Politikë

Ekskluzive/ Kuvendi i ri me 11 komisione! Ndahet në 3 ‘Veprimtaria’, Komisioni ‘Xhafaj’ bëhet i përhershëm

26 Gusht, 14:08| Përditesimi: 26 Gusht, 17:13

  • Share

Legjislatura e 11-të e Kuvendit do të ndryshojë edhe arkitekturën e këtij institucioni.

Puna e nisur më herët nga një grup i drejtuar nga Eduard Shalsi, ka arritur në përfundimin se duhen shtuar 3 komisione parlamentare të përhershme, duke e bërë më të profilizuar dhe konkrete.

Kështu, Komisioni aktual parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese do të ndahet në 3 komisione:

Komisioni për Energjinë;

Komisioni për Infrastrukturën, Mjedisin dhe Digjitalizimin;

Komisioni për Bujqësinë.

Ndërkohë, Komisioni i 11-të pritet të jetë ai që u drejtuar nga Fatmir Xhafaj si komision i posaçëm.

Komisioni “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian” pritet të kthehet në një komision të përhershëm, çka do të sillte edhe përfshirjen e anëtarëve nga opozita.

Burimet thonë se në këtë skemë të re me 11 komisione, pritet që 7 të drejtohen nga mazhoranca dhe 4 nga opozita.

Megjithatë, ajo që nuk dihet ende dhe mbetet e pakonfirmuar është se cili nga komisionet e reja parlamentare do t'i jepet opozitës për ta drejtuar.

Këto vendimmarrje u morën pas disa takimeve që Kryeministri Edi Rama ka bërë me kryeparlamentaren Elisa Spiropali, kryetarin aktual të grupit socialist, Niko Peleshi, dhe ministrin e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla.

V.GJ /SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXXX: 26/08/2025 22:42

    edhe prefektet duhet te zgjidhen drejtperdrejte nga ministri i rendit si ne vendet e BE nuk ka sens nje ministri enkas e pushtetit vendor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?