Sport

Ekskluzive/ Federata e mundjes ‘blen’ dy sportistë rus! Zelimhkan dhe Dudaev: Ndjesi e bukur të luftojmë për Shqipërinë, duam medaljen historike në Olimpiadë

15 Shtator 2021, 13:40| Përditesimi: 15 Shtator 2021, 16:06

  • Share

Abakarov Zelimkhan dhe Islam Dudaev janë dy sportistë rusë të natyralizuar në shqiptar. Së fundmi mundësit kanë marrë pasaportën shqiptare dhe janë rregjistruar në federatën e mundjes, që prej kohësh përpiqej për t’i bërë pjesë të saj.

Sait Prizreni, president i federatës së mundjes: “Është një proces që ka zgjatur rreth 1 vit. Përpos dëshirës që kam gjetur te djemt ka qenë edhe insistimi nga ana jonë. Për sportistët e rinj është një mundësi e mirë, pasi Rusia është furnizuesi më i madh i sportistëve në borë.”

Qëllimi i marrjes së sportistëve rusë është fitimi i madljes së parë së Shqipërisë në Lojrat Olimpike.

Sait Prizreni, president i federatës së mundjes: “Me atë që kam parë, CV e sportistëve, aktivitetet ku kanë garuar, jam i bindur që Shqipëria do të ketë medalje Botërore, europiane dhe synimi është Olimpike, diçka që u mungon Shqipërisë.”

Ndërkohë vetë sportistët rusë për Report TV tregojnë se si u bindën të përfaqësonin Shqipërinë.

Abakarov Zelimkhan, mundës: ‘Një shok më pyeti nëse doja të përfaqësoja Shqipërinë dhe unë menjëherë thash po. Mendoj se të luftoj për këtë vend është diçka e bukur. Kam për qëllim vetëm medalje ari dhe për mua nuk ka rëndësi se ku garoj, por vetëm të fitoj.'

Islam Dudaev, mundës: ‘Marrja e pasaportës ka qenë një proces i vështirë që ka zgjatur për një vit e gjysmë, por si përfundim jam shumë i lumtur të përfaqësoj Shqipërinë. Mbi të gjitha një vend mysliman. Shpresoj shumë dhe besoj se do të fitoj medalje, qoftë në Botëror ashtu edhe në Lojrat Olimpike.’

Për shkak të disa rregullave mundësit rusë do lejohen të garojnë për Shqipërinë duke filluar nga janari i 2022.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • nje lojtar: 16/09/2021 06:27

    Duhet te marrim edhe disa vrapues nga Kenia ne atletike qe te zeme edhe ketu vendin e pare ne bote, pastaj te shohim edhe ne pingp me dy qineze, dhe me pas ne tenis dhe ski me disa, australiane dhe kanadeze.

    Përgjigju
  • Iris: 15/09/2021 23:42

    Jam pjeserisht dakort me ju,duhet investuar me shume,duhen shperblyer me mire,sidomos ne sportet qe japim me shpesh rezultate pozitive,por nuk jam kunder dhe te huajve,pastaj nuk e shikon futbollin,investime,shperblime,blerje lojtaresh e trajineresh,stadiume te reja e te mira dhe prape fitojne nje deri dy ndeshje dhe humbin pese te tjera.Kur nuk je i zoti,nuk je dhe s'ka investim e shperblim qe t'a ktheje brumbullin ne flutur.

    Përgjigju
  • Klodi: 15/09/2021 17:39

    Investoni te shqiptaret jo te mercenaret nqs doni rezultate afatgjate, me mercenare sukesi eshte afatshkurter. Rrisni pagesen dhe shperblimet permiresoni kushtet, se veshtire te motivohesh kur nuk i ke te sigurta te ardhurat dhe te pikon catia ku stervitesh mbi koke. Ate beni. Po kujt tja thuash...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?