'Frontline Interview': Nisma për shtetin sovran të Urdhrit Bektashi u përpilua që prej mandatit të dytë të qeverisjes Rama

24 Shtator, 19:10| Përditesimi: 24 Shtator, 22:36

  • Share

Tirane- Burime bënë të ditur për “Frontline Interview’ në Report Tv  se transformimi i qendrës së Urdhrit Botëror Bektashi në një shtet sovran brenda kryeqytetit shqiptar  nuk është një nismë ‘rrufe në qiell të hapur"

‘Frontline’ ka mësuar se kjo nismë ka qarkulluar, e përpiluar në një dokument që prej mandatit të dytë të qeverisjes Rama.

“Pra komuniteti Bektashinj e ka përpiluar dhe ka kërkuar që parlamenti të mund ta marrë në shqyrtim” bëri të ditur sot gazetarja Marsela Karapanço.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur më pas, por nisma e kryeministrit  u mësua nga publikimi në një shkrim në gazetën “New York Times”  më 21 shtator, ndërsa një ditë më pas  Rama e deklaroi publikisht dhe në fjalën e tij në takimin “Samiti i të ardhmes”, i mbajtur në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York. 

 Selia Botërore e Bektashinjve e quan “nismë të jashtëzakonshme” që sipas saj do të sjellë “një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes”.

'Shteti i Urdhrit Bektashi' ka ndezur debate pro dhe kundër. Ka debate edhe nga pikëpamja ligjore, duke qenë se dhënia e sovranitetit për Shtetin bektashi bie ndesh me Kushtetutën shqiptare e cila parashikon në Nenin 1 të saj se “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?