Ekskluzive/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për kryebashkiakun e Mallakastrës, vjen letërporosia nga Greqia për dënimin e tij

5 Tetor 2022, 10:40| Përditesimi: 5 Tetor 2022, 12:16

  • Share

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është marrë i pandehur nga GjJKKO për akuzën e falsifikimit të formularëve me vula e stampa.

Report Tv mëson se Greqia ka konfirmuar me letërporosi procedimin penal dhe dënimin e Ismailaj. GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për gjykimin e shkurtuar ndaj Ismailaj dhe për dy javë do të bëhet pretenca e vendimi. Nga përgjigja e letër porosisë greke rezulton se Ismailaj ka patur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumenta tek pala greke.

Ndërsa publikisht ka deklaruar se s’ka patur dijeni dhe është proceduar në mungesë.

Ismaili u mor i pandehur nga GJKKO më 1 nëntor, pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Ai akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. 

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi.

Gjetjet iu dorëzuan  KQZ më 2 korrik 2021 e cila vendosi ta lërë në detyrë Qerim Ismailin me argumentin se dënimi penal dhënë në Greqi në Shqipëri është dënim vetëm me gjobë.

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • demiri: 05/10/2022 14:39

    Sa gomere ka ne kete vend, si mund te fshehesh qe ke qene ne burg o burgaxhi.

    Përgjigju
  • Beli: 05/10/2022 14:01

    Mendoj qe te behet nje ligj dhe legalizohen te gjithe kreret bashkiak Ramiste per cdo perfshirje ne kriminalitet dhe krim te organizuar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?