I ftuar në lidhje skype nga Roma ishte Ardian Ndreca, Profesor i Filozofisë Moderne, i cili drejton emisionin Elektroshok në Report Tv.
Profesor Ardian Ndreca tregon për Esencë në Report Tv disa nga autorët shqiptarë që kanë shkruar për Krishtlindjen. Ata janë: Dom Lazër Shantoja, At Donat Kurti, Ernest Koliqi dhe Pjetër Deda. Krishtlindja është gjendje shpirtërore në letërsinë shqipe.
Ardian Ndreca: Për të gjithë këta autorë Krishtlindja nuk është thjeshtë një datë por një nisje shpresë. Lazër Shantoja, bën meditim mbi dhuratat. Ata në botë dhurojnë gjëra të shtrenjta, ndërsa në Shkodrën e varfër fëmijët presin bonbone, letra me lapsa, apo mollë, gështenja apo edhe një palë këpucë të reja.
Lazër Shantoja thotë se për dhuratat, duhet me shpenzu shumë zemër. Pjetër Deda, një person i harruar krejt, punoi si përkthyes nga spanjishtja, do të pushkatohej në Kampin Nazist të Prishtinës, por… Pjetër Deda shkruan për varfërinë në shijen e laknorit të thjeshtë. At Donat Kurti, shkruan për Krishtlindjen si festë e zemrës, për besimin, ngjallja e besimit të krishterë, shuarja e armiqësive. Janë zakone pagane të fisnikëruara prej fesë së krishterë, shkruan At Donat Kurti.
Ernest Koliqi gjendet në Damask për Krishtlindje, ndërthuret gjeografia me misterin e asaj që festohet. Një katolik, mysliman dhe orthodhoks, të tre shqiptarët i gjen Krishtlindja në Damask. Koliqi nuk fle atë natë nga emocionet, gjendet në hollin e hotelit duke pirë.
Lajmi kryesor:
Nata festive e Vitit të Ri 2024-2025, Esencë-Report Tv ! Maratonë me 11 të ftuar dhe rreth 8 orë emision EKSKLUZIVE
S.G/E.H/ReportTv.al