Osman Aliu

Ekskluzive/ Lëvizja e pazakontë, gjyqtari Osman Aliu merr 55 paga dhe largohet brenda ditës nga drejtësia

9 Mars 2020, 16:17| Përditesimi: 9 Mars 2020, 16:20

  • Share

Rikthehet në detyrë, merr 55 paga dhe largohet nga detyra brenda një dite. Kjo është historia e pazakontë e gjyqtarit të Kavajës, Osman Aliu, i kallëzuar penalisht për fshehje pasurie, i pezulluar nga KLD, por i shpallur i pafajshëm nga gjykatat, i rithyer në detyrë dhe i vetëlarguar brenda ditës nga drejtësia. Në 9 janar të këtij viti, Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendosi të rrëzojë një vendim të ish-Këshillit të Lartë të Drejtësisë të datës 29 prill 2015 për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kavajës Osman Aliu, duke e rikthyer në detyrë. Në të njëjtën kohë KLGJ i njohu  gjyqtarit Osman Aliu të drejtën për përfitimin e pagës për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra, nga data 29.04.2015 deri në vitin 2020, rreth 55 paga. Këtë vendim KLGJ e mori pasi Gjykata e Apelit rrëzoi akuzat e Prokurorisë ndaj gjyqtarit për mosdeklarim pasurie, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurisë.  

Gjyqtari ishte kallëzuar penalisht nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për fshehje pasurie në vitin 2014. Sipas kallëzimit të ILDKPKI, Aliu nuk kishte deklaruar 41 transferta bankare drejt Italisë si dhe kishte fshehur një llogari bankare në vlerën e 3.1 milionë lekëve dhe një kontratë huaje për blerjen e një apartamenti. Këshilli i Lartë i Drejtësisë e pezulloi më pas nga detyra. Prokuroria konfirmoi dosjen e ILDKP, por gjykatat i hodhën poshtë akuzat. 

Ditën që e ka rikthyer në detyrë dhe i ka njohur përfitimin e 55 pagave, pra në 9 janar 2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur mbarimin e statusit të gjyqtarit për Osman Aliun. Ky vendim ka ardhur pas një kërkese të gjyqtarit Aliu për të dhënë dorëheqjen nga drejtësia, me motivacionin se ka mbushur moshën 65 vjeç dhe ka të drejtë për pension të parakohshëm. Konkretisht, në 19 dhjetor të 2019, gjyqtari Osman Aliu i ka kërkuar KLGJ që të revokonte vendimin e KLD që e kishte pezulluar nga detyra në 2015 dhe t'i jepte pagat për këtë perjudhë. Në të njëjtën kërkesë, gjyqtari i ka kërkuar KLGJ-së që pasi të rrëzohej pezullimi dhe të merrte pagat, të largohej nga drejtësia meqenëse në datën 15.1.2020 mbushte moshën 65 vjeç dhe ka të drejtë për pension të parakohshëm pleqërie. Sipas ligjit, gjyqtarët dalin në pension 65 vjeç, ndërsa në pension të parakohshëm mund të dalin pasi të mbushin 60 veç. 

Lëvizjet e gjyqtatit Osman Aliu dhe vendimi i KLGJ janë marrë në shqyrtim nga Komisioni i Vetingut, i cili e ka interpretuar largimin e gjyqtarit si dorëheqje nga sistemi i drejtësisë. Si rrjedhojë, KPK ka vendosur të ndërpresë Vetingun për gjyqtarin Osman Aliu dhe t'i heqë të drejtën për t'u kthyer në sitstem për 15 vitet e ardhshme. 

Në mars të vitit 2014, Saimir Tahiri, në atë kohë ministër i Brendshëm, i dërgoi një letër ish-presidentit Bujar Nishani ku i shprehte shqetësimin e tij se gjyqtari Osman Aliu merret vendime të dyshimta. Nishani iu përgjigj shqetësimit të Tahirit përmes një editoriali ku kërkonte që të ndalej urgjentisht shantazhimi i gjyqtarëve nga ministri i Brendshëm. Por një muaj më vonë, Nasip Naço, në atë kohë ministër Drejtësie, urdhëroi verifikimin e zbatimit të dispozitave procedurale penale dhe administrative nga gjyqtari Osman Aliu. Por, u desh kallëzimi i ILDKP që Aliu të pezullohej një vit më vonë.

Komento

Komente

  • petraq curri: 10/03/2020 20:51

    Koleg e kam kete mut po njeri me te poshter nuk e ben me nena.hajdut makut i pangopur

    Përgjigju
  • ASMONI: 10/03/2020 08:47

    Durresi eshte kapion i mbledhjes se mbetjeve toksike te drejtesise; karstriot selita, nje bir bariu nga vinjolli burrelit dhe i nje lopcareje, ish gjyqtar ne durres me qera, martuar nja 5 here me nja 3 barqe kalamajsh, sot me pasurite e grave ka te deklaruar 2 ap. tek stadiumi dinamo, garazh, 2 ap ne gji te lalzit, qe shkojne rreth 600 000 euro, per 15 vjet gjyqkar. te padeklaruar 2 ap tek ambasador 3. Ama ja kane dhuruar grate qe i dhuninte...dhe vellai qe nga 4050 euro te ardhura ne Itali, 4000 euro ja dhuroi ketij qe te blinte benz ne 2009 (raporti i KPK qe e konfirmoi ne detyre) REFORMA NE DREJTESI E RAMES DHE E AMERIQISE !

    Përgjigju
  • Njoni: 09/03/2020 21:51

    5 vjet do më qani 5 vjet do më shani gjith jetën do më kërkoni. Kush është???

    Përgjigju
    • Gim: 10/03/2020 12:33

      Enveri!!!!

  • Kafsha: 09/03/2020 21:42

    Shqiptari mund të kete emra osmanesh por kurrë mbiemra të tillë! Mund të quhesh Osman Duka, Mehmet Shtëllunga, Shefqet Peçi, Ali Dërdusha etj por kurrën e kurrës Osman Aliu, Adil Osmëni, Safet Hamzai Remzi Habibi.

    Përgjigju
  • Avokat: 09/03/2020 20:11

    Bravo KLGJ , me mire se KLD qe i dha shpresa becaj,.... e mjera Shqiperi po i hane parat e shtetit ata qe deri tani kane vjedh te drejten dhe gjakun e popullit..dmth keta ustallare do i marin leket te gjithe. Turp

    Përgjigju
  • Tosi: 09/03/2020 18:02

    Nese ka gjyqtar qe ka bere tregti ne kuptimin e plote te fjales me drejtesine eshte kjo funderrine e sistemit te drejtsise qe ka fituar miliona ne cdo ceshtje qe ka gjykuar dhe ka liruar horra, drogmene ne sallen e gjyqit. Ky duhet te arrestohet ne menyre spektakolare si Ardian Fullani , e njeh gjithe Durresi gjyqtarin e plepave qe u be nga mekanik me mesatare 5 ne gjimnaz, ne gjyqtar plepash.

    Përgjigju
  • Edi rama: 09/03/2020 17:46

    Bravo te qoft njerez si ty na duhen edhe ne qeverri bravo..!keshtu e do ky popull sa me shum sallatorin kenaqet mmmm

    Përgjigju
  • TONI TIRANE: 09/03/2020 17:04

    O TE KEQEN TY, BERE NJE DORE ME LEKE DHE SHENDET. TE SHPLAFTE KORONA ISHALLA -:)

    Përgjigju
    • Cuni bexhetit: 09/03/2020 17:39

      Kto jan specialista, vjedhin me shkoll. Kto duhet me i vra me buk ne goj.

    • Thanoja: 09/03/2020 17:26

      Ku i gjen gje keta bajga. Po skan faj keta, duheshe ai qoftelargu qe i binte hakutketyre

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?