Henri Çili dyshohej se mori para për të ndikuar në një vendim të Gjykatës së Lartë, prokuroria kërkon pushimin e çështjes: S'u provuan akuzat

12 Shtator 2022, 11:45| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 12:49

  • Share

TIRANË- Zhbëhet operacioni "Mezhgoran". Henri Çili, botuesi i cili u arrestua më 28 shkurt 2020 për llogari të një hetimi nisur nga prokuroria e Përmetit dhe SPAK për dyshimet për korrupsionin me 750 mijë euro për të ndikuar në një vendim tek Gjykata e Lartë, tashmë është i lirë nga çdo hetim.

Ndaj tij është pushuar akuza. ReportTv mëson ekskluzivisht se hetimet ndaj cilit pasi SPAK shpalli moskompetencë u ndoqën nga Prokuroria e Tiranës. Dosja tashmë është dërguar në Gjykatë me kërkesë për pushim akuze ndaj henri Çilit. Akuza e korrupsionit ka rënë. Po ashtu edhe ushtrimi i ndikimit të paligjshëm që hetoi prokuroria e Tiranës nuk është faktuar.

Si nisën akuzat ndaj Henri Çilit?
Henri Çili u akuzua se mashtroi se do të ndikonte tek një gjykatës për dy të dënuarit me burgim të përjetshëm, Arbjon Aliko dhe Feti Yzeiraj në mënyrë që çështjet e tyre në Gjykatën e Lartë të merreshin në shqyrtim sa më shpejt dhe të ulej dënimi. Prokuroria  përgjoi një takim të Çilit me një drejtues të një organi të lartë të drejtësisëBashkë me Çilin u akuzuan edhe bashkëpunëtorë të tij të UET-së, juristi dhe pedagogu Ilir Kobi, administratori Betim Shkupi, biznesmeni Sait Fishta nga Shkodra, shok i Adil Alikos, babait të Arbjon Alikos dënuar për vrasjen e policit në 2015 në Lazarat. 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ina: 12/09/2022 13:05

    E shpetuat edhe kete mir bete,mos harroni popullin e thjeshte me e fut ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?