Sport
Drejt Punës

Ekskluzive/ Igli Tare, karriera e një ylli përmes syve të babait! 'Mjeshtri i Madh' në Report Tv: E dërgova në Gjermani nga mali, grekët donin ta bënin 'vorio-epiriot'

4 Nëntor 2021, 12:49| Përditesimi: 4 Nëntor 2021, 14:25

  • Share

‘Që në vogëli e inkuadrova me klas sportive në basketboll, ndërsa pasdite bënte edhe atletikë edhe futboll’

Të kesh vetëm talent, nuk mjafton. Pas çdo ylli fshihet një punë e palodhur e profesionistëve. Për Igli Taren, futbollistin që e nisi karrierën te klubi i Partizanit, sot drejtor sportiv i Lazios, ishte fat të kishte trajner, babain e tij.

Sot është një nga shqiptarët me të njohur në Europë, me karrierë në Bundesligë dhe Seria A, por në një intervistë ekskluzive për Report Tv, Isai na tregon se rruga drejt suksesit ka qenë tepër e vështirë.

‘Kam paguar 1500 dollarë që kam marrë një vizë çeke për të që e kam dërguar nëpërmjet Pragës. Në mes të dimrit, në shkurt, është nisur në këmbë me një korçar që ishte me të gjithë motrën, kanë kaluar drejt Mynchen ndërkohë që bota ishte sipër brezit. Kur arriti në Gjermani shkonte bënte stërvitje dhe kur kthehej nuk gjente ushqim. Kamp ishte, dhe kur kthehej ia kishin ngrënë shokët”, na tregon Isa Tare.

Në fillesat e tij me fanellën e Partizanit, babai nuk ishte i vetmi që nuhati talentin e Iglit.

‘Grekët kërkuan që ta merrnin. Erdhi një përfaqësues grek këtu në Shqipëri dhe më tha ‘të ndihmojmë në ambasadë’ sepse donin që të bëhej vorio-epiriot. Unë iu thash lërë se e rregulloj vetë”, kujton babai i Igli Tares.

Frytet e punës së tij, “Mjeshtri i Madh”, 27 herë kampion në hedhjen e diskut, i shijon tashmë edhe me ndjesinë më të bukur që Igli i ka dhuruar, të qënit gjysh.

“Ne shkojmë vazhdimisht nga 2-3 në vit në Romë. Shkojmë, takohemi, rrijmë nga një muaj, shikojmë ndeshjet dhe sidomos derbin e Romës. Dhe ai vjen këtu, kemi marrëdhënie shumë të mira. Na ndihmon nga të gjithë anët edhe financiarisht’, tregon Mjestri i Madh, Isa Tare.

Igli Tare prej 12 vitesh është drejtor sportiv i të Lazio-s dhe deri më tani i ka sjellë klubit rreth 250 milionë euro fitime.

 

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Makiwa71: 09/11/2021 18:04

    Sigurisht që më bahet qefi që Igli Tare ka arrit aty ku asht.Ka sakrifiku shumë dhe punu shumë.Dua të shtoj se jam tifoz i Lacios.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?