EKSKLUZIVE/ ‘Goca paska qenë e dalme komplet?’ Vëllai i autorit për Report Tv: Vajza shantazhohej me foto nudo nga 2 kushërinjtë! Njëri s'na e mori për nuse, na tha se ‘është lidhur dhe me tjetrin’

KLOS- Besnik Mjeshtri, vëllai i autorit Fiqiri Mjeshtri, ka treguar me detaje versionin e tij të historisë për masakrën e 3-fishtë në Klos, në një intervistë ekskluzive të dhënë për Report Tv. Ai ka rrëfyer se gjithçka ka nisur nga një mesazh që vinte nga një numër që nuk e njihnin nga Anglia, ku i ishte shkruar babait të vajzës, (autorit) se “vajzën ta kanë turpëruar”.

“Kjo është bërë me një mesazh. Një numër anonim i kanë çuar një mesazh që goca jote ka qenë e tronditur për disa ditë pasi ishte është ngacmuar nga 2 kushërinjtë”, ka treguar i vëllai në intervistën për Report Tv.

Kaq ka mjaftuar dhe babai i vajzës, Fiqiriu ka kërkuar takim me fisin Shira, një natë para se të ndodhte masakra. Ata janë ulur në një kafene në Klos, ku Liri dhe Kenado Shira u ulën në tavolinë me mesazhe të printuara, madje sipas xhaxhait edhe me foto nudo të mbesës së tij, që vërtetonte se vajza dhe Kenado kishin folur me njëri tjetrin për të paktën 1 vit. Për t’i dhënë fund fjalëve që kishin nisur të përhapeshin në fshat, familja Mjeshtri u ka kërkuar familjes Shira që ta merrnin për nuse vajzën, e thënë ndryshe të lidhnin miqësi me njëri-tjetrin, e kështu historia do të mbyllej me “një fund të lumtur”.

Mirëpo, 17-vjeçari Kenado Shira (i vrarë) ka refuzuar që ta marrë të renë për nuse, duke thënë se ajo kishte pasur marrëdhënie seksuale edhe me kushëririn e tij, djalin e Eglantin Hasulës, Renadon.

Për këtë arsye, edhe këta 2 të fundit janë thirrur në takim për t’u sqaruar. Në ato momente, dy 17-vjeçarët, Kenado dhe Renado djem tezesh, kanë debatuar, duke akuzuar njëri-tjetrin se kanë pasur lidhje me vajzën, madje duke treguar edhe detaje nga raporti i tyre, çka, sipas versionit të Besnikut, bëri që i vëllai të humbte toruan dhe të nxirrte armën duke qëlluar drejt tyre në tavolinë. “Goca ime paska qenë e dalme komplet”, mësohet të ketë thënë Fiqiriu, pak para se të shkrepte armën e drejtuar ndaj Liri dhe Kenado Shirës (babë e bir) dhe Englantin e Renado Hasula, (babë e bir). 

“Morën Egli Hasulën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit i tha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, ‘kur kanë ikur gocat në plazh ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S*** dhe ça keni bërë dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘goca ime paska qenë e dalme komplet’’, tregoi i vëllai i autorit.

Sipas rrëfimit të Besnik Mjeshtrit, Liri ishte pothuajse i vdekur, e ndërsa djali Kenado, i plagosur kishte dalë jashtë kafes në trotuar dhe autori, e ka parë se ishte gjallë dhe e ka qëlluar sërish duke i thënë “se ti nuk jeton më”.

‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit”, vijoi rrëfimin e tij Besniku.

Më pas, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, në një drejtim të paditur. Në bashkëpunim më policinë, Besnik Mjeshtri ka telefonuar vëllanë e tij, duke i kërkuar që të dorëzohet e duke i thënë se “hajd se burgun e mbaron”, mirëpo, Fiqiriu i tronditur, siç tregon i vëllai kërkoi që të fliste edhe me vëllanë tjetërn, Fatmiri, që ishte prezent dhe i la amanet që të kujdesej për fëmijët pasi i tregoi se ku ishte fshehur. Teksa telefoni ishte ende i hapur, Fiqiriu shkrepi armën dhe i vëllai i njoftoi efektivët duke u thënë thjesht dy fjalë “vrau veten”.

Besnik Mjeshtri nuk kërkon falje familjeve Shera dhe Hasula dhe as nuk dëshiron të nxitet hakmarrja.

 

Intervista e plotë e Besnik Mjeshtrit

Ora 12:31
‘Amanet fëmijët!’ Fiqiri Mjeshtri mori në telefon vëllezërit dhe ia shkrepi me armë vetes

‘Amanet fëmijët’ këto ishin fjalët e fundit që Fiqiri Mjeshtri u la vëllezërve të tij nga ana tjetër e telefonit e më pas ja shkrepi vetes me armë. Kështu u shpreh Besnik Mjeshtri, vëllai i Fiqiri Mjeshtrit për Report Tv, teksa tregoi gjithë si ndodhi ngjarja.

‘Si përfundim vjen policia dhe i thashë të vini, nuk kam punë as me polici as me gjë. Hajdeni u thash bëni kontroll ku të doni.  Më thotë shefi Gëzim Murrani, aman lidhu me të. I thash ku je? I thash hajde dorëzohu se burgu mbarohet! Bëhu burrë e hajde këtu! Ishte i tronditur... Ka fol Gëzim Murrani me të, pastaj ma kaloi mua telefonin... E më thotë amanet kalamajtë të kesh amanet kalamajtë... I thash hajde se nuk do të lem në rrugë. Amanet edhe një herë fëmijët... Foli dhe me Fatmirin, ky filloi duke qarë. E vrau veten me tha Fatmiri... Kemi dëgjuar në telefon kur vrau veten. Pak para se të vriste i thotë ku je mor burrë, jam tek Livadhi i Sevbramit. Kur ka krisur arma e kanë gjetur aty të vdekur.’- u shpreh Besnik Mjeshtri.

Ora 12:18
Rrëfimi tronditës: E ka parë 17-vjeçarin se ishte gjallë i plagosur dhe e ka qëlluar sërish! I tha: T’i s’jeton më

 

Kenado Shira, 17-vjeçari i cili mbeti i vdekur një ditë më parë nga plumbat Fiqiri Mjeshtrit, ka qenë gjallë fillimisht, por është qëlluar më pas sërish me armë zjarri nga Fiqiriu, deri sa të nxirrte shpirt. Dëshminë tronditëse e ka thënë për Report Tv vëllai i Fiqiri Mjeshtrit, Besnik Mjeshtri.

‘17-vjeçari ishte më poshtë. Ishte larg Eglit ishte 5 metra te një kazan plehrash. Ai ka qenë gjallë edhe ka qenë i plagosur. E pa gjallë dhe ka shkuar djalit i ka rënë sërish, i tha ti nuk jeton më. Nuk di të fsheh asgjë. Kam parë tmerr. Jam shumë i tronditur. Unë duke bërtit. Ka kryer krimin dhe është larguar në këmbë. Ka ikur në këmbë vëllai... Bërtisnin me të madhe!’- u shpreh Mjeshtri.

Ora 12:13
‘Goca ime paska qenë e dalme komplet’, vëllai rrëfen ç’a tha autori pak para masakrës me 3 viktima në Klos

Besnik Mjeshtri ka rrëfyer fjalët që janë thënë në tavolinë, pak para se të ndodhte masakra në Klos.

“Morën Egli Hasullën me djalë, u ulën në tavolinë, diskutuan dy 17-vjeçarët Renato me Kenadin, dhe diskutuan, kaq mesazhe i ke çuar ti, kaq unë, çuni i Lirit it ha çunit të Eglit, ‘a e mban mend ca më ke thënë mua’, kur kanë ikur gocat në plazh, ‘ka qenë parukeria bosh, ka qenë S*** vetëm dhe t’i ke shkuar dhe ke takuar S***, dhe u zunë, baba i gocës ishte aty, tha ‘ca u bë goca ime që paska bërë gjithë këto’, dhe refuzuan që të bëjnë mik, Fiqiri tha ‘ia vë unë kapakun’, nuk e dija që kishte armë me vete, ‘ a i paska bërë goca ime këto gjëra, goca ime paska qenë e dalme komplet ë’. Ajo s'ka pas llafe fare, pyesni në shkollë. Unë mendova se do qëllonte me dorë, kishte pas pistoletën të mundshme, ka qenë duke na vrarë të gjithëve, unë thashë ‘ik se armë’, pastaj kam parë që Liri u shtri në karrige, Egli u cu dh era me kokë te një vazo lulesh dhe kam shkuar dhe të gjithë më kanë thënë ‘ik’, nuk isha për luftë”, tha ai.

Ora 12:11
‘Nuk e marr gocën se është lidhur dhe me djalin e Hasulës’, vëllai i autorit të masakrës në Klos: Familja Shira refuzoi ta merrte nuse vajzën! Na solli mesazhet të printuara

Besnik Mjeshtri ka zbuluar momentin se pse ka nisur konflikti mes fiseve në fshatin Klos. Ai thotë se i ka thënë Liri Shirës që ta merrte jnuse për djalin, Kenado, po ky i fundit ka refuzuar pasi është shprehur se vajza, ka qenë e lidhur me një tjetër djalë nga fisi Hasula.

“Po vrave kam për të të vrarë. Shkuam për miqësi, Liri nxori disa fletë, ja sa mesazhe ka cuar goca, mora unë kishte shkruar dhe djali, nuk kisha syze të lexova mirë, kur nxori letra, vjen Fatbardhi dhe ulet në tavolinë dhe u nxeh ‘ç’i ke to letra’. Filluan debate, dhe i tha shkurt, a do e marrë gocën apo ku e ke hallin, më vonë vjen Fiqiriu, ulet në tavolinë dhe i pa letrat dhe u tha ‘a do bëhemi miq, hajde bëhemi miq, mere gocën i pafsh hajrin’, tha që nuk e marr gocën se është lidhur me djalin e Hasulës’,  ka rrëfyer Besniku.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • adem: 14/10/2022 15:32

    po mire perse vajza ka pozuar nudo ne portale? Pavaresisht verprime i djalit eshte i denueshem, por se pari njeriu nuk mund te vritet por duhej denoncuar nga vajza ne polici se dyti familja duhej te kishte marre vajzen ta ballafaqonte me djalin se treti insistimi i djalit duke eprovokuar me nxjerrjen e fotove quhet perndjedekje dhe si e tille eshte e denueshme nese denoncohet. Veprimi me vrasje eshte vetegjyqesi dhe kjo mund te shkaktoje vrasje te tjera.

    Përgjigju
  • Kriku: 14/10/2022 14:14

    Shantazhi me lakuriqesira quhet ngacmim seksual dhe denohet me kapje sapuni nburg kudo neper boten e qyteteruar. Ktu ka lujt pak rol te ashper kanuniii burra se aj se njef faljen kur bohet fjala per nerrrrr dhe shume ketu se kuptojne sepse se kan njoh kurre si term ket nerin,erzin etj etj.Keta jane njerez qe jetojne ne Klos jo ne tirane ku o bo seksi me i lire se ne Tailande duhet kuptu pak gjeopolitika bre burra pacifista me dur neper koçe.

    Përgjigju
  • Iris: 14/10/2022 00:11

    Teper e trishtueshme! Shek.XXI,teknologjia moderne dhe kultura perendimore perplasen me mendesine orientale-lindore-kanunore e zakonore dhe ja ku shfaqet kaosi.Kultura e zakone ku femija martohej ne djep,ku femra duhej te ishte e virgjer,ku cifti martohej nga te tjeret me shkesi,ku cifti e shikonin per here te pare njeri-tjetrin diten e marteses,ku ne rast cvirgjerimi,apo /love child/,zgjidhjet e vetme ishin ose martesat e shpejta me /fajtorin/,apo me ndonje te ve,ose te divorcuar,papritur gjendet para nje realiteti ndryshe,ku ka marredhenie fizike edhe perapara marteses dhe jo vetem me nje person,ku ka foto/video e mesazhe intime,ku partneret jane te lire te vendosin per te ardhmen e tyre.Per kete kulture kryesisht patriarkale eshte pak e veshtire te pranoje baticen e promiskuitetit qe erdhi me demokracine,jo se nuk ekzistonte perpara,por se peshperitej,perfolej nen ze,por nuk ishte kaq i hapur dhe i perhapur.

    Përgjigju
  • Paul: 13/10/2022 21:16

    pune malokesh e budallenjsh....hani dhe tani idiote.....

    Përgjigju
    • Dakord: 14/10/2022 08:43

      Po qenkan civilizuar pak se imagjino qe mund edhe te kishte vrare gocen e vet. Gjysma e se keqes

  • Bim: 13/10/2022 20:13

    Nga njera ane shkojn me gomone ne Angli vend ku para se ne u martu njerezit kan marrëdhënie me 20 veta e ndoshta edhe me 20 te tjera pas marteset nga ana tjetër na takon me lexu keto gjera mesjetare, jo merre per gru jo nuk e marre se ka shku me kend

    Përgjigju
  • Nard ndoka-uji perpjet bi posht: 13/10/2022 15:51

    Un Nuk e maj men emrin nuk shoh nuk njoh ti do co ne spac ene bohesh top se do e kishe ndalu kte gje po ti qenke patetin njeri

    Përgjigju
  • Kjo duhet te stopoje: 13/10/2022 14:35

    I pari ai polici, xhaxhai, duhet rrasur ne burg qe kishte vajtur ti gjente burr me zor mbeses. Mbesa me ligj eshte minorene dhe nuk mund ta lidhte në martese. Pastaj ku u ka mbet ora ketyre! Te rinjte jashte shtetit, lidhen e zgjidhen deri sa arrijne pjekurine dhe mundesite financiare per tu martuar. Te rinjte do kene edhe te dashur, ose ndryshe e thene boyfriend, girlfriend. Gjatesine dhe lumturine e nje cifti nuk e percakton virgjeria(e vajzave, diskriminim gjinie), por karakteri i burrit dhe gruas. Kjo do te thote, qe ata nuk duhet te jene agresive, xheloze, te dhunshem, kumarxhinj e te tjera vese.

    Përgjigju
    • Ë.f.g.gjeëkafshe: 14/10/2022 13:30

      Hahaha e gjeti ky qe esht Inxhinieri. Kjo duhet te stopoj! Bravo

    • A,b,c,ç,d,e,...: 13/10/2022 15:22

      STOPOJÈ? Mos deshe tè thuash MARRÈ FUND, mo inxhinier? Tu ka bèrè lèmsh è? Qetèsohu xhan, merre ca mè shtruar. Edhe ato BOYFRIEND apo GIRLFRIEND,,,bir Selman i nènès, kè tè qaj mè parè. I paske shitur drutè. Tè dashurin/tè dashurèn, kèshtu e do shqipja, o inxhinier.!!!

  • Gjergj: 13/10/2022 14:21

    Kafshatè qè s,kapèrdihet asht, or vlla, MJERIMI kafshatè qè tè mbetè nè fyt edhe tè ze trishtimi mjerimi mirfilli ndien tradhti, mjerimi ka vulèn e vet t,shèmtueme, asht e neveritshme, e keqe, e turpshme, balli qè e ka, sytè qè e shprehin, buzèt qè m,kot mundohen ta mshefin, janè fmijtè e padijes e flitè e pèrbuzjes mjerimi tèrbohet n,dashuni epshore, nèpèr skaje t,errta, bashkè me qej,mij, mica., kapèrthehen ndjenjat me fuqi shtazore, kafshojnè, pèrpijnè, thithen, puthen buzèt e ndragta, edhe shuhet uja, dhe fashitet etja n,epshin kapèrthyes, kur mbytet vetvetja, dhe aty zajnè fillin t,marrèt, shèrbtorèt dhe lypsat. qè nesèr do linden me na i mbushè rrugat. Migjeni,,,,njè shekull mè parè.!!! "NUK PRANUAN TA MARRIN PÈR GRUA", thotè personazhi i Migjenit. Kujt donin tia jepnin vajzèn? Atyre qè e kanosnin me fotografi tè bèra si mijtè e kanaleve? Kèshtu "shpètohet nderi" i mjerimit.!!!

    Përgjigju
  • Tosi: 13/10/2022 13:38

    Po ate vajzen qe 16 vjece me foto e me video nudo pse nuk e vrave ta merrje me vedi

    Përgjigju
    • tirana: 13/10/2022 16:25

      O tosi i bike byth*s ti vlla,

  • Idrizi: 13/10/2022 13:37

    She She la fe

    Përgjigju
    • Agjenti: 13/10/2022 15:02

      Oui se bon

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?