Kronikë

Ekskluzive/ Flet 30-vjeçari që ra pre e firmave piramidale online: Investuam 8 mijë euro, jemi mashtruar! Komunikimet bëheshin në Telegram, kishte 13 mijë anëtarë

8 Shtator, 18:54| Përditesimi: 8 Shtator, 19:03

  • Share

Report Tv ka siguruar dëshminë ekskluzive të një 30-vjeçari të mashtruar për të investuar në firmat piramidale online.

Në këtë dëshmi të dhënë për emisionin “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Ermal Qorri, 30-vjeçari ka treguar se ai u përfshi në këtë skemë më datë 16 gusht, pasi ia sugjeroi një shok.

Ai thotë se vetë investoi 2 mijë euro. Bashkë me të u futën në investim edhe 5 të afërm të tij, që në total vlera e tyre e investimit në platformat online shkonë në 8 mijë euro.

“Jam përfshirë në datë 16 gusht. Ma sugjeroi një shok që kishte dëgjuar në shoqëritë e veta që kishin investuar dhe kishin bërë tërheqje. Unë nuk kam parë që dikush të ketë bërë tërheqje. Kam investuar 2000 euro. Përveç meje janë dhe 5 persona të tjerë që kanë investuar në këtë platformë, janë njerëzit e mi të afërt. Shuma totale është 8 mijë euro. Deri në 24 gusht askush nuk ka tërhequr. Duhet të mbushje 1 muaj që të të kthehej me 5%. Në momentin që bën aplikimet të sakta, komunikimi ishte me anë të Telegramit. Ishin 13 mijë pjesëtarë. Nëse nuk investon nuk hyn dot te ai grupi. Dërgon të dhënat e tua dhe gjendjen e llogarisë, pastaj bëhej verifikimi dhe të kalonte te grupi 169”.

Komunikimet bëheshin në aplikacionin Telegram, që siç tregon 30-vjeçari, të integronin vetëm pasi të kishe treguar provat e investimit të parave në platformat online që rezultuan skema piramidale. Vlera fillestare e investimit ishte 850 euro.

“Kevini ishte kryesori, dërgonte sinjal që ti të kapje e të rrisje vlerën e lekut. Kishte 8 sinjale në ditë, kur duhet të bëje investim. Vlera ishte me anë të përqindjes që mund të kapje. Vlera e investimit fillonte 850 euro e lart. Sa më shumë të investojë aq më shumë përfitoje”.

I mashtruari tregon se në portofolin e tij dixhital ka aktualisht 5600 euro, por është i bindur se nuk mund t’i tërheqë dhe se ka rënë pre e mashtrimit.

“Për momentin kam 5600 euro në portofolin dixhital. E kuptuam që ishte skemë mashtrimi por ishte tepër vonë”.

Vetë ra pre e kësaj skeme piramidale online, por ka një apel për qytetarët e tjerë.

“Një mesazh kisha për të gjithë, askush mos të investojë në këto skema piramidale që thjesht vjedhin popullin dhe kursimet e tyre”.

Intervista e 30-vjeçarit për Report Tv është dhënë në kushtet e anonimatit.

Investimit në firmat piramidale online, në platforma të tilla si XUEX dhe TXEX, shpërtheu në muajin gusht. Qytetarët e mashtruar janë kryesisht nga Lushnja dhe Divjaka.

I pari që ngriti alarmin e këtyre skemave mashtruese online ishte deputeti socialist Erion Braçe, i cili vazhdon të denoncojë periodikisht.

Edhe Policia e Shtetit bëri apel për qytetarët pak kohë më parë që të mos investojnë në këto platforma pasi janë mashtrime.

Qytetarët, të cilët kanë investuar para, deri më tani nuk kanë bërë dot asnjë tërheqje parash pasi e kanë të bllokuar sistemin e nxjerrjes së parave. Ndërkohë, asnjë arrestim nuk ka deri më tani.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • veri: 09/09/2025 05:51

    VETEM ME PUNE FITOHET LEKU.....AKOMA ME PIRAMIDA JUVE.....

    Përgjigju
  • Tarrasi: 08/09/2025 22:49

    Cekja I Beratit doli tek dera ju tha troq per grupin e budallenjve nuk ka vizite te Shtunen do vijne javen tjeter.

    Përgjigju
  • TaRrasBulba: 08/09/2025 21:48

    Vesi del me shpirtin! Dhe mbas 97’ kur rrezikuam te mos ishim me Komb, perseri sot sheh njerez qe duan te kene lek pa u lodhur, qyl, duke i besuar skemes mashtruese vetem se i tha nje shok. Kur do shpetojme nga kjo kafsheri…..! Ndofta kurre….

    Përgjigju
  • Ledi: 08/09/2025 19:55

    Kjo qe ke bere ti quhet blind trading. Pa informacion pa aftesi lehtesisht i manipulueshem je thjesht nje peshk. Pra shume mire ta kane bere kur nuk merr informacion te mjaftueshem per investime.

    Përgjigju
    • lexues: 09/09/2025 09:08

      mbase kane dashur te bejne diversifikim te investimeve, ca ne domate, ca ne karrota dhe ca ne ajer dmth "crypto", patjeter qe kane ekspertizen e duhur, hitech people, patjeter ne shqiptaret e kemi kete, ja filani beri leke dhe veten automatikisht e bejne te barabarte me filanin.

    • Qytetari: 08/09/2025 20:28

      Mbeta duke thene te njejten gje. Se kuptoj cdreqin kane politikanet qe po axhitohen kaq shume. Aty po humbasin leket ose injorantet ose hajdutet, dhe 90 perqind jane te dyja.

  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të pasigurt ndiheni?