Ekskluzive/ Flet deputeti i PS: Djali im e la Xhisielën për një tjetër, nuk isha në komisariat

27 Shtator 2018, 09:59| Përditesimi: 27 Shtator 2018, 16:30

  • Share

Deputeti i PS, Rrahman Rraja në një intervistë ekskluzive për Report TV ka sqaruar të vërtetën e tij pas denoncimit të n/komisariat Emiljano Nuhu dhe akuzave nga PD për dosjen e djalit të tij. Ditën që Nuhu e akuzon deputetin se ka qenë në komisariat dhe e ka kërcënuar se bashku me vëllanë, Taulant Ballën dhe kryebashkiakun e Krujës, ai e mohon duke thënë se nuk ka qenë, ndërsa shton se gjithë historia plasi, pasi djali i tij e la vajzën,  Xhisielën për një tjetër.

Me përgjegjësi të plotë ju them se atë ditë nuk kam qenë as në komisariatin e Krujës dhe as të Fushë Krujës. Kur ka ardhur kallëzimi e kam marrë unë në telefon dhe i kam thënë eja se të kërkon policia. Ai ishte në Sarandë me të dashurën. Dhe kjo është arsyeja pse plasi gjithë kjo, sepse djali im e la për një tjetër.

Rrahman Rraja

Deputeti thotë se nuk e njeh vajzën, ndërsa zbulon se ajo e ka telefonuar njëherë pas problemeve që kishte me djalin e tij.

 

Po ta shoh si fytyrë rrezik nuk e njoh. E ndoqa mbrëmë intervistën në TV tuaj dhe ajo u tregua e sinqertë. Nuk e kam takuar por një herë më ka marrë në telefon dhe më ka thënë që donte të bisedonte dicka në lidhje me tim bir. I thashë që nuk ke cfarë bisedon me mua sepse nuk më pyetët mua kur e nisët këtë histori, nuk keni pse më pyesni tani që e mbyllët. Kaq ishte.

Rrahman Rraja

I zgjedhuri i Partisë Socialiste në Krujë mendon që kjo histori mori këto përmasa për arsye politike, pasi gëzon mbështetje në elektorat, prandaj sipas tij, PD e sulmon.

Ajo është keqpërdorur politikisht. Është sulm politik ndaj meje në radhë të parë, sepse nga viti 2000-2018 kam dalë përherë fitues pavarësisht logos së partisë. Kam pasur dhe kam mbështetje në popull. Mos harroni që kësaj here Krujën e fiton PS si asnjëherë më parë.

Rrahman Rraja

Gazetari pranë PD-së, Basir Çollaku publikoi dje dëshminë e policit në komisariatin e Fushë-Krujës, Emiljano Nuhu i cili deklaroi se ishte kërcënuar me pistoletë në kokë për të mbyllur dosjen e hapur për akuzën e përdhunimit në ngarkim të djalit të deputetit të Partisë Socialiste, Rahman Rraja. Ai akuzoi vëllain e deputetit se i ka vënë pistoletën në kokë, vetë deputetin Rraja, kryebashkiakun Artur Bushi dhe Taulant Ballën se ishin në mesin e 10 personave që e kërcënuan.

N/komisari Emiljano Nuhu deklaroi se u kërcënua prandaj u arratis nga Shqipëria në datë 13.09.2018 duke braktisur detyrën, ndërsa nuk dorëzoi sipas procedurës standarde armatimin dhe materialet operative. Ai kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme drejt Kosovës dhe në datë 15 shtator 2018 ka udhëtuar me avionin e linjës Prishtinë–Verona, ndërsa më pas është larguar, sipas gazetarit Hoxha në drejtim të Zvicrës duke u pajisur me dokumente azili.

Por ashtu sikur u shpreh sot Rrahja, edhe Taulant Balla deklaroi dje se nuk ka qenë kurrë në komisariatin e Fushë-Krujës aq më pak të ketë kërcënuar policin. Ai tha se ndaj policit që ka dëshmuar për Bashën duke shpikur, por edhe ndaj të tjerëve do depozitojë kallëzim penal, për shpifje të rënda. Balla sqaroi se në datën që polici pretendon që Balla ta ketë kërcënuar në komisariat, ai ka qenë në aktivitete të tjera të PS.

Ndërkohë që në një intervistë ekskluzive mbrëmë për drejtorin e Informacionit në Report Tv, Muhamed Veliu, vajza Xhisiela Maloku mohoi të gjitha pretendimet e ish-oficerit të policisë. Ajo tha se ka tërhequr kallëzimin në polici sepse ndihej e ngarkuar emocionalisht dhe se e kishte zgjidhur mosmarrëveshjen me Rexhep Rrahjen.

INTERVISTA E PLOTË E DEPUTETIT PËR REPORT TV

A keni qenë në komisariatin e policisë në datë 21 korrik sikur thotë oficeri i policisë Emiljano Nuhu?
Rreth kësaj cështje dua të sqaroj, se sikur e theksoi edhe vajza nuk kam qenë fare në komisariat. Nuk ka qenë, as Arturi, as vëllai im dhe as Taulanti. Vajza i dha shpjegimet. Të gjitha janë sajesa politike, kjo u pa edhe me arsyen se u largua dhe iku në Zvicër, sikur thonë mediat. Kjo dihet se Kruja është bastion i djathtë dhe vetëm në 2017 fitoi PS dhe për këtë punë PD e ka të vështirë që ta marrë prapë.

Vajza thotë se vëllai juaj, Xhelali ka qenë në komisariat?
Jo brenda, por jashtë, padyshim pasi është thirrur djali im. Por brenda kanë qenë vetëm vajza dhe djali

A mban armë vëllai juaj?
Jo, asnjë mënyrë

A është në hetim djali juaj për akuzat e vajzës?
Jo nuk e di të jetë me përjashtim të këtij rasti. Djali ishte me pushime në Sarandë me një vajzë tjetër kur e mori njoftimin dhe kjo ishte arsyeja që ajo e ka bërë nga xhelozia, pse nuk mori atë.

Oficeri tha se djali e ka dhunuar, ju e keni pyetur djalin?
Jo, nuk ka asnjë lloj, as më të voglin dyshim. Djali im ka vite që bashkëjeton me një tjetër dhe nuk ka lidhje me këtë.

E njihini vajzën?
Jo, por është nga fshati im. Kam komunikuar një rast me të në telefon dhe e falënderoj se mbrëmë u tregua e sinqertë. Kur më mori në telefon, më tha dua të sqaroj dicka me djalin tënd, unë i thash se vetë i nise problemet me djalin dhe vetë mbylli, pasi keni një moshë që nuk mund të ndërhyj dhe i mbylla telefonin.

I keni kërkuar ndihmë Ballës?
Berisha shkroi në faqen e tij, bie ndesh me atë që thotë oficeri. Në atë kohë doli në media dhe tha më ka transferuar deputeti, ndërsa mbrëmë tha se e bëri kërkesën vetë. Nuk e njoh oficerin dhe nuk jam marrë me njeri dhe e di variantet e PD, nuk është sulmi i parë ndaj meje. Kam 18 vite në politikë. Ka përdorur disa mënyrë që unë të tërhiqem. Nuk i kam kërkuar ndihmë as Ballës. Nuk kisha nevojë për zotin Taulant, cdo gjë u mbyll, pasi pasi vajza e tërhoqi denoncimin atë natë. Nuk ka lidhje asnjë me këtë cështje.

A keni pasur komunikim me Ramën?
Jo, nga asnjë eksponent i PS. Ndihem i qetë. Kam marrë shumë mesazhe dashamirëse. Këto janë një sajesë e PD, dihet se edhe fakti se ai shkoi te Zagani, kjo është politike. Po afrohen edhe zgjedhjet dhe është hall i madh për PD si do i fitojë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Koli: 27/09/2018 14:27

    Familja Rranja. Hajdut tokash, vrasës në vite. Dhe ky kopili që djeg femrat me cigare, ka drejtuar makinën që i ka bër atentat Shullazit në qaf kashar. Gen i pisët. Xhdo mo Rrahmonit ja ka hek zoti një sy dhe e ka lon me nji.

    Përgjigju
  • Konjak: 27/09/2018 11:08

    Pra, sic e shikoni ,cdo problem qe ndodh me punonjesit majtist,fain e ka, ose opozita ose zoti.Nuk e di ,cdo shqipetar qe vjen ne qeverisie,behet nje lugat i till;Apo jemi te mallekuar nga zoti.Ore ju ,gjith ajo akuz qe u be ,nga oficeri i policise,me dhjetra emra prezent, sipas jush qenka fallco.Po mir ,vetem ju jeni te vertet,ju jeni 'engjejt'e pa gabushem.Harrem e paste ky popull,qe gjithmon juve ju bie ne qaf.Juve,besoj se Amerika do ju vije per haku. amin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?