Deputeti Kasem Mahmutaj dhe hoteli i konfiskuar

Ekskluzive/ Ja si i ‘justifikoi’ deputeti i PD Kasem Mahmutaj në ILDKP 9 pasuritë e konfiskuara nga SPAK! Bashkëshortja deklaroi shtypshkronjën 20 $

5 Maj 2022, 21:15| Përditesimi: 6 Maj 2022, 07:37

  • Share

TIRANË- Trembëdhjetë pasuri nga 25 që Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka konfiskuar me kërkesë të SPAK, rezultojnë në emrin e deputetit të Partisë Demokratike, Kasem Mahmutaj, bashkëshortes së tij Liri Mahmutaj dhe vajzës së tyre Sanjola Mahmutaj. Nga këto 13 pasuri të konfiskuara, Kasem Mahmutajt ka deklaruar në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive 9 pasuri, në cilësinë e deputetit, në emrin e tij, bashkëshortes dhe vajzës. 

Objekt goditje ishte vëllai i deputetit të PD-së, Gazmend Mahmutaj, subjekt i OFL-së dhe i ligjit anti-mafia, i njohur si mik i Fatmir Mediut. Gazmend Mahmutaj është dënuar dy herë në Itali për shfrytëzim prostitucioni, në vitin 1993 dhe vitin 1997. Kasem Mahmutajt ishte objekt i OFL-së dhe SPAK për shkak të të vëllait Gazmend Mahmutaj, pra si person i lidhur. 

Po cilat janë pasuritë e konfiskuara që Kasem Mahmutaj ka deklaruar në ILDKP, sa është vlera e deklaruar dhe si i ka justifikuar ato? 

Deputeti i PD ka deklaruar në ILDKP një apartament 106 m2, në vlerën 1.6 milionë lekë, apartament 88 m2, në vlerën 1.3 milionë lekë, apartament 41 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten në vlerën 650 mijë lekë, një tjetër apartament 41 m2 në bashkëpronësi me bashkëshorten në vlerën 650 mijë lekë, tokë arë 1.000 m2 me vlerë 200 mijë lekë, truall 147 m2 me vlerë 1.7 milionë lekë dhe makinë  “Kia” me vlerë 3 mijë euro.

Të gjitha këto pasuri, Kasem Mahmutajt deklaron se i ka siguruar nga të ardhurat familjare dhe nga puna në emigracion. 

Me kërkesë të SPAK, gjykata ka konfiskuar edhe një shtypshkronjë në emrin e Liri Mahmutaj, bashkëshortja e Kasëm Mahmutajt. Zonja Liri e ka deklaruar në ILDKP biznesin e shtypshkronjës në vlerë 2.2 mijë lekë ose rreth 20 USD, një vlerë kjo tepër e dyshimtë. 

Pasuria ndoshta më e rëndësishme e konfiskuar nga SPAK në listën e 25 pasurive, është hoteli me katër kate dhe katër yje në Berat, i quajtur “Antipatrea Hotel”. Hoteli figuron në emrin e Sanjola Mahmutajt, e cila është e bija e deputetit të PD-së Kasem Mahmutaj. 

Sanjola Mahmutaj e ka deklaruar hotelin në në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive në vlerën 26 mijë euro. Në deklaratën e pasurisë, si person i lidhur me Kasem Mahmutajn, Sanjola Mahmutaj nuk deklaron burimin e 25 mijë eurove, ndonëse hoteli ka një vlerë me dhjetëra ose qindra mijëra euro. 

Pasuritë e konfiskuara në emër të deputetit të PD-së dhe justifikimi në IDKPKI 
1.    Apartament 106 m2 Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 1.6 milionë lekë.

2.    Shtypshkronjë, në emrin e Liri Mahmutaj, bashkëshortja e Kasëm Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Nuk deklarohet burimi i pasurisë, vlera 2 297 lekë. 

3.    Hoteli me 4 yje “Antipatrea Hotel”, në emër të Sanjola Mahmutaj, e bija e Kasem Mahmutajt. . Justifikimi në ILDKP: Nuk deklarohet burimi i pasurisë. Deklarohet vlera 26 mijë euro. 

4.    Apartament 88 m2, Bashkia Berat, në emër të Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 1.3 milionë lekë. 

5.    Apartament 41 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi të Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 650 mijë lekë.

6.    Apartament, 41.40 m2 Bashkia Berat, në bashkëpronësi me Liri Mahmutaj, bashkëshortja e Kasëm Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 650 mijë lekë.

7.    Arë 1.000 m2 Bashkia Berat, në pronësi Kasëm Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 200 mijë lekë.

8.    Automjeti “Kia”, në pronësi të Kasëm Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 3 mijë euro.

9.    Truall 147 m2 Bashkia Berat, në emër të Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj. Justifikimi në ILDKP: Të ardhura familjare dhe emigracioni. Vlera 1.7 milionë lekë. 

10.    Truall 129.70 m2, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj. (Nuk figuron në ILDKP)

11.    Pasuria e shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi, Berat. (Nuk figuron në ILDKP)

12.    Pasuria e Kasëm Mahmutajt, në proces legalizimi, Berat. (Nuk figuron në ILDKP)

13.    Makinë “SSANGYONG”, tip kamionçinë, në pronësi të Kasëm Mahmutaj. (Nuk figuron në ILDKP)

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 06/05/2022 00:57

    Ketij personsi duhet tja shkurtoah pak emrin, ,I duhen hequr tre Germat e para...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?