Edi Rama dhe Niko Peleshi

Politikë

Ekskluzive/ Java e nxehtë e Kuvendit, Peleshi nis negociatat për ndryshimin e Rregullores dhe komisionet

12 Shtator, 18:23| Përditesimi: 12 Shtator, 18:33

  • Share

Java që vjen do të jetë intensive për Kuvendin. Report tv ka mësuar se kryetari Niko Peleshi do të thërrasë ditën e hënë kryetarët e grupeve parlamentare dhe do t'u kërkojë emrat për kryesitë dhe anëtarësisë e Komisioneve, dhe përbërjen e organeve të tjera si Byroja apo delegacionet.

Të Martën parashikohet një seancë plenare për votimin e anëtarësisë së Komisioneve. Dhe shqyrtimi me procedurë të përshpejtuar ndryshime në Rregulloren e Kuvendit dhe skemën e re të komisioneve.

Seanca në pjesën gjatë paradites do të ngrejë Këshillin për Rregulloren e Mandatet. Gjatë ditës këshilli do kalojë rregulloren e re e cila do të votohet në një seancë të dytë të Martën pasdite.

Ndërkohë pritet që deri këtu të jetë depozituar nga Rama programi qeverisë dhe të kenë mbërritur në Kuvend dekretet për ministrat

Të mërkurën, Peleshi mbledh konferencën e Kryetarëve ku vendoset koha për debat për qeverinë dhe programin.

Ndërkohë dy ditët në vazhdim do të zhvillohet një seancë maratonë debati për Programin qeverisës dhe emrat e qeverisë dhe votimi i qeverisë.

Të premten pasdite pritet betimi i qeverisë tek Begaj.

lajm ne perditesim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?