Burgu i Peqinit

Ekskluzive/ Gjykata i njeh amnistinë dhe i ul 2 vite burgim, i dënuari përjetë për vrasje po përgatitet të lerë qelinë

29 Maj 2020, 17:10| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 11:50

  • Share

Edmond (Edi) Batra, një i dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e grabitjes me armë me pasojë vdekjen, po përgatitet që të lerë qelinë e burgut të Peqinit. Batra, duket se po ndjek strategjinë e Endrit Dokles, të dënuarit me burg përjetë që u lirua nga gjyqtarja e Krujës, Miranda Cekrezi, duke i njohur një sërë kërkesash për ulje dënimi dhe njohje amnistie. Të njëjtat kërkesa ka bërë dhe i dënuari me burgim të përjetshëm Edomond ose Edi Batra nga qyteti i Shkodrës, por që vuan dënimin në burgun e Peqinit. Batra i është drejtuar gjykatës me një kërkesë për njohje amnistie të viteve 2014-2015 dhe 2016, kërkesë kjo që pak ditë më parë është pranuar nga gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa. Llogaritur në vite pas këtij vendimi, gjykata i ka ulur gati dy vite burgim këtij të dënuari me burgim të përjetshëm, duke i hapur rrugën për depozitimin e kërkesave për lirimin me kusht të tij, pasi siç rezulton pjesën më të madhe të dënimin në masën ¾ ai e ka vuajtur në burg. Në dosjen për njohjen e amnistisë, evidentohej dhe sjellja shumë e mirë në burg e Batrës, raport ky që ishte përpiluar nga punonjësit e burgut.

Prokurori i çështjes që ka ndjekur seancën për pranimin e kërkesës së Edi Batraj, nuk ka qenë dakord, pasi sipas tij Batra nuk përmbush kriteret për të përfituar uljen e dënimit nga amnistia, pasi është një i dënuar me burgim të përjetshëm. Ky vendim i marrë nga gjyqtari Taulant Tafa, tashmë është apeluar në gjykatën e Apelit Durrës, ku pritet që kjo e fundit të marrë në shqyrtim rastin. Sipas dosjes hetimore Edmond (Edi) Batra është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e Grabitjes me armë me pasojë vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij për ta grabitur. Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm. Vrasja e kambistin Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Bratës, Land Brata.

Vrasja e Land Bratës është bërë nga djali i Lulashit, Art Kroni. Ky i fundit pas vrasjes në Milano është kthyer në Shkodër dhe tre muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet. Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konflikteve të drogës që shqiptarët kishin me njëri-tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar por nuk është provuar akuza është vrasja në një tentativë grabitje të një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marjan dhe punonte si muzikant. Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marjanit, për ti vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Marjani është qëlluar për vdekje. Pas lirimit të Endrit Dokles me kusht, ky është rasti i dytë kur një i dënuar me burgim të përjetshëm si Edmond (Edi) Brata, po përgatitet të lere qelinë me të njëjtën formulë juridike.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Enveri: 31/05/2020 12:45

    u qat prej meje, po jeni duke u katandisur si kanibale,dhe doni te hyni ne Europe, per cfare per te vrare e shitur droge? O njerez merrni e hapni librat e historis e lexoni kush ishin te paret tane, besoj se jane duke u rrokullisur neper varre per cfare jemi katandisur

    Përgjigju
  • Kojshija: 29/05/2020 21:26

    Nuk e ka pas art po ardi past rahmet , sa djal bob ka ken e kan respektu tan bobat e shkodres e tr

    Përgjigju
    • Vlora: 29/05/2020 22:19

      Ca bastardi paska qene eshte futur per t vjedhur komshiun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?