Të shtunën e 17 shtatorit mundësi rus i natyralizuar në shqiptar Zelimkhan Abakarov shkroi historinë e kuqezinjve në këtë sport, duke u shpallur kampion bote dhe duke marrë për herë të parë medalje të artë. Për ‘Report TV’ 29-vjeçari tregon emocionet e kësaj arritje në Beograd dhe ndienjat për përfaqësimin e flamurit shqiptar.
“Jam shumë i lumtur që arrita të fitoj këtë medalje si në aspektin personal ashtu edhe për Shqipërinë. Mund të them se jam krenar që garoj për flamurin kuqezi, pasi arrita të gëzoj njerëzit të cilët më kanë besuar, mbështetur dhe më kanë krijuar mundësinë të garoj. Tani dua të fitoj në Europian dhe në Lojrat Olimpike,”-u shpreh Zelimkhan Abakarov, mundës.
Ndërkohë presidenti i Federatës së Mundjes, Sait Prizreni, tregoi se si e bindi Abakarov, por edhe sportistin tjetër nga rus Dudaev të përfaqësonin Shqipërinë.
“Historia me Zelimkhanin dhe Dudaev ka filluar 2 vite më parë, pasi unë i ndoqa sportistët nëpërmjet miqve në Rusi dhe konkretisht në Dagestan të Çeçenisë. Kam insistuar fort dhe djemtë erdhën fillimisht ta vizitonin Shqipërinë. Unë më pas i premtova, që nga dita e para, se ‘personalisht dhe ne emër të federatës do bëj të mundur rrugëtimin tuaj deri në majë të suksesit’. Sportistët s’janë dosido, pasi kanë garuar për shtetin rus, por fakti që nuk e kanë arritur me këtë shtet meritë ka federata e mundjes,”-deklaroi Sait Prizreni, president i federatës së mundjes.
Pavarësisht pritjeve të merituara të sportistëve nga përfaqësuesit e shtetit Prizreni është pessimist për Abakarov, duke qenë se ai vjen nga Çeçenia.
“Rastet e fundit flasin qartë për një vëmënedje të shtetit ndaj rezultateve të sportistëve, por unë shpresoj që kjo mos të jetë një fasadë, pasi sportistët duan mbështetje dhe konkretisht në aspektin ekonomik. Shteti duhet patjetër ta nderojë këtë kampion që na bëri krenar në mes të Beogradit dhe Zelimi si kampion bote meriton të nderohet si çdo person tjetër që garon për flamurin shqiptar,”-tha Sait Prizreni, president i federatës së mundjes.
Jetojme ne nje bote te hapur dhe te lire. Kushdo jeton kudo dhe perfaqeson grupimin apo vendin ku ku ndihet me mire. Sic shqiptaret perfaqesojne shume shtete te tjera ne arenen nderkombetare ashtu dhe shtetas te huaj e kane mundesine dhe te drejten te perfaqesojne Shqiperine duke respektuar vlerat dhe kulturen e ketij vendi. Ne fund te fundit medaljet jane arritje personale por i shtohen edhe listes se medaljeve te Shqiperise. Suksese te metejshme sportistit!
PërgjigjuPirro Dhima eshte tradhetar, rusi eshte hero. Greqia e mbeshtet Pirro sepse jane te pabese, ne e mbeshtesim Rusin se ne jena me taban.
PërgjigjuÇfarè e lidh fituesin e medaljes nga Rusia, me ne shqiptarèt? Nèse pèrgjigja èshtè ASGJÈ, atèherè ju lutem mos humbisni kohè me pèrkèdhelira province. Nuk mbahet shtèpia, as me miell dhe as me medalje hua. Medaljen, le ta gèzojè rusi. Edhe pse mban supe flamurin tonè,,unè nuk ndjej ASGJÈ pèr atè medalje rusèsh. Gèzim? Jo faleminderit. Luiza Gega èshtè shqiptare. Me tè identifikohem, me tè jemi shqiptarè, me fitoren e saj inkurajojmè brezin e ri pèr pèrpjekje dhe disiplinè nè jetè, me qèllim arritjen e njè suksesi tè mundshèm.
PërgjigjuIk bej qiqin, Pall. Pse ke ke %100 Shqiotar ktu ne Albaniztan.
O Gjergji… Me logjiken tende o Gjergj i bie te gjith sportistet ne bote shembull ZVICRA,,, qe jan me origjin te huaj dhe perfaqesojne nje vend tjeter, atehere keto vende nuk kane lidhje me medaljet e me ato kupa qe kan fituar keta sportiste. Qe shqiptari te behet racist eshte e paimagjinueshme, por nga njera an harron se ai vete e ka perjetuar racizmin.
Na ka nderuar ka ngritur flamurin shqiptar dhe himnin kombetar ne beograd dhe u shpall kampion bote.
PërgjigjuKa mbajtur mbi shpatulla flamurin shqiptar,ka kenduar hymnin shqiptar duke nderuar shqiperin ne gjithe boten,çfar kan ber kampionet e tjere me shume?
PërgjigjuDo te ishte turp per shtetin shqiptar nese nuk e mirepret siç mirepriti sportistet e tjere , ai mund te mos jet shqiptar por e ngriti flamurin shqiptar dhe perfaqesoj flamurin shqiptar ashtu si nje sportist i lindur shqiptar , ne fakt eshte nje çeçeno-shqiptar, ashtu si mund te jet nje amerikano-shqiptar ose nje Italiano-shqiptar.
PërgjigjuNuk ka rendesi cfare eshte si kampion bote me shqiperine i takon ta pres kryeministri. Eshte kampion bote cmimi me i larte. Kushedi ne do kemi rast tjeter qe te nxjerrim 1 te tille ne mundje. Dikur te gjithe krenoheshim me Pirro Dhimen kur dilte kampion me Greqine.Sot djali pavaresisht nga vjen nderon Shqiperine
PërgjigjuCa lidhje ka mundja me te zenen ne rruge ja vk as sa ceceni sbehen dot shqiptaret prandaj ska sport ne shqiperi,jo po vrapin luiza e bo per te grabit canta.
mundja nuk ka shanse fare te nxjerre shqiptar. tashti zihen me plumba cunat nuk ndosin me muskujt.
Eshte Cecen , jo Rus. Eshte njesoj si ti thuash nje shqiptari te Kosoves Jugosllav.
PërgjigjuEshte njesoj si ti thuash serb sot nje shqiptari te Lugines se Presheves.