Branko Hrvatin

Ekskluzive/ Kryegjyqtari i ‘hekurt’ kroat që është kthyer makth për njerëzit e drejtësisë shqiptare, ndëshkoi ish-kryeministrin Sanader

4 Prill 2020, 14:58| Përditesimi: 4 Prill 2020, 15:02

  • Share

Jo vetëm gruaja e ‘hekurt’ holandeze Mia Roessingh-Bakels apo prokurori i Brukselit Theo Jacobs, por edhe Branko Hrvatin, më parë president i Gjykatës së Lartë të Kroacisë për 12 vjet, është kthyer në makth për njerëzit e drejtësisë shqiptare.

Treshja në fjalë, së bashku me Ferdinando Buatier de Mongeot, Elka Ermenkova, Hans Kijlstra, John S. Leonardo dhe Marie Tuma, është prej dy vitesh pjesë e Operacionit Ndërkombëtar që monitoron Vetingun në Shqipëri, duke luajtur një rol vendimtar në rrëzimin e krerëve të drejtësisë shqiptare që nga Xhezair Zaganjori deri tek Bashkim Dedja.

Branko Hrvatin njihen në arenën ndërkombëtare si një gjyqtar i pakompromis dhe që nuk fal askënd. Hrvatin dha një provë të fortë kur ishte kryetar Gjykatës së Lartë të Kroacisë, duke mos kursyer as mikun e tij, ish kryeministrin kroat Ivo Sanader, i dënuar disa herë me burg për korrupsion.

Hrvatin mori pjesë ne aksionin për ndëshkimin e ish-kryeministrit Ivo Sanader, duke shënuar një precedent ballkanik, i përshëndetur fort nga SHBA-BE. Arrestimi dhe dënimi i Sanader, i pasuar me arrestime të tjera, i hapi Kroacisë dyert e integrimit në BE.

Si pjesë e Operacionit Ndërkombëtar që monitoron Vetingun në Shqipëri, Branko Hrvatin ka ndjekur disa procese në të dy shkallët e Vetingut. Branko Hrvatin ka monitoruar dhe ka marrë pjesë edhe në Vetingun e prokurorit në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, Njazi Seferi, i cili po hetonte vrasjen e Kostandinos Kacifas, ekstremisti grek që u vra në Bularat vitin e kaluar.

Seferi dha dorëheqjen ditën që Komisioni i Vetingut e ka njohur me rezultatet e hetimit për ligjshmërinë e pasurisë dhe pastërtinë e figurës. Ish-kryegjyqtari kroat ka marrë pjesë edhe në procesin e shkarkimit nga detyra të kryetarit të Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, për probleme me pasurinë dhe profesionalizimit. Harvin ia ka drejtuar pyetje kryegjyqtarit Kurti si dhe ka mbështetur shkarkimin e tij nga detyra.

Hrvatin ka monitoruar nga afër procesin e anëtarit të KLP, Arben Dollapaj, i cili u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në qershor të 2018, por u shkarkuar nga detyra nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit në janar të 2020.

Branko Hrvatin ka monitoruar procesin e Vetingut të gjyqtares dhe kandidates për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Anila Guri, e shkarkuar për probleme me pasurinë. Vendimi është marrë duke marrë parasysh edhe opinionin e vëzhguesit Hrvatin. Ish-kryegjyqtari kroat ka ndjekur nga afër edhe procesin e shkarkimit të Gurali Brahimllarin, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda Tiranë.

Po ashtu, Hrvatin ka monitoruar edhe Vetingun e kryeprokurorit të Lushnjes, Çlirim Shahini, i cili u shkarkua nga detyra për probleme me pasurinë. Branko Hrvatin ka monitoruar edhe procesin ndaj Artan Broci, gjyqtar në Gjykatën e Lartë Tiranë, i shkarkuar nga detyra.

Branko Hrvatin ka ndjekur edhe betejën e Komisionerit Publik për të rikthyet ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla në Veting, i cili dha dorëheqjen nga drejtësia. Kolegji i Apelimit vendoi në shumicë votat të linte në fuqi vendimin e KPK, për ndërprerjen e Vetingut për Llallën. Kundër votuan gjyqtarët Sokol Çomo dhe Albana Shtylla.

Po cila është karriera e , Branko Hrvatin? Para se të emëroi vëzhgues pranë ONM në Shqipëri, Branko Hrvatin sapo kishte përfunduar mandatin e tij dymbëdhjetë vjeçar si President i Gjykatës Supreme i Republikës së Kroacisë.

Pas diplomimit nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Zagrebit, ai punoi si gjykatës i Gjykatës Komunale dhe gjykatës i Gjykatës së Qarkut në Zagreb. Në vitin 2004 ai u emërua në Gjykatën e Lartë e Drejtësisë.

Në vitin 2005 ai u emërua kryetar i Gjykatës Supreme dhe u rizgjodh në atë post në vitin 2009 dhe 2013. Nga viti 2001 deri në 2004, ai ishte anëtar dhe nënkryetar i Këshilli Gjyqësor Shtetëror. Që nga viti 2005, ka qenë kryetar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve.

Ai është një ligjërues dhe moderator në seminare dhe simpoziume të ndryshme lokale dhe ndërkombëtare. Që nga 1994, ai drejton kurse praktike për studentët në Fakultetin Juridik në Zagreb në kuadër të Kryesisë për Ligjin Civil, Ligji i Procedurës Civile dhe Ligji i Familjes. Z. Hrvatin është autor i artikujve në fusha e procedurës civile, përmbarimi dhe e drejta e pronësisë. Në qershor të vitit 2014 ai u zgjodh nënkryetar i Rrjetit të Presidentëve të Gjykatave Supreme të Gjykatave të Bashkimit Europian.

Komento

Komente

  • Serriu: 05/04/2020 09:18

    Vetem po shkuan ne burg Bode,Ruli,Gjiknuri Mediu Beqja Ahmetaj ky vend do behet.Ndjese po kam harruar ndonje korkodil tjeter

    Përgjigju
    • emri: 05/04/2020 20:25

      Ke harruar te parin fare, bacen e lugut te ujqve (Vucidoli)

  • ganiu: 04/04/2020 16:27

    AMAN O BRANKO NA I FUT NJA 500 POLITIKANE NE burg se jane te gjithe te korruptuar qysh nga presidenti e deri tek titullare institucionesh…//

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?