EKSKLUZIVE/ Ja si u tjetërsua prona e Spitalit Ushtarak dhe u shit për 4 mln Euro

5 Maj 2019, 07:51| Përditesimi: 5 Maj 2019, 15:39

  • Share

Një sipërfaqe toke prej 21.091 m2, që ndodhet brenda teritorit të spitalit ushtarak, është tjetërsuar në mënyrë spektakolare, nga disa persona, ku mes tyre shfaqe dhe emri i biznesmenit Dritan Llanaj që administron kompaninë e ndërtimit “Mesaplik-05”. Kadri Pazari, Arben Çaçi dhe Dritan Llanaj janë arrestuar nga prokuroria e Tiranës pasi dyshohet se kanë kryer vepren penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale me pasoja të rënda në dëm të shtetit shqiptar dhe viktimës Gazmend Fortuzi, e kryer kjo vepër penale në bashkëpunim.

Nga të dhënat e përfituara deri më tani nga hetimi, ka rezultuar se përfituesit kryesorë të kësaj skeme falsifikimi, janë shtetasit e mësipërm, pasi ata kanë përfituar pronën në mënyrë të paligjshme duke e tjetërsuar më pas me ndihmën e personave të tjerë. Më pas kjo pronë është shitur me një vlerë prej 4 milion euro, dhe mbi bazën e dokumentave të falsifikuara është marë dhe leja ndërtimore nga bashkia e Tiranës.“Ky fakt tregon se kemi të bëjmë me një veprimtari të rëndë kriminale ku brenda ditës kryhen veprime dhe nga akti noterial del se janë dhënë 4 000 000 euro, të cilat nuk dihet origjina e tyre. Pra falsifikohet dokumenta me qëllim për të futur në punë para të cilat nuk i dihet burimi i tyre dhe më pas legalizohen nëpërmjet legalizimit.

Faktet e konstatuara nga hetimi pasqyrojnë mjaft qartë se përfituesit, falsifikatorë, përfaqësues të familjes “Pazari” me ndihmën e punonjësve të korruptuar të ZVRPP kanë mundur të rregjistrojnë këtë pronë duke hequr kufizimin e disponuar nga vendimi origjinal i KKK i Pronave që ja kthen këtë pronë kur Spitali Ushtarak të privatizohet si dhe duke shmangur edhe mbivendosjen gjatë proçesit të rregjistrimit ndërmjet vendimit të KKK i Pronave nr. 232 te vitit 2000 dhe pronës shtetërore, pjesë e inventarit të Ministrisë së Mbrojtjes, teritorin e SUQU. Nga personat e interesuar është bërë e mundur të falsifikohet vendimi nr. 232 datë 6 korrik 2000 të KKKP pikërisht në faqen 3-të të tij, në pikën 1-e, ku bën fjalë për truallin me sip. 21.841 m2, brenda teritorit të Spitalit Ushtarak duke ndërhyrë, falsifikuar, fshirë një pjesë të fjalisë:”…i kthehet z.Sheh Ali Pazari pronësia mbi këtë truall, kur spitali të privatizohet….”, duke e lënë vetëm fjalinë : “…i kthehet z. Sheh Ali pazari pronësia mbi këtë truall…”

( Kliko këtu ) ekstrakti i plotë i Kompanisë së Dritan Llanaj në QKR

Si u falsifikua/ vendimi i KKKP-së që tjetërsoi pronën

Hetimi i prokurorisë ka zbuluar se KKK i Pronave i Bashkisë Tiranë me vendimin nr. 232 datë 6 korrik 2000 ka njohur, kthyer e konpesuar ish-pronarët Sheh Ali Pazari, Xhemal Pazari dhe Hamdi Pazari, trashegimtarët e tyre për një sipërfaqen 173.871 m2 të ndodhur në sinurin Brakë(Fire),aktualisht lagjja Laprakë, Bregu i Lumit, Spitali ushtarak, Tiranë.Nga trashigimtarët e familjes Pazari, është bërë regjistrimi i prones e cila figuron e regjistruar në hipotekë, për të cilën janë pajisur me vërtetim nga dokumentat hipotekorë më datën 12 korrik 2000. Por në datën

3 korrik 2008, në mënyrë abuzive e të paligjshme ZVRPP pajis trashigimtarët e familjes Pazari me një vërtetim pronësie në të cilin disponohet : 1/e truall i lirë me sipërfaqe21.091 m2 ndodhur brenda teritorit të spitalit ushtarak ju kthehet trashegimtarëve Pazarit. Duke mos pasqyruar në këtë mënyrë gjëndjen reale mbi bazën e së cilës është njohur, kthyer dhe kompesuar kjo pronë sipas vendimit origjinal të Komisionit tëKthimit tëPronave 7 korrik 2000.Këto fakte Faktet e konstatuara nga hetimi pasqyrojnë mjaft qartë se përfituesit, fallsifikatorë, përfaqësues të familjes “Pazari” me ndihmën e punonjësve të korruptuar të ZVRPP kanë mundur të rregjistrojnë këtë pronë duke hequr kufizimin e disponuar nga vendimi origjinal i KKK Pronave që ja kthen këtë pronë kur Spitali Ushtarak të privatizohet si dhe duke shmangur edhe mbivendosjen gjatë proçesit të rregjistrimit ndërmjet vendimit të KKK Pronave nr. 232 te vitit 2000 dhe pronës shtetërore, pjesë e inventarit të Ministrisë së Mbrojtjes, teritorin e SUQU. Nga personat e interesuar është bërë e mundur të falsifikohet vendimi nr. 232 datë 6 korrik 2000 të KKKP pikërisht në faqen 3-të të tij, në pikën 1-e, ku bën fjalë për truallin me sip. 21.841 m2, brenda teritorit të Spitalit Ushtarak duke ndërhyrë, falsifikuar, fshirë një pjesë të fjalisë:”…i kthehet z.Sheh Ali Pazari pronësia mbi këtë truall, kur spitali të privatizohet…”. duke e lënë vetëm fjalinë :“…i kthehet z.Sheh Ali pazari pronësia mbi këtë truall…”.

Pas lëshimit të një vërtetimi të falsifikuar nga ana e ZVRPP, i cili nuk pasqyron realitetin në lidhje me pronën pasi kjo sipërfaqe është pjesë përbërëse e teritorit të Spitalit Ushtarak, e inventarizuar në vitin 2003, pra kemi të bëjmë me një pronë shtet për sa kohë Spitali Ushtarak nuk është privatizuar.Në vijim në zyrën noteriale të noteres Ruko Sako, ndërmjet palëve trashigimtarët e familjes Pazari dhe Dritan Llanaj lidhet në ditën e vitit të ri në 31 dhjetor 2008, një kontratë shkëmbimi, ku mbi bazën e vërtetimit hipotekor të datës 3 korrik 2008 palët shkëmbejnë pasuritë truall i lirë me sip. 21.091 m2, që ndodhet brenda teritorit të spitalit ushtarak me pronën, tokë arë me sip. 600 m2 sipas çertifikatës për vërtetim pronësie,që ndodhet në Yzberisht Tiranë, në pronësi të Dritan Llanaj.Që në pamje të parë kjo kontratë pasqyron mjaftë qartë fiktivitetin e veprimit juridik si dhe bashkepunimin në krim, të bërë me qëllim fshehjen, tjetërsimin mbulimin e origjinës së vërtetë të pronës për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga pasojat e veprës penale të fallsifikimit.

Për të bërë të mundur përfitimin e kësaj sipërfaqe prej 21.000 m2 që ndodhet brenda teritorit të Spitalit Ushtarak,pa marrë parasysh se cënohen rëndë interesat e shtetit, përfituesit falsifikatorë, përfaqësuesit e familjes “Pazar” kanë arritur të bëjnë të mundur depozitimin e vendimit të fallsifikuar në ZVRPP, institucion ky i cili ka për detyrë konfirmimin e çdo titulli pronësie para se të vijoj me procedurat e regjistrimit por siç pasqyrohet koha e depozitimit të këtij vendimi ka qënë pikërisht gjatë periudhës 2007 - 2008 ku rezulton të jetë lëshuar vërtetim nga dokumentat hipotekorë në favor të trashigimtarëve të familjes Pazari, mbi bazën e të cilit është bërë edhe shkëmbimi, transferimi ose fshehja e origjinës së kësaj prone.

Në vijim për të qënë të mbrojtur përfituesit falsifikatorë, përfaqësuesit e familjes Pazari nëpërmjet veprimeve abuzuese e në “shpërdorim të detyrës” nga punonjësit e ZVRPP dhe ish AKKPronave kanë bërë të mundur zhdukjen nga dosja nr.1210 në emër të Sheh Ali Pazarit të vendimit origjinal të 6 korrikut 2000 të KKPronave si dhe të proçesverbalit të mbajtur nga specialistët e grupit të punës mbi bazën e të cilit është nxjerrë ky vendim, duke futur në në këtë dosje pikërisht kopjen e fallsifikuar të këtij vendimi, duke i vënë vulën lidhëse e duke e paraqitur si kopje origjinale, madje e nxjerrë nga arkiva e hipotekës pasi përmban dhe numrat arkivorë të saj.Sipas prokurorisë kjo do të thotëse falsifikatorët kanë paraqitur dokumenta të falsifikuarnë ZRPP Tiranë, kanë mashtruar duke ndërhyrë tek autoriteti i Kthimit të Pronave duke vendosur edhe aty dokumentin e falsifikuar. Kjo tregon për një rrezikshmëri të theksuar shoqërore të veprimive kriminale.

Zgjimi nga gjumi i Spitalit Ushtarak

Gjithashtu për këtë pronë nga ana e Drejtorisë së Spitalit Ushtarak, pas ardhjes në dijeni gjatë procedurës së regjistrimit të pronave të paluajtshme shtetërore në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes, Spitali Ushtarak Qëndrorë Universitarë nëpërmjet ZRPP Tiranë se teritori i spitalit cënohet nga vendimi nr. 232 dt 6 korrik 2000 që ka disponuar në favor të familjes Pazari, ka reaguar duke ju drejtuar zyrtarisht në zbatim të ligjit ish Agjensisë së Kthimit e Konpesimit të Pronave si autoriteti qëndrorë që ka të drejtë ligjore të shqyrtojë vendimarrjen e Komisioneve Rajonale te KKPronave për të shqyrtuar dhe shfuqizuar pjesërisht këtë vendim.

Nga ana e AKK Pronave i është kthyer përgjigje duke i bërë me dije se SUQU nuk është as subjekt i shpronësuar dhe as avokatura e shtetit e për këtë arsye nuk legjitimohen për të ankuar vendimin nr. 232 date 06.07.2000 dhe në vazhdim pas paraqitje së padisë nga ana e SUQU, AKKPronave i përgjigjet se për sa kohë Drejtoria e SUQU i është drejtuar Gjykatës, asnjë institucion tjetër nuk mund të marrë në shqyrtim çështje që është duke u gjykuar nga Gjykata.

Të njëjtën përgjigje AKK Pronave rezulton t`i ketë kthyer edhe Avokaturës së Shtetit e cila edhe ajo pasi është vënë në dijeni nga Drejtoria e SQU ka paraqitur ankim administrativ ndaj këtij vendimi. Pas përfitimit nëpërmjet shkëmbimit të kësaj pasurie nga ana e Dritan Llanaj me aplikimin e datës 4 shkurt 2015 pranë ZVRPP është kërkuar për pajisjen me dokument pronësie. Nga ZVRPP gjatë procesit të regjistrimit është konstatuar se kjo pronë mbivendoset me pronë shtetërore dhe për këtë arsye është vendosur kufizimi i veprimeve. Si rezultat i kalimit të të drejtave nëpërmjet shkëmbimit të pronës me trashgimtarët e familjes Pazari, Dritan Llanaj ka përfituar konpesim financiarë duke u shpronësuar për sipërfaqen prej 2193.9 m2 në favor të 10 lejeve të legalizimit e gjithashtu ka aplikuar në ZVRPP duke kërkuar spostim dhe modifikim e saktësim të kufijve të hartës të pasurive në emër të tij ku nga ana e ZVRPP, është urdhëruar heqja e kufizimit dhe ndryshimi i sipërfaqeve duke krijuar kufizime të reja e zhvendosur kufitë e pronave, ndarë pasuritë etj.

Kallëzuesi: Unë kam tokën, ata morën paratë

 Lidhur me tjetërsimin e sipërfaqes prej 21.091 m2 tokë ka bërë kallëzim penal shtetasi Gazmend Fortuzi. Në kallëzim penal pretendohet se origjina e kësaj prone sipas dokumentacionit të vjetër hipotekorë dhe arkivorë vjen nga gjyshi i tij Sheh Ahmet Ali Pazari, por trashëgimtarët e familjes “Pazari” nëpërmjet dokumentave të falsifikuara të paraqitura në AKKP ku tregohet se nga regjimi komunist këto prona i janë sekuestruar djalit të tij që i kishte në administrim Sheh Ali Pazarit si bazuar në një vendim gjyqësorë (të falsifikuar) të datës 2 shkurt 1939, të Gjykatës të Paqit Tiranë,ka njohur si të vetmin trashigimtarë të pronave të ish-pronarit Sheh. Ahmet Ali Pazari, djalin e tij sheh, Ali Ahmet Pazarin (trashigimtarët e tij), kanë marrë të mirqënë duke disponuar me anë të vendimit nr. 232 datë 06.07.2000 vetëm në favor të subjektit Ali Pazari, trashgimtarëve të tij, duke përjashtuar në këtë mënyrë trashgimtarët e tjerë të pronarit të vërtetë të pronës Sheh. Ahmet Ali Pazarit. (trashegimtarët e vajzave të tij).

Përfitime si rezultat i veprimeve të paligjshme trashgimtarët e familjes “Pazari” i kanë investuar në pasuri të paluajtshme apo veprimtari ekonomike ose financiare e asete duke i raportuar si pasuri të përfituara nëpërmjet trashgimisë por që në fakt vijnë si rrjedhojë e veprimeve të paligjshme. Me këto veprime antiligjore kanë cënuar rëndë edhe interesat e shtetit pasi Spitali Ushtarak ende edhe sot nuk rezulton të jetë privatizuar e megjithatë nëpërmjet falsifikimit trashigimtarët e familjes Pazari kanë përfituar padrejtësisht e në kundështim me ligjin sip 21.841 m2 brenda teritorit të spitalit. Pra kemi vepër penale me pasoja shumë të rënda dhe për të gjitha këto shkelje Gazmend Fortuzi ka bërë kallëzim penal në Policine e Shtetit Tiranë.Ky kallëzim më pas është referuar nga policia në Prokurorinë e Tiranës. Në kallëzim Fortuzi shpjegon se ka trashëguar prona nga i ndjeri Sheh Ali Pazari ku përfiton nga trashgimia një sipërfaqe toke prej 174.871 metra katrore.Më tej Fortuzi shpjegon se nëpërmjet një testamenti të falsfikuar dhe të hetuar nga Prokuroria po vidhet prona e tij që i takonte si trashgimtar. Falsiteti i këtij dokumenti është konstatuar edhe nga Prokuroria e Tiranës me vendimin e datës 30 prill 1998 testamenti të falsfikuar në datën 2 shkurt 1939.

Por sipas kallëzuesit pavarësisht kësaj, prona vazhdon që të vidhet, duke u përdorur testamenti i falsifikuar, nga ana e personave përfitues merren prona dhe shpërblime në të holla, në një kohë që ky shtetas është trashgimtar nuk ka përfituar asgjë. Në kallëzim pretendohet se vendimi i datës 6 korrik 2000 i Komisionit të Kthimit të Kompesimit të Pronave është i falsifikuar pasi është përdorur një vendim i falsifikuar sikur është kthyer prona e Spitalit Ushtarak në një kohë që nëpërmjet këtij vendimi Komisioni i Kthimit të Kompesimit të Pronave nuk e ka kthyer këtë pronë por vetëm e ka njohur si të tillë. Mbi këtë pronë të marra me dokumenta të falsifikuara është marrë leje ndërtimi. Në këto kushte po cënohen rëndë interesat e shtetit pasi kjo tokë shtetërore është marrë me dokumenta te falfikuara. Toka shtet është marrë me dokumenta të falsifikuar pasi është kthyer një pronë e cila ndodhet në një territor ushtarak. 

Fjalia e fshirë

Kanë fshirë një pjesë të fjalisë:”…i kthehet z.Sheh Ali Pazari pronësia mbi këtë truall, kur spitali të privatizohet….”, duke e lënë vetëm fjalinë : “…i kthehet z. Sheh Ali pazari pronësia mbi këtë truall…”

Dritan Llanaj

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tir: 05/05/2019 11:32

    Interesante shuuuume dhe duhet pare me kujdes veprimtaria e noteres Ruko. Nje pisllek kjo zonje e ka bere dhe me disa banore te pallatit" Kajtazi" te Zogu Zi nd bpunim me ndertuesin. Apartamentet i hipotekonte me vlere 8 milion leke te vjetra me pak.psh nga 33 ne 25. Prokuroria duhet te veproje se rasti nxjerr rastin.

    Përgjigju
  • Fredi: 05/05/2019 11:17

    Ti dërrmojnë të gjith mutat e perfshirë ne kete bajgëri, nga i madhi deri tek më i vogli. Gjithashtu ushtria te dali e te dërrmojë e “padtrojë” gjith muterine e kesaj natyreje nga Konispoli në Vermosh që masakroi vendin per 30 vjet! Bajgëria neandërtale fshatare te detyrohet te kthehet në vrimat e saj nepermjet rrivenies edhe njehere perseri te LIGJIT TE PASHAPORTIZIMIT! Te derrmohet funderrinlleku i fundërrinave njeher e mirë qe te shoetojmë ne të tjeret, dhe Republika bashkë! Derrmojini gjith funderrinat!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?