VLORE - Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ishte këtë të premte në pikën e grumbullimit të mbetjeve të portit në lagjen 24 Maji, në ish-fushën e druve në qytetin e Vlorës, pronari i së cilës është arrestuar nga policia si pjesë e rrjetit të dyshuar të kontrabandës me mallra të ndaluara.
Bashkëshortja e tij, Rezina Kornuzi, tha ekskluzivisht për Report Tv, se pasditen e djeshme, një furgon që transporton mbetjet nga trageti, ka sjellë në pikën e grumbullimit 5 qese të zeza që brenda sipas saj kishin mbetje plastike. Ajo thotë se këtë biznes e kanë familjarisht prej vitit 2017, dhe se nuk i takon atyre të bëjnë analizimet e lëndëve që dalin nga porti, pasi kontrolli siç Rozina Kornuzi thotë - duhet bërë nga autoritetet që në bazë, pra brenda portit.
Rezina dhe Zamir Kormuzi
"Ne jemi një familje që punojmë me djersën e ballit dhe nuk duam t'i biem në qafë askujt. Jemi të pastër. Ne nuk jemi kimistë për të parë çfarë kanë 5 qeset që kanë ardhur dje këtu. Janë mbetje të riciklueshme por nuk jemi kimistë të analizojmë çfarë komentojnë ata. Qeset i sjell vet furgoni i portit, kompania jonë nuk merret me dokumentacione. Nëse janë të dëmshme për shëndetin e njeriut duhet të bllokohen që në bazë, nuk duhet të dalin fare nga trageti. Ata e ekspozojnë këtë që të mbulojnë gjëra të mëdha. Ne nuk i pranojmë mbetjet e rrezikshme, në licencë na lejohen vetëm mbetje plastike të riciklueshme, metalet. Vijnë 5 qeska të mbyllura nga transporti i furgonit të tragetit, ne nuk dimë se çfarë sjell shoferi në këtë pikë. Ndërkohë që unë e marr e hedh në kosh të plehrave. Mbajmë vetëm materialin që riciklohet", tha Kornuzi.
Ajo tregon edhe rastet kur nga biznesi i saj janë futur direkt në port për të marrë mbetjet, ku thekson se kontrollet nga policia kanë qenë të rrepta. Por jo e njëjta gjë sipas saj, mund të ketë ndodhur edhe në rastin e furgonit që solli mbetjet e firmës së pastrimit "Delfini1", administratorja e së cilës, Elisabeta Çuni, 55 vjeçe, ka rënë në pranga.
"Ata t'i vënë pikën mbi i tragetit, ta bllokojnë që në bazë. Filtri duhet të jetë atje, në autoritetet portuale. Kur kemi ngarkuar materiale në port, policia na i ka kontrolluar qeset një më një. Edhe shoferi i furgonit i thotë pronarja e "Delfitni1" merre këtë hidhe në makinë", tha zonja Kornuzi.
Duke thënë se punon bashkë me djalin dhe bashkëshortin në këtë biznes dhe qëndron vetë thuajse gjithë ditën në këto ambiente, Rozina Kornuzi tha për gazetarin Rusta, se nuk ka ndodhur asnjëherë që në biznesin e saj të jenë groposur mbetje të rrezikshme.
"Nuk është aspak normale se ne kemi fëmijë vet, unë jam gjatë gjithë ditës këtu, nuk ndodh që në një pikë grumbullimi dhe riciklimi të groposen, këto janë të rrezikshme jo vetëm për familjen time por gjithë Shqipërinë", thotë ajo.
Kornuzi na tregon se ka pasur edhe raste kur ka sinjalizuar vetë policinë për lëndë të rrezikshme, ndërsa janë të informuar nga inspektorët mjedisorë për mbetjet që mund të grumbullojnë dhe ato që janë të rrezikshme.
"Kur janë mbetje të rrezikshme njoftojmë direkt policinë. Ka pasur raste edhe më parë, kemi njoftuar policinë ka ardhur i ka marrë. Kanë qenë disa predha që janë gjetur nëpër fshatra, që vijnë me skrapin, edhe në këto raste kemi njoftuar policinë", thotë ajo.
Apeli i saj ndaj policisë dhe gjykatës, është të mos sulmojnë një person të pafajshëm.
"Policia nuk duhet të sulmojë familjet që punojnë me ndershmëri. I bëj thirrje gjykatës, burri im është i pafajshëm. Nuk mund të kapen me një qese plehrash, se ne nuk jemi kimistë. Pavarësisht se policia e quan kontrabandë mbetjesh të rrezikshme, unë e them me siguri që këtu nuk ka asnjë mbetje të rrezikshme. Çdo kontroll që ka ardhur ka inspektuar çdo gjë", përfundoi ajo.
Puna në pikën e saj të grumbullimit vijon normalisht ditën e sotme, ku ng anjë vëzhgim në kët ëpikë grumbullimi, shihet se aty ka mbetje plastike e materiale. Pasi bëhet ndarja për mbetjet që duhen hedhur në mbeturina, dhe ato që duhen ricikluar, mbetjet transportohen në pika t ëmëdha riciklimi në qytete të tjera.
Të arrestuarit, mësohet të jenë shprehur para hetuesve se nuk kanë lidhje me asnjë kontrabandë mbetjesh toksike, ndërkohë që kanë deklaruar se kanë bërë remontin e tragetit. Materialet sipas tyre kane qenë lesh xhami për të parandaluar futjen e ujit të detit brenda tragetit, ndërkohë në mbi 10 fuçitë e dyshimta me mbishkrimin e një kompanie italiane nafte dhe gazi "eni", ata thonë se ka pasur vaj për motorët e tragetit.
Dje policia njoftoi se parandaloi daljen nga trageti që vinte nga Brindisi në Vlorë, të daljes së lëndëve të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe mjedisit, ndërkohë që u sekuestrua një sasi e konsiderueshme lënde që policia e dyshon se është amianti i rrezikshëm kancerogjen që përdoret në ndërtime. Dyshimet janë se kjo lëndë, por edhe mbetje të tjera që do të zbulohen nga analizat laboratorike se çfarë janë, vinin nga Italia në Shqipëri për t'u groposur, e pikërisht vendi ku mund të ketë ndodhur ky fenomen i rrezikshëm ishte pika e grumbullimit të mbetjeve të familjes Kornuzi.
Rrëfimi i plotë i Rezina Kornuzit
Ky është një biznes që në 2017 i licencuar, punojnë dhe ushqehen me dhjetëra të varfra me grumbullimin dhe riciklimin e mbetjeve të riciklueshme. Ne jemi një familje që punojmë me djersën e ballit dhe nuk duam t'i biem në qafë askujt. Jemi të pastër. Më vjen shumë keq që duan të njollosin këtë biznes të pastër, dhe këtë familje të ndershme. Nuk ka asnjë shans të vijë ndonjë fuçi me mbetje që nuk lejohen, këtu punojnë njerëz, ne punojmë vetë këtu. Ne nuk jemi kimistë për të parë çfarë kanë 5 qeset që kanë ardhur dje këtu. Janë mbetje të riciklueshme por nuk jemi kimistë të analizojmë çfarë komentojnë ata. Ne mbetjet e riciklueshme i kalojmë në pikën e grumbullimit ku bëhet transporti.
Policia ka ardhur dje pasdite në 17:30. Këto qeset, bidonë plastikë, këto qeset e zeza kanë ardhur nga trageti dje. I sjell vet furgoni i portit, kompania jonë nuk merret me dokumentacione. Këta e kanë quajtur grup të strukturuar kriminal, ndërkohë që ne nuk kemi lidhje. Nëse janë të dëmshme për shëndetin e njeriut duhet të bllokohen që në bazë, nuk duhet të dalin fare nga trageti. Nuk është aspak normale se ne kemi fëmijë vet, unë jam gjatë gjithë ditës këtu, nuk ndodh që në një pikë grumbullimi dhe riciklimi të groposen, këto janë të rrezikshme jo vetëm për familjen time por gjithë Shqipërinë. Më tej i çojmë në pikat e mëdha të grumbullimit në Elbasan.
Ata e ekspozojnë këtë që të mbulojnë gjëra të mëdha. Ne nuk i pranojmë mbetjet e rrezikshme, në licencë na lejohen vetëm mbetje plastike të riciklueshme, metalet. Abuzim quhet se për gabimet e mëdha që bëjnë struktura më të mëdha shtetërore, trageti apo dikush tjetër që me të vërtetë merr pagesa, ne nuk marrim pagesa, ne bëjmë pastrimin. Ne nuk i marrim këto mbetje nga pika e pastrimit, "Delfini1".
Kemi pasur kontrolle nga Inspektorati Mjedisor, i kemi të sinjalizuara, dimë se çfarë mblidhet dhe jo. Vijnë 5 qeska të mbyllura nga transporti i furgonit të tragetit, ne nuk dimë se çfarë sjell shoferi në këtë pikë. Ndërkohë që unë e marr e hedh në kosh të plehrave. mbajmë vetëm materialin që riciklohet. Kur janë mbetje të rrezikshme njoftojmë direkt policinë. Ka pasur raste edhe më parë, kemi njoftuar policinë ka ardhur i ka marrë. Kanë qenë disa predha që janë gjetur nëpër fshatra, që vijnë me skrapin, edhe në këto raste kemi njoftuar policinë.
Policia nuk duhet të sulmojë familjet që punojnë me ndershmëri. I bëj thirrje gjykatës, burri im është i pafajshëm. Nuk mund të kapen me një qese plehrash, se ne nuk jemi kimistë. Ata t'i vënë pikën mbi i tragetit, ta bllokojnë që në bazë. Filtri duhet të jetë atje, në autoritetet portuale. Kur kemi ngarkuar materiale në port, policia na i ka kontrolluar qeset një më një. Edhe shoferi i furgonit i thotë pronarja e "Delfitni1" merre këtë hidhe në makinë. Pavarësisht se policia e quan kontrabandë mbetjesh të rrezikshme, unë e them me siguri që këtu nuk ka asnjë mbetje të rrezikshme. Çdo kontroll që ka ardhur ka inspektuar çdo gjë. Ne punojmë familjarisht, unë, djali, burri dhe një punëtor.
or po lei keto tani, cjane keto justifikime elefantesh...
Përgjigju