EKSKLUZIVE/ Flasin prindërit e 1-vjeçarit që doli nga spitali me HIV/AIDS: Kush na ka infektuar fëmijën? QSUT ka tentuar të fshehë provat?

18 Dhjetor 2022, 17:32| Përditesimi: 19 Dhjetor 2022, 15:16

  • Share

TIRANË- Prindërit e fëmijës 1 vjeç i konfirmuar si të infektuar me HIV/AIDS, ndërkohë që ata vetë ishin negativë akuzojnë sistemin shëndetësor shqiptar për marrjen e këtij infeksionit që djalit të tyre do t’i kushtojë jetën.

“Ne na dëmtuan fëmijën pranë spitalit qendror të Shqipërisë, QSUT dhe nuk ka patur kurrfarë reagimi. Është bërë çdo tentativë e mundshme për të fshehur provat”-tha babai i djalit.

“U kujdesëm shumë që gjatë shtatzënisë unë të isha shumë e shëndetshme, por pa ditur se vetë sistemi shëndetësor do të m’a dëmtonte fëmijën tim.”- tha nëna.

Report Tv që pas publikimit të lajmit më 1 Dhjetor të 2022, në ditën botërore të Sidës  është përpjekur të zbardh detaje dhe rrethanat e kësaj ngjarje që për prindërit e foshnjës ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë.

“Ne jemi prindër të një vogëlushi një vjeçar i cili u shfaq kudo në tituj lajmesh si fëmija i infektuar me  HIV/AIDS me dy prindër negative. Sot kam zgjedhur të mos flas si nënë sepse e kam të pamundur” -tha nëna.

Vetë shefja e departamentit të sëmundjeve infektive, Silva Bino, në një komunikim në whtasapp me nënën e fëmijës nuk e përjashton mundësinë e infektimit në sistemin shëndetësor.

Nëna: Ku u infektua im bir, zonja Bino, me prindër negativë?

Bino: Në sistem u infektua, pra ne nuk e përjashtojmë sistemin, por nuk mund të gjejmë se ku dhe kjo sa është problem i madh për ty aq edhe për ne.

Gjithçka nisi në 28 nëntor 2021 me një bronokopneumoni të shfaqur te foshnja e tyre një muaj pas lindjes. Mjekja që e ndoqi ishte Ilirjana Bakalli. Më pas u  bë shtrimi i parë në pediatri, në reaminacion në terapi intensive. Shtrimet në spital janë ripërsëritur disa herë dhe gjithmonë për arsye të ndryshme.

“Tri javë më vonë pasi fëmija doli në datën 9 dhjetor nga reaminacioni ne e morëm në shtëpi dhe në datën 31 Dhjetor fëmija pati një temperaturë të pazakontë me 39 gradë celcius.

Gazetarja: Po

Në muajin janar përsëri kaloi një infeksion të rëndë urinar. Në muajin shkurt djalit i  lind një polipnemë. U detyruam t’a shtrojmë në spital në pavionin e pneumologjisë të drejtuar nga zonja Luli Kote. Sipas mjekes djali të gjithë këto shqetësime, polipneja, temperatuara, të gjitha këto komplikacione i shfaqeshin nga probleme kardiovaskulare. Pasi dolëm nga spitali përsëri djali vazhdonte me polipnemë, doli i pakuruar dhe na u desht t’a shtronim përsëri”, tregojnë prindërit.

Disa analiza të kryera në datën 2 Mars të 2022 do të sillnin rezultate që dy prindërit e rinj as nuk i imagjinonin.

“Djali ynë iu nënshtrua disa analizave ku ndër to ishte dhe analiza e HIV-it për të cilën ne nuk kishim dijeni. Ne prindërit e tij negativë dhe nuk e dimë sesi u infektua. Gjëja e fundit që mund të mendonim ishte kjo diagnozë. Për fatin tonë të keq dhe të vogëlushit tonë fëmija rezultoi pozitiv me katër teste pozitive. Na ka mbetur përgjithmonë në mendje mënyra sesi u konfirmua diagnoza pa asnjë psikolog pranë dhe krejt të vetëm me 3 mjek që vërtiteshin rreth nesh dhe bënin rrotullime të pakuptimta, derisa konfirmuan zyrtarisht që djali ynë ishte i infektuar me Hiv”, tregojnë prindërit.

Komunikimi i radhës do të ishte me Institutin e Shëndetit Publik, pasi duhej zbuluar ngarkesa virale të cilën duhet ta kryenin në Turqi.

“Sigurisht që ngarkesa rezultoi pozitive dhe çdo shtet e ka obligim të lajmëroj shtetin homolog për një rezultat të tillë. Pas lajmërimit të MSH në Shqipëri paralelisht me ne mjekët ngulmonin pasi ne të dy rezultuam negativë që ky ishte një rast shumë i çuditshëm dhe i rrallë dhe që fëmija të rezultonte pozitive. Gjithsesi të shqetësuar vendosëm të zhvillonim një takim me z. Shpëtim Qyra. Sipas tij ndarja për të patur një rezultat të saktë ishte pas 6 muajsh. I besuam këmbënguljes së tij dhe me kërkesë të z.Qyra vendosëm t’ia përsërisnim sërish analizën. Doctor Shpëtim Qyra për çudi shumë të madhe na thoshte se djali nuk e ka HIV-in. Mund të gjendemi në një cross COVID-i që mund të ndodhte kjo”, vijojnë rrëfimin prindërit.

Të shqetësuar prindërit kontaktuan vetë një tjetër mjek infeksionist.

“Vendosa të marr në takim një specialist në fushën e HIV-it  z.Arjan Harxhi. Doktor Harxhi vendosi të kishte një komunikim me telefon me z.Qyra i cili kërkoi për çudi të ulej zëri i telefonit në mënyrë që mos kishim mundësi ta dëgjonim. Pas këtij komunikimi dr.Harxhi mori të njëjtën qasje si të gjithë mjekët që ishim përballur duke reflektuar dyshime duke sugjeruar dhe ai përsëritje të analizave”, tha ato.

Dyshimet e forta të mjekëve i detyruan prindërit të niseshin drejt Gjermanisë ku bën dhe hapin e fundit, ADN e fëmijës për t’a verifikuar edhe dyshimin e  tmerrshëm që fëmijën mund t’a kishin zëvendësuar në repart, në maternitet, pasi prindërit janë testuar disa herë dhe nuk e kanë virusin HIV/AIDS.

“Rezultatet nuk ndryshuan përsëri. Djali rezultoi pozitiv me virulencë të shtuar dhe ne të dy negative. Përsëri z.Shpëtim Qyra nuk ishte i bindur dhe na kërkoi t’i ribënim analizat . U realizua analiza ”, thonë prindërit.

Pas 3 muajsh analiza të vazhdueshme mjekët shqiptarë konfirmuan më në fund pozitivitetin e foshnjes me HIV/AIDS, por këto vonesa në diagnozë çuan në përkeqësimin e shëndetit të fëmijës.

“Mosbindja e mjekëve çoi në përkeqësim të sëmundjes duke vënë në rrezik serioz djalin tonë për shkak të mosndjekjes në mënyrë rigoroze të protokollit. Si për të mos mjaftuar dëmet e pafundme djalit i dolën 3 linfolodula në krahë të shkaktuara nga vaksina e tuberkulozit si pasojë e diagnozës me HIV pozitiv“, vijojnë rrëfimin e tyre.

Fjalët e mjekëve ‘vranë’ këto prindër më shumë.

“Mos u lodhni kot se kurrë nuk do ta gjeni ku është infektuar fëmija, pasi ka patur dhe raste të tjera që kanë mbetur të papërcaktuara”, thonë prindërit.

Mirëpo, ISHP nisi hetimin epidemiologjik vetëm me kërkesën e prindërve, por pa i njohur ata më pas më rezultatet.

“Raporti i plotë është punë teknike dhe shumë specifike  e grupit të punës dhe në kuadër të ligjit të mbrojtje së të dhënave personle nuk mund të shpërndahet”, thuhet në dokument.

Edhe në studio e Report TV, mjeku Harxhi e ka pranuar nisjen e hetimeve, por pa dhënë detaje se e njihte mirë rastin.

 ‘Nuk ka nevojë për ndonjë analizë të veçantë, ka nevojë për një vlerësim investigim, epidemiologjik hap pas hapi për të parë mënyrën e transmetimit. I kemi mundësitë që si fëmijët dhe të rritur të trajtohen, kemi pasur shumë raste të fëmijëve të trajtuara”, tha mjekur në studion e Report Tv.

Për çështjen në fjalë u bë dhe një kallëzim në prokurori.

“Ne me datën 21 qershor në vitin 2022 kemi bërë një kallëzim në prokurorinë e Tiranës dhe për çudi prokurori I çështjes z.Sajmir Hysa e mbylli çështjen pa e hapur fare, pa na thirrur neve të dëshmonim. Është mbyllur nga prokuroria e Tiranës. U detyruam të marrim avokat dhe iu drejtuam shkallës së pare Tiranë e cila na njohu të drejtën duke urdhëruar prokurorin të nis hetimet mbi bazën e provave të dorëzuara nga ne, por për çudi prokurori nuk po vepron, por shfrytëzon hapësirat që i jep ligji duke apeluar vendimin e shkallës së parë të gjykatës Tiranë. Veprimi i tij na ka indinjuar më tepër pasi po kryhet një krim tjetër ndaj fëmijës tonë”, kanë rrëfyer prindërit për Report Tv.

Prindërit e fëmijës së infektuar me HIV/AIDS gjatë kësaj kohe kanë zhvilluar 2 takime me zv.ministren Mira Rakacolli, ndërsa vetë ministrja nuk i ka pritur në një takim

“Gjendja shëndetësore e fëmijës mund të rëndohej dhe për këtë arsye morëm rrugën drejt një shteti fqinj. Djali po trajtohet, djali u operua, e futën në urgjencë sepse jeta e fëmijës ishte shumë në rrezik, linfolodukat ishin në një masë të lartë e mund të shpërthenin dhe jeta e fëmijës vihej në pikëpyetje nëse mund ta kalonte këtë gjë”, thanë ato.

Tani mbetet misteri kryesor për t’u sqaruar ku dhe si është infektuar me HIV/AIDS një fëmijë 1 muaj të lindur nga prindërit pa SIDA, dhe mbi të gjitha kush mban përgjegjësi për këtë tragjedi?

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • minushe: 20/12/2022 10:54

    rast i rende, i uroj sherim te shpejte femijes ! dikush duhet te mbaje pergjegjesi. ndoshta nuk eshte bere qellimisht por duhet hetuar dhe mbajtur pergjegjesi nga stafet qe kane sherbyer te femija.Prinderit jane te shqetesuar dhe jane ne te drejten e tyre te kerkojne llogari QSUT

    Përgjigju
  • mavia: 20/12/2022 10:15

    horror ! bastarde jeni ! nga pakujdesia juaj merni ne qafe njerezit !

    Përgjigju
  • uendi: 19/12/2022 22:50

    duhet patjeter nje proteste per kete rast.. mund te kete infermier qe infektojne me dashje ..

    Përgjigju
  • Goni: 19/12/2022 13:41

    Eshte infektuar nje bebe me HIV kjo eshte tragjedi, se ndodh ne bote nuk eshte justifikim.Ministria hesht, po pse ruhet kaq sh valle, pse nuk heton me kembngulje por do ta anashkaloje rastin?!!! Eshte e thjesht, ppp e sterilizimit me milionat e eurove vlejne me sh se jetwt e bebave tane. Nuk jane.sterilizuar sic duhet aparaturat ja kjo eshte, personeli mjeksor nuk ndjek me rigorozitet pricedurat e sterilitetit, i mugojne mjetet, duke filluar me dorezat, kane pranuar te punojne ne keto kushte, por te mos harrojne qe me kete sterilitet pertoke do mjekohen edhe te.afermit e tyre. Kjo qe ka ndodhur nuk falet. Ministra e ndyre te mbaje pergjegjesi

    Përgjigju
  • sako: 19/12/2022 07:52

    une kam nje kendveshtrim tjeter, pasi femija nuk mund te jete infektuar, duhet te jete mbartes i nenes, dhe dalim ne perfundimin qe duhet te bejne analizen e ADN pasi loja eshte bere ne martenitet kur ka lindur femija, dmth eshte nderruar . Hajd te fala andej nga shqiperia

    Përgjigju
  • Mjek tjeter: 19/12/2022 02:59

    Eshte e veshtire te kuptohet kjo rruge infektive per disa fakte. Njeri nga prinderit eshte hiv-pozitiv, mamaja do kishte dale, por shume rralle here mund te jete dhe babai transmetues. Prinderit mund te jene bartes, por jo te semure, po prape raste shume te rralla. E zeme se testimet e tyre i kane bere disa here dhe ka nje lloj sigurie qe nuk jane. Fakti tjeter: kudo qofte, ne cfaredo lloj zone te humbur te shqiperise (qe ky femije nuk perben rastin se eshte ne Tirane) nuk besoj se ka ndonje mjek qe do perdorte shiringe te perdorur apo prindi do i thoshte vete perdore ska gje. Fakt tjeter eshte nese ky femije ka kryer transfuzion qe prap shansi eshte 1 ne dy milion raste pasi gjaku kontrollohet kollaj nese eshte me Hiv. Por perseri ky femije nuk ka kryer nje gje te tille kane deklaruar prinderit. Ky femije nuk ka kryer asnje nderhyrje qe te kete risk infektimi. Tani arsyetimi logjim te con ne faktin qe mund te kemi te bejme me nje krim te qellimshem nga stafi spitalor. Dikush mund te jete me Hiv dhe qellimisht mundohet te infektoje sa me shume njerez, rast filmash Hollywoody por duhet marre parasysh qe mund te ndodhe. Praktikisht, ky mbetet versioni i vetem me i arsyeshem. Ne salle lindjeje prape vetem gjaku i mamase eshte. Nje opsion tjeter i fundit mund te jete qe gjate lindjes instrumentat te jene te infektuar dhe nuk jane sterilizuar gabimisht ose jane harruar nga sherbimi i sterilizimit qe eshte privat. Gjithsesi hiv eshte virus shume i dobet ne ambjente jashte organizmit dhe reziston shume pak. Gjithsesi duhet hetim sepse mundesia e ndonje psikopati apo psikopateje (staf mjekesor) qe e ka infektuar qellimisht me natyre kriminale ekziston. Zoti i madh e ndihmofte ate femije dhe mjeket aty ku ka shkuar uroj te bejne gjithcka per me mire. Duhet force nga familja ti shkojne deri ne fund zgjidhjes!

    Përgjigju
    • Tani: 19/12/2022 11:22

      Shume dakort. I duhet bere testi i HIV te gjithe stafit qe ka qene ne sherbim ne kohen kur mendohet se mund te jete infektuar femija.

  • Iris: 19/12/2022 00:47

    Eshte tmerr dhe rrezik te semuresh ne Shqiperi,aq me teper qe tani Gjykata Kushtetuese driteshkurter e hoqi ligjin qe denonte per transmetimin e semundjeve infektive.Vertet u vu per shkak te Covidit,por vlente per cdo semundje infektive tjeter,perfshi dhe SIDEN.Duket qe doktoret kane frike te tregojne me gisht koleget e tyre fajtore,s.d.q analizat e steranalizat dhe vizitat e shumta e te kota sa aty-ketu,nuk e fshehin dot faktin qe femija eshte infektuar ose nga transmetim gjaku (nese eshte dashur)ose nga aparatura te papastra.Bile dyshoj qe mund te jene infektuar dhe te tjere,por akoma nuk jane zbuluar.Prinderit nuk duhet te terhiqen nga kerkimi i pergjegjesise,jo vetem te kerkojne vazhdimin e hetimit,por te shkojne te kerkojne drejtesi ne te gjitha shkallet,deri ne Strasburg po te jete nevoja.Shkaktaret duhet te mbajne pergjegjesi penale dhe familja duhet te demshperblehet per cdo gje.Por ka dhe nje drite shprese ne fund te tunelit;sot te infektuarit me SIDE fale ilaceve gjithemone e me te mira,jetojne gjate dhe me mire e me te shendetshem,bile disa e bejne te pamundur transmetimin e virusit.Me beri shume pershtypje pjesa e fundit e komentit te /MJEKUT/.Nena ime ka qene infermiere ne kohen e diktatures dhe ne ate kohe kishte shume mungesa e kursime,por nuk kishte SIDE,gjerat qe u kerkonin te kursenin shefat e spitaleve ne ate kohe e menyrat se si, kur i tregon sot te lene me goje hapur!Duket qe pas 32 vjet demokraci e kapitalizem gjerat nuk kane ndryshuar shume,ndoshta e vetmja gje qe ka degraduar akoma dhe me keq eshte pergjegjesia.Nena ime thoshte qe ne ate kohe te shkulnin dhembe e dhemballe po t'i ndodhte dicka shume e rende nje femije ne spital,kurse sot ministresha nuk mundohet as t'a takoje kete familje po cakton zevendesen.TURP,TURP,te kene te gjithe me radhe qe nga ministrja e deri te shkaktaret per kete sjellje e keto veprime e mosveprime!

    Përgjigju
  • Mjek: 18/12/2022 22:10

    Si prind e kuptoj qartazi ate qe po vuajne prinderit e femijes por ama kjo si jep te drejte te fillojne te trillojne per mjeket shqiptar. Si mjek qe punoj ne gjermani: plasja e limfonodujve nuk ekziston ne mjekesi. Femijes i wshte marre biopsi(nese eshte bere operacion) sepse nje femi me hiv qe ka bere vaksinen e tuberkulozit thjesht duhet trajtuar per tuberkuloz. Gjithsesi i jap te drejte prinderve ku thone vonesa ne pranimin e diagnozes ka sjelle sprobleme sidomos ne rastin e vaksinave qe sduhen bere. Sa per infektimin eshte shume e thjeshte dhe se kuptoj pse ju si media e keni kaq te ceshtire ta thoni problemin. Mjafton nje pyetje e thjeshte: shkoni ne pavionet e pediatrise dhe pyesni sa solucion dezifektues ka per duar personeli mjekesor dhe sa doreza. Dhe kur te merrni pergjigjen e gjeni kollaj fajtorin. Per publikun eshte shume e thjeshte. Une si mjek kur punoja ne nje qender rajonale kisha ne dispozicion 15 doreza nje perdorimshme ne muaj dhe solucion dezifwnktues 200 ml ne muaj dhe 10 maska ne muaj (ishte kohe kovidi). Llogariteni vet sa mvrojtje mund t ebeja une per veten e pacientet

    Përgjigju
    • Biolog: 19/12/2022 07:27

      Nga menyra si komentoni vetem mjek nuk jeni,uroj te jem i gabuar! E para transmetimi nga duart e padizinfektuara eshte pothuajse i pamundur sepse kerkon kontakt me sekrecione biologjike( gjak plasem etj)dhe nga ana tjeter duhej dhe femija te kishte plag te hapura qe te hynin ne kontakt me sekrecionet biologjike ,mos e banalizo kaq fare temen o i ashtuquajturi doktor!!

  • Une: 18/12/2022 21:58

    Kerkoni testimin per HIV te te gjithe personalit mjek infermier pastrues qe kane qene ne sherbim ne kohen qe femija ka qen i shtruar ne spital,plus testim personelit (stafit)qe kane marre pjese ne lindjen e femijes

    Përgjigju
    • @Une=Narcist: 19/12/2022 12:46

      Perdor heshtjen kur nuk di te flasesh Gomar.Lexo e mos bej ironi kriçi kur nuk di,ka pasur plot raste ne bote kur personel mjeksor kane infektuar me vetdije pacient.

    • Une=Narcist: 19/12/2022 09:07

      O zot, specialisti Une. Dukesh qe nga nicku: une dhe ska me. Na thuaj ti o i zgjuar menyrat e tjera qe stafi me hiv ka percuar virusin bebit. E theksoj stafi me hiv, personalisht ka marre bebin dhe i ka perçuar hivin. Na thua o i zgjuar cilat jane menyrat qe percohet hiv (perjashto seksin)?Se per mjetet e thame qe duhen dizenfektuar. A e dini ju se sa rrezik çdo dite hasin ata njerez. Mjaft me pergojime te mjekeve. Ngjarja eshte uleritese, por nuk mund te pergojosh apo te vesh perpara pergjegjisise penale njerezit kot me fjalet beni testet personelit. Dhe sa per dijrnine tende o i paarritshem, personeli e ka detyrim dhe jam e sigurte qe behet testimin per shume semundje 1-2 here ne vit, perfshire hiv.

    • @Eri: 19/12/2022 07:30

      Eri nje keshille per ty: Kur ske per te folur me mire hesht! Kush ta paska then qe vetem me transfuzion dhe nga nderhyrje kirurgjikale merret HIV?! Zot i madh na mbyten idiote.

    • Eri: 18/12/2022 22:24

      E pamundur te gjihet. Eshte pothuajse e pamundur. Fatkeqesisht. Edhe sikur te dale nje person nga ata me hiv, ata nuk i kane bere transfuzion gjaku bebit, qe ta kene infektuar. E sigurte qe kane qene aparaturet te paperpunuara mire (bisturi, a ku e di une tjeter). Asnjehere nuk do ta marrin vesh nga u erdhi. Keto raste jane te pamundura per tu zbuluar kudo ne bote, jo me pas kaq shume kohe. Fati i keq i vogelushit. Personeli duhet te jete vigjilent te beje dizenfektimin e mjeteve dhe paisjeve mjekesore ne maksimum siç duhet, jo varja siç behet te ne, sectani ka shume te semure me hiv, hepatit b, c, d. Prinderve u uroj durim, merruni me sherimin e bebit, jo me arsyen, mos humbisni kohe. Bebushit i uroj shendet e sa me pare te sherohet. Tani kjo mund te arrihet, por sduhet humbur asnje minut kohe.

  • Kontrolle sanitare: 18/12/2022 21:46

    Aty ku bëhet kirurgji dhe tek dentistet duhen kontrolle sanitare me gjoba minimale 1000-2000€ pasi shume pak ka higjiene sidomos dentistet që jane “qeveri” në vete …

    Përgjigju
  • Scutari: 18/12/2022 21:10

    Beni padi penale dhe ndiqni procedura gjyqësore për dëmshpërblim dhe mbulim të shpenzimeve nga fajtorët! Vetëm kështu shpëtojnë edhe fëmijë të tjerë!

    Përgjigju
  • luli: 18/12/2022 18:11

    Qyrat e mjekesise sone. SI dhe qyrat e ministrise me bucen ministre qe del ne facebook per reklame cdo dite. Mjekesia katastrofe

    Përgjigju
    • Shkodrani-Belgjike: 19/12/2022 09:32

      O Lul fol shqip se nuk po te kupton kush, me vjen keq per at femije dhe at familjen. Shteti duhet te hetoje ka naj shok i Salioviçit qe don te njollose edhe sistemin para se qeni plak te ngodh.

  • Tani: 18/12/2022 18:03

    Tragjedi e vertete. Uroj qe femija te behet me mire me trajtimet qe ekzistojne tani. Prinderve u jap kurajo ta vazhdojne betejen e tyre per zbardhjen e te vertetes. Bravo edhe medias qe po i mbeshtet prinderit. E gjithe shoqeria shqiptare duhet ti mbeshtese.

    Përgjigju
    • Tani: 19/12/2022 14:32

      @sondazhi. Thelbi i komentit tim ishte qe familja duhet te vazhdoje betejen ne gjyqesor, ta coje deri ne Strasburg po qe nevoja, dhe e gjithe shoqeria duhet ta mbeshtese.

    • Sondazhi: 18/12/2022 20:02

      Po përgjegjësi do mbaj njeri apo ç'e do thuaj, të rrojë partia.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?