Ndërtimi i 12 kabinave përballë kishës së Thethit, që Kryeministri Rama e denoncoi si ‘fshat turistik’ pa leje të një krimineli, është i vetmi mes 34 denoncimeve, që Prokuroria e Shkodrës vendosi mos nisjen fare të hetimeve.
Vetë organi i akuzës në kryeqendrën e Veriut, në një përgjigje zyrtare për Report Tv thotë se ka regjistruar 33 procedime penale për ndërtime pa leje në perlën e alpeve shqiptare.
Kthim përgjigje nga Prokuroria e Shkodrës
Por Report Tv i kërkoi informacion edhe Policisë së Shtetit për numrin e referimeve që vetë uniformat blu kanë bërë. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në këtë kthim-përgjigje zyrtare, thotë se përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2025, nga 1 janari deri më 30 qershor, blutë e Shkodrës kanë evidentuar në Theth 34 raste për ndërtim pa leje, për të cilat u arrestua një person, u shpall në kërkim një tjetër dhe u morën në hetim në gjendje të lirë 32 persona. Rastet janë referuar në Prokurorinë Shkodër, e cila në bazë të materialeve ka marrë vendimet për vijimësi ose jo të hetimeve.
Kthim përgjigje nga Policia e Shtetit
Pra i vetmi referim që u konsiderua i padenjë nga organi i akuzës për të nisur hetimin ishte ndërtimi i cili u bë shkas për aksionin masiv për prishjen e më shumë se 100 ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit. Për këtë vendimmarrje ishte vetë kryeministrit Rama që bëri denoncimin dhe që kërkoi edhe ndëshkimin e prokurores Elsa Gjeli, e cila tashmë është në hetim disiplinor nga ILD.
Bashkë më aksionin për prishjen me ekskavatorët e IMT-së së bashkisë, koka u prenë në Policinë e Shkodrës, mes tyre drejtori Fatmir Lleshaj dhe shefi i komisariatit, Nik Nikollaj, u shkarkuan nga detyra pasi sipas kryepolicit Proda, nuk verifikuan ndërtimet që pushtuan Thethin.
Një tjetër e dhënë interesante vënë në dispozicion nga policia dhe prokuroria në përgjigjet për Report Tv janë rastet në tërësi të ndërtimit të paligjshëm në të gjithë territorin e bashkisë Shkodër. Sipas policisë, në total janë 85 të tilla, çfarë do të thotë se vetëm 51 prej tyre janë në të gjithë territorin, pa njësinë administrative të Thethit. Pra, policia referoi në prokurori shumë më tepër raste të ndërtimit të paligjshëm në Theth se në çdo territor tjetër të bashkisë. Të dhënat e prokurorisë flasin për 91 raste në total që janë në hetim, por këtu përfshihen edhe referime të bëra nga IMT Shkodër dhe komisariati i Malësisë së Madhe.
Praktikisht, Policia e Shkodrës, në vetëm 6 muaj mundi të identifikojë një numër të konsiderueshëm të ndërtimeve pa leje, për të cilat organi i akuzës në pjesën më të madhe të rasteve nisi hetim, i cili vijon. Megjithatë, me prishjen e ndërtimeve përmes një aksioni të madh të IMT-së, hetimi pritet të mbyllet për të gjitha, pasi tashmë objektet nuk ekzistojnë.
Komente

Dmth Fatmir Lleshaj, polici i deshtuar, bashk me Nik Nikollen gjysem ashtu e gjysem keshtu, nuk qenkan me ne polici. Shum mir. Kan rendesin e tyre ne te gjithe kornizen e gjësë po jo aq sa mendojn ata se tek e fundit, kalimtare jan edhe ata. Preka nga ana tjeter, eshte i rendesis se vecante. Si ne Mal te Zi ashtu edhe ne Shqiperi. Si duket, Malet e Shenjta te Thethit po i ngushtohen Prekes dhe grupit te tij dita dites, sa ne fund nuk e di si do i veje puna Kodres kur ta shtype Mali. Mos harroni, Mali i Thethit eshte si pllaka tektonike e Rreshenit, leviz ngadal po ama leviz.
PërgjigjuTe jeni te sigurte se asnje procedim nuk ka shkuar ne gjyq dhe se asnje nuk eshte denuar’kusuri i letrave qe ben Policia sepse ne fund asnje person nuk denohet,prandaj shkatkimi i Dr Policise Shkoder ishte i gabuar kete here ,ai drejtor ka bere 99 gjera per tu shkarkuat po ky nuk ishte rasti
PërgjigjuThethi, u bè model suksesi pèr turizmin malor, jo sepse qeveria shqiptare vuri ujin shumè nè zjarr dhe investojè nè plane zhvillimi pèr zonèn atje. Ambasadori gjerman i asaj kohe kur Thethi ishte braktisur plotèsisht nga banorèt, vuri gurèt e themelit tè asaj qè do vinte mè vonè,,,,SUKSESI. Jo vetèm qè banka gjermane pèr zhvillim dha kredi por edhe plani i mbledhjes sè mbeturinave nè udhèt e deklaruara tashmè nè hartè,,,gjithçka ishte planifikuar. Gjermanèt,,,e kishin bèrè planin PA HANXHINÈ,,,,,pa hajdutin shqiptar, pa politikèn e korruptuar deri nè telendisje,,,,ndaj erdhèm deri nè atè pikè saqè para kishès simbol pèr THETHIN,,,u vunè çibanèt e ndyrèsisè dhe injorancès. Sot,,,Edi Rama bèn Skènderbeun dhe rreh gjoksin se i hoqi. A mos do ishte mè mirè ti pèrgjigjej pyetjes,,,,,pse i lejoji tè shkonin kaq gjatè? Kush kontrollon territorin nè kètè nevojtore publike qè di vetèm tè bèjè tymnajè mediatike dhe asgjè tjetèr? Edhe njè fshat i vetèm shqiptar ,qè me ndihmèn gjermane bèri njè hap para nè zhvillim,,,ne shqiptarèt e dhjesèm. Edi Rama,,,nèse do tè bèjè diçka tè mirè pèr kètè vènd,,,le tè fillojè me fshatrat e para, qè nuk i ka larg zyrès sè tij dhe le ti rikthejè nè jetè ato,,,,me psh investime nè rrugè qè tè çojnè nè fshatra tè mrekullueshèm si Shèn Gjergj apo Fagu. Pèr kètè duhet tè jetè qeveria dhe jo vetèm pèr tè ngritur pluhur mediatik,,,,,tralala zura njè galè.
Përgjigju