Kronikë

Ekskluzive/ Ky është servisi ku u bë modifikimi i furgonit 'Hetimi tatimor' për grabitjen e Rinasit (VD)

21 Prill 2019, 19:10| Përditesimi: 21 Prill 2019, 22:48

  • Share

Report tv siguron pamjet e servisit ku u modifikua furgoni ‘Hetimi tatimor’. Ky është servisi në aksin e vjetër në afërsi të Metalurgjikut, i cili sipas burimeve pranë drejtorisë së Policisë në Elbasan, dyshohet të të jetë vendi ku është bërë modifikimi i mjetit që më pas u përdor për supergrabitjen e 9 prillit.

Gazetari i Report Tv Aldo Kozarja raporton se ky servis i është nështruar një kontrolli të imtësishëm nga policia e cila ka shoqëruar dhe ka marrë në pyetje edhe pronarin e saj i cili e ka dhënë servisin me qera. Burime për Report tv bëjnë të ditur se servisi kishte më shumë se 6 muaj që i ishte dhënë me qera pikërisht Klement Calës, i cili ka nëshkruar kontratën përmes të afërmit të tij.

Cala është person i kërkuar dhe dyshohet se është një prej personave të shpallur në kërkim në lidhje me grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit. Ndërkohë mësohet të ketë hapur edhe një biznes fason në afërsi të uzinës 12 në njësinë administrative Bradashesh.

Ky person është pyetur nga grupi i hetimit, por nuk ka ende të dhëna konkrete, përderisa hetimi për këtë grabitje konsiderohet “Top Secret”. 

Më 9 Prill 2019 në vetëm 90 sekonda teksa u futën në pistën e aeroportit të Rinasit grabitën 7 thasë me para të cilat bankat e nivelit të dytë po i transportonin jashtë vendit.

Në tentativë arratisje autorët e dyshuar 5 të tillë mes tyre dhe Admir Murataj u përplasën me repartin e FNSH ku për pasojë mbeti i vdekur Murataj. Ai prej 2016 ishte në arrati dhe në kërkim për grabitjet e mëparshme në aksin Tiranë-Rinas.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?