Ekskluzive/ Gjyqtarja që ndihmoi gruan e Gjin Gjonit për dyqanet në Rinas mori 35 mijë euro dhuratë, makinat e shtrenjta dhe shtëpitë

27 Janar 2020, 16:06| Përditesimi: 27 Janar 2020, 18:40

  • Share

Mimoza Brahimi (Kajo) është gjyqtarja e Tiranës, e cila me një vendim të dyshimtë dhe të shumëdiskutuar, pranoi kërkesën e gruas së gjyqtarit Gjin Gjoni, Elona Çaushi, për të kontrolluar dhe shfrytëzuar ambientet Duty Free në Aeroportin e Rinasit, me anë të kompanisë së saj Albania Duty Free Distribution. Gjyqtarja Brahimi e pranoi kërkesën e Elona Çaushi, ndonëse kompania e saj kishte humbur tenderin për menaxhimin e dyqaneve pa taksa si dhe i mbaronte kontrata me koncesionarin Tirana International Aeroport në 27 gusht 2019. Tenderin e kishte fituar kompania amerikane International Cruise Duty Free, duke lidhur një kontratë me TIA-n që në korrik të 2019. Vendimi i Mimoza Brahimit (Kajo)  ka mundësuar që familja Gjoni të mbajë edhe sot nën kontroll dyqanet, duke mos lejuar TIA dhe kompaninë amerikane të zbatojë kontratën. 

Në dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, përzgjodhi me anë të shortit 120 gjyqtarë dhe prokurorë, për t’ju nënshtruar procesit të Vetingut. Në këtë listë bën pjesë edhe gjyqtarja Mimoza Brahimi (Kajo), për të cilën kanë nisur verifikimet për ligjshmërinë e pasurive, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Shqiptarja.com ka siguruar të gjitha deklaratat e pasurisë së gjyqtares Mimoza Brahimi (Kajo) nga viti 2003 deri në vitin 2018, deklarata të cilat janë objekt verifikimi. Të ardhurat e saj përbëhen nga paga e saj si gjyqtare, paga e bashkëshortit si mjek, vizitat private të bashkëshortit dhe së fundmi nga paga e vajzës së tyre. Përpos të tjerave, në vitin 2013, gjyqtarja Mimoza Brahimi (Kajo) deklaron se ka marrë dhuratë nga babai i saj 4 000 000 lekë ose 36 mijë euro. Një vit para kësaj dhurate, pra në vitin 2012, gjyqtarja deklaron blerjen e një makine rreth 42 mijë e 700 euro me kredi si dhe blerjen e një apartamenti 50 mijë euro. 

Pasuria e deklaruar nga gjyqtarja Mimoza Brahimi (Kajo) sipas viteve 
Viti 2003 
Apartament 140 m 2 
Shtëpi, 110 m2 
Depozitë, 5 mijë USD 
Hua bankare 20 mijë euro për 15 vjet për blerjen e apartamentit 140 m 2. 

Viti 2004
Makinë ‘Reno Clio’, 300 000 lekë.  
Kursime, 700 000 lekë. 
Paga shkurt-mars e bashkëshortit, 160 000 lekë. 

Viti 2005
Depozitë 1 500 euro. 
Bashkëshorti makinë 8 mijë euro. 
Llogari bankare 300 000 lekë. 

Viti 2006 
Shtuar depozita, 500 euro. 
Shtuar llogaria rrjedhëse, 100 000 lekë. 
Gjendje cash nga kursimet, 300 000 lekë. 
Paga e saj, 800 000 lekë. 
Paga e bashkëshortit si mjek në QSUT, 430 000 lekë. 

Viti 2007
Depozitë, 3 380 ero, llogaria 60 000 lekë, gjendje cash 500 euro. 
8 mijë euro cash nga puna sezonale e djalit në Itali. 
Gjendje cash, 5 mijë euro. 
Llogaria e pagës e bashkëshortit, minus 91 942, llogaria e saj minus 2 000 lekë. 
Të ardhura nga paga, 863 311 lekë. 
Të ardhura nga paga e bashkëshortit, 500 000 lekë.

Viti 2008  
Shitur makina, 250 000 lekë. 
Blerë makinë tip KIA, 500 000 lekë. 
Tepruar nga paga e saj, 46 764 lelë, nga paga e bashkëshortit 411 038 lekë. 
Paga e saj, 829 397 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 490 207 lekë. 

Viti 2009
Tepricë nga të ardhurat, 1 200 000 lekë.
Paga si gjyqtare, 1 150 2016 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 468 000 lekë. 
Paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm tek ‘Kristali’, 105 000 lekë. 
Paga e bashkëshortit si pedagog i jashtëm tek ‘Kristali’, filiali Shkodër, 105 000 lekë. 
Të ardhura ngaë dhënia me qira e shtëpisë në Shkodër, 360 000 lekë. 
Të ardhura nga vizitat private të bashkëshortit si mjek në Shkodër, 200 000 lekë. 

Viti 2010
Makinë tip SMART blerë nga bashkëshorti, 11 mijë euro. 
Tepricë nga të ardhurat, 800 000 lekë. 
Paga si gjyqtare, 1 197 615 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 606 000 lekë. 
Të ardhura të bashkëshortit nga pjesëmarrja në KMCAP Epror, 152 064 lekë. 
Honorare si pedagog te ‘Kristali’, filiali Shkodër, 150 000 lekë.  
Honorare nga vizita e operacione në spitale private, 600 000 lekë. 

Viti 2011
Tepricë nga të ardhurat, 1 200 000 lekë. 
Paga si gjyqtare, 1 204 016 lekë. 
Paga e bashkëshortit si mjek ortoped në QSUT, 645 036 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 152 036 lekë. 
Honorare si pedagog i jashtëm tek ‘Kristali’, filiali Shkodër, 150 000 lekë.  
Honorare nga vizita e operacione në spitale private të bashkëshortit, 1 000 000 lekë. 

 Viti 2012
Apartament me sipërfaqe 74 m2, me vlerë 50 mijë euro. 
Tepricë nga të ardhurat, 500 000 lekë. 
Paga si gjyqtare, 1 207 921 lekë. 
Paga e bashkëshortit si mjek ortoped në QSUT, 717 259 lekë. 
Honorare nga vizita e operacione në spitale private të bashkëshortit, 1 000 000 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 158 520 lekë. 
Pagesa nga mësimdhënie në Universitetin Kristal, 60 300 lekë. 
Të ardhura nga qiradhënia e apartamentit në Tiranë, 240 000 lekë. 
Të ardhura nga qiradhënia e apartamentit në Shkodër, 360 000 lekë. 
Kredi 42 mijë e 700 euro për blerjen e një makine.
Hua 30 mijë euro e marrë nga bashkëshorti tek shtetasi B. K
Hua 10 mijë euro. 
Motorr Yamaha, 4 mijë euro. 

Viti 2013
Dhuratë nga babai 4 000 000 lekë ose 36 mijë USD. 
Shitur makina AUDI, 1 500 000 lekë. 
Tepricë të ardhurash, 750 000 lekë. 
Paga si gjyqtare, 1 205 915 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 670 316 lekë. 
Honorare nga vizita e operacione në spitale private të bashkëshortit, 1 000 000 lekë.
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 158 520 lekë. 
Të ardhura nga qiradhënia e apartamentit në Tiranë, 360 000 lekë. 
Të ardhura nga qiradhënia e apartamentit në Shkodër, 360 000 lekë. 

Viti 2014
Tepricë nga të ardhurat, 700 000 lekë. 
Shitur garazhi në Tiranë 23 m2, 7 mijë USD. 
Paga si gjyqtare, 1 425 724 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 750 000 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 158 532 lekë. 
Të ardhura nga vizita mjekësore private në Tiranë, 300 000 lekë. 
Të ardhura nga vizita mjekësore private në Shkodër, 300 000 lekë.
Honorare nga vizita dhe operacione private në spitalin...2 400 euro. 
Pagesa nga mësimdhënie në Universitetin Kristal, 45 000 lekë. 
Të ardhura nga qiradhënia e apartamentit në Tiranë, 420 000 lekë. 
Të ardhura nga qiradhënia e apartamentit në Shkodër, 360 000 lekë. 
Djali, shitur apartament 61 m2 në Selitë, 24 412 euro. 

Viti 2015
Paga si gjyqtare, 1 443 994lekë. 
Paga e bashkëshortit, 740 820 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 158 532 lekë. 
Honorare nga vizita dhe operacione private në spitalin... 200 000 lekë. 
Paga e djalit, 370 800 lekë. 

Viti 2016
Paga si gjyqtare, 1 404 425 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 744 989 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 204 000 lekë. 
Paga e djalit, 494 478 lekë. 

Viti 2017
Blerë makinë ‘Tuareg’ me kredi, 52 mijë euro.
Tepricë të ardhurash, 1 000 000 lekë. 
Paga si gjyqtare, 1 419 893 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 915 482 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 204 000 lekë. 
Pagesa nga puna në spitalin... 302 635 lekë. 
Pagesa e vajzës, 44 000 lekë. 

Viti 2018
Shitur makina KIA, 3 mijë euro. 
Tepricë të ardhurash, 1 000 000 lekë. 
Paga si gjyqtare, 1 320 758 lekë. 
Paga e bashkëshortit, 405 268 lekë. 
Të ardhura nga pjesëmarrja e bashkëshortit në KMCAP 204 000 lekë. 
Paga e vajzës, 649 000 lekë. 
Konsulenca mjekësore të bashkëshortit pranë spitaleve private, 661 420 lekë. 
Honorare përfaqësimi për KRKA, 26 800 lekë. 
Blerë makinë 27 500 euro.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e interesave private gjyqtares Mimoza Brahimi për vitin 2012)

Edhe pese me rroga shteti, gjyqtarja dhe bashkëshorti i tij, përveç makinës me vlerë 42 700 euro të blerë në 2012, kanë blerë në vitin 2017 një makinë tip Tuareg’ me kredi, me vlerë 52 mijë euro, makinë me vlerë 27 500 euro në vitin 2018, makinë 8 mijë euro në 2005, makinë tip KIA me vlerë 500 000 lekë në 2008, makinë tip SMART blerë nga bashkëshorti 11 mijë euro në 2010 etj. Gjyqtarja dhe bashkëshorti i saj deklarojnë gjithsej katër banesa, dy në vitin 2003 dhe dy të tjera në vijim, duke përfshirë edhe një apartament 61 m2 në Selitë, i shitur nga djali i tyre për 24 412 euro. Gjatë disa viteve kanë deklaruar të ardhura nga dhënia me qira e dy apartamenteve në Shkodër dhe Tiranë. Në vijim Komisioni i Vetingut do të përgatisë një raport nëse pasuria e deklaruar nga gjyqtarja Mimoza Brahimi (Kajo) justifikohet apo jo me të ardhura të ligjshme.

(Kliko këtu për të lexuar deklaratën e interesave private gjyqtares Mimoza Brahimi për vitin 2014)

 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Djali: 28/01/2020 00:00

    Sa e mire eshte kjo gruaja e ketij mostres si yll eshte.Shume e hijshme.fiksim e kam ket foto.

    Përgjigju
  • goni: 27/01/2020 21:06

    xhin xhoni

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?