Një qëndrim kritik për punën e deritanishme të SPAK, artikuluar nga Theo Jacobs, përfaqësuesi më i famshëm në Shqipëri i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbikëqyr procesin e Vetingut në drejtësi, ka vënë në lëvizje Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Në mbledhjen e datës 27 korrik 2020, anëtarët e KLP-së kanë diskutuar mbi deklaratat e Theo Jacobs. KLP ka miratuar një deklaratë ku qorton qëndrimet e Theo Jacobs, duke e paralajmëruar në një farë mënyre vazhduesin ndërkombëtar që të ketë kujdes me komentet e tij. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht diskutimet e anëtarëve të KLP për Theo Jacobs.
Tre anëtarë të KLP kanë votuar kundër miratimit të një deklarate të tillë kundër Theo Jacobs. Ata janë Nurihan Seiti, Alfred Balla dhe Tartar Bazaj, i cili ishte i dyzuar deri në fund. Ndërkaq, anëtarët e tjerë kanë votuar pro deklaratës, por duke treguar kujdes, për të mos përmendur emrin e Theo Jacobs, i cili është kthyer në makth për gjyqtarët dhe prokurorët që përballen me procesin e Vetingut. Ditët e fundit, Theo Jacobs po sulmohet edhe nga disa shoqata, për të cilave dyshohet se fshihen gjyqtarë dhe prokurorë të akuzuar si të kooptuar nga Komisioni i Vetingut dhe që janë përballur me pyetjet ‘përvëluese’ të Theo Jacobs. Vëzhguesi ndërkombëtar po sulmohet edhe nga disa qarqe mediatike pranë opozitës.
Diskutimet në KLP për Theo Jacobs
-Tartar Bazaj: Unë jam dakord në parim, por unë do të theksoja se ne duhet të ruajmë disa parime dhe të qëndrojmë në të njëjtat standarde, duke filluar në mbrojtjen e çdo prokurori. Ne kemi pasur raste kur janë goditur në media shumë prokurorë dhe ne nuk kemi qëndruar në mbrojtje të atyre prokurorëve. I kemi lënë në mëshirë të fatit. Nëse do t’i referohemi faktit konkret, unë nga leximi i deklarimit të Theo Jacobs, unë nuk shoh që ka ndonjë tendencë, pasi ai thotë se ‘është mendimi im personal’.
Duhet të kemi parasysh faktin se Theo Jacobs është përfaqësues i ONM dhe për rrjedhojë ata kanë akses që të paraqesin mendimet e tyre, të citojnë etj. Mbase do të duhej një informacion se mbi ç’bazë, pra ka qenë një deklaratë personale apo ka informacione konkrete. I gjithë ky proces ka qenë nën mbikëqyrjen e partnerëve të tanë strategjikë dhe në si Këshill kemi marrë mendimet dhe sugjerimet e tyre, për të dalë në një vendim në përzgjedhjen e më të mirëve. Ndoshta do kishte qenë e udhës që ta shtynim këtë deklaratë për të pasur një informacion më të plotë.
-Gent Ibrahimi: Meraku që kanë unë është se jemi të vonuar pasi në një masë të madhe e ka humbur aktualitetin. Ne zgjodhëm të reagonim paksa vonë, por me siguri duke administruar zyrtarisht pohimet e përfaqësuesit e ONM. Kështu që unë personalisht nuk do të isha dakord me propozimin tuaj. Por, megjithatë do të jetë qëndrimi i Këshillit. Në lidhje me komentin tuja sa i takon qëndrimeve të Këshillit në raste të ngjashme, ne jemi përpjekur që ta përdorin në rastet më të mira të mundshme këtë instrument që na jep ligji, pra për të mbajtur qëndrime publike, në atë raste ku ne mes këtyre qëndrimeve ne përcjellim mesazhe të rëndësishme për publikun...
-Bujar Sheshi: Këtë punën që SPAK është guri i kurorës, duhet ta heqim (e ka fjalën për deklaratën për Theo Jacobs). SPAK është një institucion i ri i krijuar në kuadër të reformës. Cenimi i SPAK-ut është cenimi i vetë reformës. Kjo është ideja e gjithë kësaj deklarate. Nuk duhet ndryshuar, por duhet modifikuar shprehja. Për pjesën tjetër, reagimi mua më duket korrekt. Nuk përmendim emra. Është i domosdoshëm një reagim i tillë sepse të gjithë ne e dimë se në çfarë gjendje është imazhi i prokurorisë shqiptare. Të paktën ky institucion duhet të merre në mbrojtje nga Këshilli...
-Gent Ibrahimi: Nuk do të dalë vetëm deklarata, do dalë edhe opinioni ynë mbi të. Jemi aq transparentë saqë as procesin e të menduarit nuk e fshehim dot.
-Bujar Sheshi: Kjo është një gjë pozitive në drejtimin e punëve të Këshillit.
-Gent Ibrahimi: Atëherë më propozimin e z. Shehi dhe Beluri, hiqet togfjalëshi ‘është guri i kurorës së reformës në drejtësi’, dhe zëvendësohet me togfjalëshin ‘është institucion i ri, i cili...”. Edhe fjalën ‘zhurmë’, por e zëvendësojmë me ‘opinion’. Kush është dakord me deklaratën?
-Nurihan Seiti: Kemi qenë kundër që në fillim të deklaratës unë dhe z. Alfred Balla.
-Gent Ibrahimi: Domethënë vlejnë ato argumentet tuaja të mbledhjes së kaluar!
-Nurihan Seiti: Jo, e hodhën në votim dhe ishin kundër një deklarate. Ne nuk mund të jemi pjesë të deklaratës.
-Gent Ibrahimi: Z. Baze, jeni pro apo kundra deklaratës?
-Tartar Bazaj: Ne do të duhej të merrnin një informacion më të saktë dhe të flisnim me seriozitetin e duhur. Unë jam i dyzuar. Unë bashkohem me minorancën.
Se pari duhet thene qe SPAKUT iu hoqen shume kopetenca nga parlamenti qe dhe ketij I eshte bere presion nga grupe te vecanta interesi.Se dyti duhet qe shqipot te mesohen te pranojne Kritika se nuk jane qelibar!
PërgjigjuNe radhe te pare politika,shteti,institucionet duhet te mbrojne qytetaret,jeten dhe pronen e tyre, interesin dhe dinjitetin e tyre si dhe me shume se kushdo tjeter duhet te mbrohen njerezit ne nevoje, jo dembelet. Ka mbi 25 vjet qe degjohet kjo shprehje mbroni prokuroret apo gjytaret,kjo shprehje e famshme e nxjerre nga njerezit interesagji, nderkohe qe po ti shohesh jane si kapadai,nganjehere mr sfond talles,me kostum e kollare, e po te hysh ne dore te tyre, eshte si te jesh para kasapit e jo nje nenpunesi shteti qe perfitojne jo pak por rreth 1.5 milion keke ne muaj nga taksat e qytetareve per te qene te drejte,njerezor dhe zbatues te ligjit te shkruar,por edhe betimit te hipokratit siç betohen mjeket,pasi per te dhene drejtesi duhet diçka me teper se ligji i shkruar. Prandaj jam gjithmone pro Theo Jakops,pasi ai i njeh me mire se kushdo tjeter ate trupe gjyqsore dhe prokuroresh qe jane edhe ne Spak e kane kaluar vetingun. Pse duhet te revoltohen trupa gjyqesore kur kritikohen nga qttetaret apo nga persona zyrtar te interesuar.Kjo eshte nje forme intimidimi qe ju behet qytetareve dhe personave te interesuar. Per mua qytetaret ta bejne biografine me mire se çdo epror apo zyrtar shteti. Organet e drejtesise duhet te respektojne qytetaret,jo te ankohen,sepse kane page me te madhe se Presidenti e Kryeministri dhe pritet shume nga ana e tyre, e jo te merren me cironka+bercake e justifikime.
Përgjigjujena t'u pa ala filmin "Koncert ne vitin 1936",me gjithfare ftyna psiko-biomorfologjish jenicere-slave-bizantine.
PërgjigjuReforma ne Drejtesi duhet te ishte planifikuar me antaret e SPAK nga jashte. Sa c’behet stan me lepuj aq behet dhe drejtesi me shqiptare. Ata jane ca bythe pambuker qe jo politikane qe nuk kane kellqz te fusin ne burg por as dhe nje drogaxhi te mesem nuk do guxonin ta conin ne burg.
PërgjigjuZOTI JAKOBS DUHET TE BEHET KREU I SPAKUT DHE KREU I NJE SPASTRIMIT TE KETYRE HALEVE NGA SISTEMI I DREJTESISE,,,...NUK BEHET DREJTESI ME SHQIPTARE....
PërgjigjuSPAK vertet eshte arritje ne reformen e drejtesise si institucion.kete e vlereson edhe zoti Jackobs.por ajo qe pret populli nga Spak eshte larg.kjo per shkak te personave qe perbejne kete institucion.ndaj Jackobs ka te drejte.te besh kritike ndaj ndonje apo disa personave nuk eshte presion ndaj institucionit.edhe une mendoj qe ndonje prej tyre nuk e meriton qenien ne kete institucion.pse?shikoni te kaluaren,mbase jo xhepat,por aftesine profesionale.ajo ta jep kurajon per te kryer detyren dhe keshtu nuk ka ted qe leshohet dhe te frikeson.Spak po tregon paaftesi.shembulli i fundit eshte urdher aresti per komisioneret.eshte ulur steka shume.peshku i madh eshte presidenti ne rastin konkret.111 vota te vjedhura vetem ne 3 qv.po ne shkalle vendi?spak te gjeje kush eshte organizatori.por nga paaftesia apo dashesia,eshte kthyer ne aSPAK
Përgjigju