilë në Kavajë. Në vitin 2003, Mediu ka blerë për 65 mijë USD vilën në Kavajë me sipërfaqe 135 m2, mbi një truall 292 m2. Për të mbuluar vlerën, Mediu ka marrë 5 milionë lekë (rreth 50 mijë USD) kredi tek ish Banka e Kursimeve, me vendim qeverie, për strehimin e zyrtarëve të lartë, ndërsa diferencën e ka mbuluar me kursime. Mediu ka në pronësi edhe një apartament 191 m2 në Tiranë.

Referuar deklaratave të pasurive të deputetëve rezulton se kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, është bërë pronar me 25 % i godinës së ish ndërmarrjes së famshme të përpunimit të drurit, me sipërfaqe 1 600 m2. Ish ndërmarrja është privatizuar nga vjehrri i Shpëtim Idrizit, i cila më pas ua ka dhuruar të afërmve. Mes përfituesve rezulton edhe dhëndri i tij, Shpëtim Idrizi. Bashkë me bashkëshorten e tij, Enkela Idrizi, e cila punon si këshilltare e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Idrizi deklaron edhe dy apartamente në Tiranë dhe Durrës. Kreu i PDIU ka në pronësi edhe një makinë Benz Fouristradë me vlerë 55 mijë euro etj.

Deputeti i PD-së, Edi Paloka, përpos të tjerave, deklaron se në vitin 2011 ka marrë 4 milionë lekë ose rreth 40 mijë USD dhuratë nga babai. Këto para i ka përdorur për të blerë një apartament. Ndërkaq, Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, deklaron 4 dynym tokë në Dropull, makinë me vlerë 25 mijë USD si dhe një apartament 176 m2 në Tiranë, me vlerë 88 mijë euro.

Deputeti i LSI-së, Agron Çela thotë se është pronari i Kafes së Madhe në Shkodër, blerë për rreth 1 milionë euro. Çela deklaron edhe rreth 500 mijë USD aksione në kompaninë ‘Xhenis-Sh’, kaluar më pas në pronësi të bashkëshortes Belma Çela. Deputeti deklaron edhe 10 pasuri të tjera të paluajtshme blerë për 4.6 milionë euro. Këto para deputeti thotë se i ka marrë borxh tek kompania e tij. Çela deklaron ndërtesë 349 m2, troje etj. Bashkëshortja e tij Belma Çela deklaron apartament 152 m2, me vlerë 100 mijë euro në Ulqin, makinë Range Rover 147 mijë euro, makinë 42 mijë euro, makinë Benz 120 mijë euro etj.

Agron Çela është një nga deputetët më të pasur të Kuvendit të Shqipërisë. Por, Çela nuk më i vetmi. Disa nga deputetët më të pasuar janë pa dyshim Agron Shehaj, Leart Duraj, Ramadan Likaj, Bujar Leskaj, Arben Ahmetaj, Rrahman Rraja, Benet Beci, Fatjon Veizaj, Tritan Shehi, Agron Duka etj. 

(Kliko këtu për të lexuar dhuratat e Edi Paloka)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Agron Celes)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Shpetim Idrizit)

 

(Kliko këtu për të lexuar pasurinë e Fatmir Mediut)

Komento

Komente

  • coli: 29/12/2021 00:01

    po komentin tim pse nuk e oublikon faleminderit

    Përgjigju
  • Tirana: 28/12/2021 20:21

    A do te publikoni pasurine e Bujar Leskaj ?

    Përgjigju
  • Alb: 28/12/2021 15:31

    Keta kriminel si na prentun demokracin.

    Përgjigju
  • moderni: 28/12/2021 12:51

    shqiptaret nuk indinjohen se brenda vetes e dine qe po te ishin ne vend te politikanve do vidhnin njelloj ne mos me keq se skane akoma maturine e duhur per te pretenduar sjellje korrekte nga vetja dhe nga te zgjedhurit e vet.

    Përgjigju
  • timi: 28/12/2021 12:38

    hAHAHAHAAAH

    Përgjigju
  • 0&pi: 28/12/2021 10:48

    Un vet I katerti me 38 m2shpi kerkova kredi dhe bana 3 her letrat(me kosto) per kredi te bute bashkise dhe nuk ma dhane dhe asnje sqarim.Bote e ndyre zoti marrte hak.

    Përgjigju
  • Maks: 28/12/2021 07:39

    Ishalla u ze hakat e popullit o shkerdhata mos gjetshit derman be kete jete dha ate jete kur te vdisni

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 28/12/2021 02:27

    Nonen Motrat Grate Ju qifsha rracen. Shqiptare me Hajduta e gopsek

    Përgjigju
    • Makiwa71: 28/12/2021 15:25

      Urim,e fjal me vend ,këto jan ma të qelbur se kufomat , po nuk ka kush më u zgju .

  • Qytetari: 27/12/2021 21:55

    Keto jane hajdute pa koke… si nuk mesuan nga saliu qe me zor ka siguru nje shtepi ku te fuse koken

    Përgjigju
    • Arben: 06/01/2022 12:06

      O qytetaro me kënoqe, je i modh ????

  • Nje vile !!!: 27/12/2021 21:55

    Ca vilash thoni, kto kane vila ne te gjithe territorin, Brenda dhe jashte vendit. Biznese dhe aksione pafund.... E kuptoni qe po blejne cdo bodrum dhe kat te pare te mundshem Cdo cep e cdo truall, spo lene asgje pa perfitu, Dhe ne fund i legalizojne pa problem. Mos na tregoni perralla kot se i njohim mire.

    Përgjigju
  • O tej: 27/12/2021 21:12

    Robt ku ti kene!

    Përgjigju
  • KAUSH KASAP Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 27/12/2021 19:56

    O Shqiptar shikoni nga të dy anët e politikës kryehajdut njëri më hajdut se tjetri. E kto qindra miljona euro jan lekët e juaja, gjaku juaj, djersa juaj e kta vanpir notojn në miljona euro e ju se shtyni dot muajn. Po shum mir ju a bëjn kurvkan gjetur popull dele pak ju bëjn o kodosh popull.

    Përgjigju
    • Tirana: 28/12/2021 20:17

      Shume mire qe piblikohen pasurite e deklaruara. Por asnje mos ti shpetoje publikimit. Nuk kam pare te publikohet pasuria e Bujar Leskaj. Sa u shtua pasuria e tij gjate 8 vteve si kryetar i KLSH ? Me sa pasuri doli nga drejtor i doganave ne Vlore ? Etj persona qe kane krijuar pasuri nga funksinet publike.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?