Thasët me kanabis që u gjetën në furgonin 'IVECO'

Kronikë
Top 24

Ekskluzive/ Ja emrat e 8 të arrestuarve për furgonin me gjysmë ton kanabis në Elbasan

22 Nëntor 2018, 18:16| Përditesimi: 22 Nëntor 2018, 19:03

  • Share

Zbardhet emrat e personave të arrestuar gjatë operacion policor "Uraka 2" për sekuestrimin e 580 kg lëndë narkotike Canabis Stativa në një furgon në Qafë Thanë, në aksin rrugor Librazhd-Pogradec. Dyshohet se lënda narkotike kishte për destinacion Greqinë.

Elton Qyno gazetar i "Shqiptarja.com" ka mësuar se tetë të arrestuarit kanë qenë në ndjekje disa mujore nga policia, ndërkohë dje uniformat blu, me urdhër të prokurorit të Krimeve të Rënda, Përparim Kullolli, kanë realizuar arrestimin e personave të përfshirë në këtë trafik si, Aranit Bida, Arben Tristea, Eduard Haxhi, Erando Mehmeti, Gentjan Rapollari, Elvis Gjona, Andi Qiraxhi dhe Leonard Demiraj.

Pas 24 orësh, nga momenti i ndalimit të furgonit të dyshuar se po trafikonte drejt Korçës ngarkesë, Policia e Qarkut të Elbasanit deklaroi se ishin 580 kg kanabis ndërsa në pranga kanë rënë tetë persona dhe një është shpallur në kërkim.

Furgoni me targë AA 356 NA, ku u gjet hashashi, rezulton pronësi të një firme fasonerie në Fier. Sipas ekstraktit të QKR, biznesi është regjistruar nën emrin "SILDA" dhe në pronësi të biznesmenit Ilir Dauti. Por në një reagim, vetë ky i fundit u shpreh se furgonin "IVECO" e kishte shitur disa muaj më parë, por nuk kishte bërë aktin noterial.  

Operacioni i koduar “Uraka 2” ka sjellë goditjen e një grupi të strukturuar kriminal që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, në një bashkëveprim mes Drejtorisë Vendore të Policisë së Elbasanit dhe Forcave Operacionale të Policisë së Shtetit. Policia sekuestroi 578 kg kanabis, tre automjeteve, 14 aparateve celularë dhe 5.800 euro.

Të arrestuar nga "Uraka 2": 

Aranit Bida

Arben Tristea

Eduard Haxhi

Erando Mehmeti

Gentjan Rapollari

Elvis Gjona

Andi Qiraxhi

Leonard Demiraj

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?